Home
Kur`ani Fisnik
Emrat e Allahut
Profetet
Hadithe
Islami
Abdesti
Namazi
Temat
Haxhi
Zekati
Pendohu
Ilahi mp3
Video Kur'an
Ligjerata mp3
Foto Islame
Rinia Islame
Prayer English
Forum Islamik
Keta i do Allahu xh.sh
Per Motrat Muslimane
Muaji i Ramazanit
Emra Musliman
Emra Musliman 2
Poezi Islame
8 Marsi, Festa
A Ndalohet Duhani
Lexoni 100 Kshillat
Mexhlisi-asr
<< Lexo >>
Lexo 2
<< Stafi >>
<< Lajme >>
<< Sporti >>

Namazi

Namazi ėshtė njė ndėr detyrat themelore dhe mė tė rėndėsishme fetare. Me faljen e namazit respektojmė, nderojmė All-llahun xh.sh. dhe i falėnderohemi Atij. Sepse njeriu prej vetė natyrės ėshtė ai qė mvaret prej dikujt tjetėr. Gjendja nė namaz ėshtė njė lidhshmėri nė mes robit dhe krijuesit tė tij, nė mėnyrė qė robi drejtėpėrsėdrejt i drejtohet krijuesit pa kurfarė ndėrmjetėsimi. Kėtė respekt dhe nder e bėjmė gjatė faljes sė namazit. Qėllimi i namazit ėshtė qė shpirtėrisht tė afrohemi tek All-llahu xh.sh. Namazin e kanė falė edhe popujt tjerė para ummmetit tė Muhammedit a.s. nė kėtė gjendje kanė qenė nė lidhshmėri shpirtėrore tė pėrherėshme me krijuesin e vet.

VENDIMI (HUKMI) I SHERIATIT MBI NAMAZIN

Namazi ėshtė detyrė (obligim) i domosdoshėm pėr muslimanėt tė cilėt kanė arritur moshėn e pjekurisė (moshėn madhore) dhe mentalishtė janė tė shėndoshė (jo tė ēmendur). Namazi ėshtė obligim fetar dhe kėtė mund t'a vėrtetojmė me shumė ajete kur'anore dhe shumė hadithe tė Pejgamerit a.s., si dhe ēfarė rėndėsie i ka dhėnė Pejgameri a.s. namazit. Me njė hadith u drejtohet prindėve muslimanė duke thėnė: "Urdhėroni (mėsoni) fėmijėt tuaj tė falin namaz kur ata i kanė shtatė vjet, filloni me rahje (tė lehtė) t`i shtini nė namaz kur ata i mbushin dhjetė vjet". Nė vazhdim t'i cekim disa ajete kur'anore rreth faljes sė namazit. Nė suren El-bekare, (ajeti/3) All-llahu xh.sh. thotė: Duke i lavdėruar muslimanėt "Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen (namazin)". Me njė ajet tjetėr na tregon se si duhet kryer namazin dhe si tė veprohet gjatė kryerjes sė namazit, ku thotė: "Kur tė kryeni namazin pėrmende All-llahun, kur jeni nė kėmbė, ulur, tė mbėshtetur. E kur tė qetėsoheni (nga lufta), atėherė falne namazin nė mėnyrė tė rregullt, pse namazi ėshtė obligim i caktuar pėr muslimanėt" (ajeti/103). Ndėrsa nė suren El-maunė na tregon se si duhet sinqerishtė tė kryhet falja e namazit. All-llahu xh.sh. thotė: "Pra shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen, tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm" (ajeti/4.5). Kėto ishin disa nga ajetet e shumta qė flasin pėr namazin, dhe rėndėsinė e tij. Duhet ditur se para sė gjithash Ditėn e kijametit (gjykimit) muslimani do tė pyetėt pėr namazin, kėtė e vėrteton fjala e Pejgamerit a.s." Mė parė robi do tė gjykohet Ditėn e kijametit pėr namazin, nė qoftėse e ka kryer namazin ashtu si duhet i ka kryer edhe detyrat tjera, e nė qoftė se nuk e ka kryer namazin, nuk i ka kryer edhe detyrat tjera".

Ēka do tė bėhet me atė qė nuk e fal namazin:

Nuk ka dyshim se ai i cili nuk e fal namazin, dhe e mohon faljen e namazit ai ėshtė jobesimtarė (qafir). Kėtė e themi duke u bazuar nė fjalėn e Pejgamerit a.s.: "Dallimi mes burrit dhe qufrit ėshtė lėnia e namazit". Po ashtu mund tė bazohemi nė hadithin tjetėr, ku Pejgameri a.s. ka bėrė dallimin nė mes muslimanėve dhe hipokritėve (munafikėve) ku thotė: "Premtimi (besa) mes nesh dhe mes tyre ėshtė namazi, kush nuk e fal, ka bėrė qufėr".

Dėnimi i atij qė nuk e fal namazin:

Ai musliman qė e mohon faljen e namazit kunsiderohet jobesimtarė, dhe dėnimi i tij ėshtė vrasja, pasi qė t'i ipet njė afat prej tri ditėsh ndoshta ai kthen dhe pendohet. Ai i cili nuk e fal namazin prej mėrrzie, dhe e shtyn dita ditės dhe duke qenė nė bindje tė plotė se e ka kėtė obligim, ky njeri dėnohet. Dėnimi i tij nė kėtė botė ėshtė tė burgoset dhe nė ēdo kohė tė namazit tė rihet derisa t`i rrjedhė gjak, kjo rahje vazhdon derisa tė fillojė tė falet.

Dobitė qė sjell namazi:

Tė gjitha ibadetet qė i kryen muslimani, sjellin dobi tė veēanta, si namazi, agjėrimi, etj. Falja e namazit ėshtė njė metodė me tė cilėn i drejtohemi Krijuesit tanė me adhurim, gjatė faljes sė namazit muslimani e falemnderon All-llahun pėr nimetet (tė mirat) qė ia ka dhuruar, me kėtė shtohet afrimi tek madhėria e Tij, dhe e vėrteton ajetin kur'anor nė tė cilin All-llahu thotė: "Nuk i kam krijuar xhinėt e njerėzit, pėrpos tė mė adhurojnė". Namazi e ndalon njeriun nga ēdo vepėr e ligė, e gjithnjė e udhėzon nė rrugė tė mbarė dhe tė hajrit. Nė vazhdim tė cekim hadithin e Pejgamerit a.s. i cili e sqaron se si falja e namazit i shlyn mėkatet "A jeni duke parė kur njė lum kalon para derės suaj, e nė atė lumė laheni pesė herė nė ditė. A do tė mbetet, vallė, dicka e papastėr nė trupin tuaj? Ata iu pėrgjigjėn jo! Tė tilla janė pesė kohėt e namazeve. All-llahu xh.sh. i shlyn me to mėkatet e njerėzve". Falja e namazit i bashkon muslimanėt. Sa bukur ėshtė kur i madhi dhe i vogli, i varfėri dhe i pasuri, tė gjithė reshtohen nė namaz tė njėjtė pa kurrfarė dallimi nė mes tyre, tė pėrbashkėt e kryejnė urdhėrin e All-llahut xh.sh. Por ky bashkim vėllazėror kur bėhet pesė herė nė ditė, me siguri kėta njerėz do tė jenė si njė trup i pėrbashkėt duke vėrtetuar fjalėn e krijuesit tė tyre "me tė vėrtetė muslimanėt janė vėllezėr" .

Kohėt e namazeve:

Sipas numrit tė namazeve, dita dhe nata janė ndarė nė pesė pjesė tė kohės, secili namaz falet nė kohėn e caktuar, qė e ka caktuar Sheriati Islam.

  • Koha e namazit tė sabahut: fillon me tė aguarit e mėngjezit, vazhdon deri para lindjes sė diellit.
  • Koha e namazit tė drekės: fillon prej kohės kur dielli e kalon zenitin e qiellit, dhe zgjat deri sa hija e ēdo sendi (objekti) tė rritet sa pėr njė herė aq sa ėshtė gjatėsia e sendit nė pozitėn vertikale.
  • Koha e namazit tė iqindisė: fillon prej kur hija e njė objekti, rritet pėr njė deri nė dy gjatėsi tė atij objekti, dhe vazhdon deri sa tė perėndojė dielli.
  • Koha e namazit tė akshamit: fillon me perėndimin e diellit dhe zgjatė deri sa tė humbet ngjyra e kuqe e diellit qė vėrehet nė mbrėmje nė horizont.
  • Koha e namazit tė jacisė: fillon prej kur humbet njgjyra e kuqe e diellit dhe zgjatė deri nė agim tė mėngjezit.

Kohėt nė tė cilat nuk ėshtė e pėlqyer tė falemi (mekruh):

  • Gjatė lindjes sė diellit deri tė ngrihet njė apo dy shtiza tė shigjetės (osten) afėrsisht 30min.
  • Kur dielli gjendet nė zenit (kupė) tė qiellit, pritet deri sa ta kaloi zenitin. Gjatė perėndimit tė diellit e deri tė fshehet, pėrveē iqindisė tė asaj kohe.

EZANI DHE IKAMETI

Fillimin e kohėve tė namazit e lajmėrojnė muezinėt duke thirrur ezanin. Fjala "ezan" nė gjuhėn arabe d.m.th. shpallje, lajmėrim. Ezani thirret kur tė hyjė koha e namazit, lajmėron pėr namaz, ndėrsa ikamet d.m.th. hyrje nė namaz. Ikameti tregon fillimin e namazit farz.

Pėr tė qenė ezani nė rregull duhet tė plotėsohen kėto kushte:

  • Hyrja e kohės sė namazit pėr tė cilin e thirrė ezanin.
  • Ezani tė thirrėt nė gjuhėn arabe.
  • Muezini tė jetė i moshės madhore nė bylig, dhe tė mos jetė i ēmendur.

Ėshtė e pėlqyer (sunnet) qė:

  • Muezini tė jetė mashkull, mekruh ėshtė qė t'a thirrė femra.
  • Tė qėndruarit nė kėmbė gjatė thirrjes sė ezanit.
  • Tė hypė nė vend tė lartė qė tė mundin ta dėgjojnė tė tjerėt.
  • Tė drejtohet nga Kibla gjatė thirrjes.
  • Tė rrotullojė kokėn nė anėn e djathtė te haj-ales-ala dhe nė tė majtė te haj-alel-felah.
  • Tė thirrėt ezani ngadalė, e me ndėrprerje.
  • Tė jetė muezini i pastėr (jo xhunub).
  • Tė mos flitet gjatė thirrjes sė ezanit.
  • T`i shqiptoi shkronjat ashtu siē duhet.

Ndėrmjet ezanit dhe ikametit duhet tė kalojė njė kohė sa tė mblidhen xhemati. Nė qoftė se nuk plotėsohen kėto kushte qė i pėrmendėm, ezani nuk ėshtė i plotėsuar (mekruh). Pas thirrjės sė ezanit muezini bashkė me ndėgjuesit lexojnė kėtė lutje : Allahume-rabe-hadhihi-davet-ti tame, ves-salatil-kaime, ati Muham-meden-nilvesijle vel fadijle, vebath-hu mekamen mahmudeni-ledhij vead-tehu, inneke la tuhliful-miad.

FARZET E NAMAZIT

Para se tė hyhet nė namaz duhet bėrė pėrgatitje pėr t'u falė, duhet plotėsuar disa kushte kryesore pėr tė hyrė nė namaz.

Ata janė dymbėdhjetė: gjashtė janė pėrgatitje pėr namaz, ndėrsa gjashtė tė tjerat pjesė pėrbėrse tė namazit.

Kushtet (Farzet) pėrgatitėse pėr namaz janė:

  • Trupi, petku dhe vendi ku do tė falemi tė jenė tė pastėr.
  • Tė marrėsh abdest, ose tė lajshė tėrė trupin nėse ka nevojė, nė mungesė tė ujit marrim tejemmum.
  • Tė jeshė i veshur, tė mbulohet trupi, pėr meshkujt prej kėrthize e deri nėn gjunj, ndėrsa femrat mbulojnė tėrė trupin nė pėrjashtim tė fyryrės, duarve dhe kėmbėve.
  • Tė falesh nė kohėn e duhur.
  • Tė drejtohesh nga Kibla.
  • Tė bėhet nijeti (vendosja pėr namaz).

Kushtet (Ruknet) pėrbėrėse tė namazit janė:

  • Tekbiri fillestar.
  • Leximi i Kur'anit, njė sure ose tre ajete tė shkurtėra ose njė tė gjatė. Ndejtja nė kėmbė gjatė leximit tė Kur'anit.
  • Pėrkulja nė ruqu.
  • Pėrkulja nė tokė bashkė me ballin, hundėn, duart, gjunjtė dhe kėmbėt. Ulja e fundit nė mbarim tė namazit.

Kėto ishin pjesėt pėrbėrėse tė namazit. Namazi pėrpos farzeve ka edhe vaxhibe edhe sunnete, nėse njėri nga kėto kushte qė i pėrmendėm mungon, duhet pėrsėritur namazin.

VAXHIBET E NAMAZIT

Vaxhibet e namazit janė veprat qė kryen gjatė faljes sė namazit qė nuk janė farze por janė afėr farzeve. Nė Sheriatin Islam quhen (vaxhibe).

Ata janė:

  • Tekbiri fillestar tė mirret me fjalėn All-llahu ekber.
  • Leximi i Elhamit bashkė me njė sure, ose tre ajete tė shkurt ose njė tė gjatė.
  • Tė jesh i qetė (i ngadalshėm) gjatė faljes sė namazit, gjatė lėvizjeve nė ruqu , sexhde, gjatė ngritjes nga sexhdet..etj.
  • Nė sexhde, pėrveē ballit nė tokė, tė lėshohet edhe hunda.
  • Nė uljen e parė nė tė gjitha namazet tė qėndrohet derisa tė lexohet ettehijati.
  • Leximi i ettehijatit: Et-tehijatu lil-lahi ves-salavatu vetejibatu, es-selamu alejke ejuhen-nebiju ve rahmetull-llahi ve berekatuhu, Es-selamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin, Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah, ve esh-hedu enne Muham-meden abduhu ve rusuluhu.
  • Posa tė lexohet ettehijati nė uljen e parė menjėherė ēohet nė kėmbė. Dhėnia e selamit nė fund tė namazit, (Es-salamu alejkum).
  • Tė kėndojė imami me zė nė namazet e sabahut, nė dy reqatet e para tė akshamit, nė dy reqatet e parė tė jacisė, nė namazin e xhumasė, nė dy bajramet, nė taravijtė dhe nė namazin e vitrit nė muajin e Ramazanit. Kėshtu veprohet kur falemi mbas imamit, nė qoftėse falemi vetė mund tė zgjedhim, tė kėndojė me zė ose pa zė.
  • Tė kėndohet pa zė nė namazet qė vijojnė: nė namazin e drekės, tė iqindisė, nė reqatin e tretė tė akshamit dhe nė dy reqatete e mbramė tė farzit tė jacisė.

SUNNETET DHE ADABET E NAMAZIT

Ēdo vepėr qė e ka punuar Pejgameri a.s. nė namaz, vazhdimisht pa ndėrprerje jashtė disa rasteve tė ralla, ėshtė sunnet tė punohet, e ēdo vepėr qė e ka punuar Pejgameri a.s. jo vazhdimisht quhen adabe. Sheriati Islam i ka bėrė vaxhibet plotėsim tė farzeve, e i ka bėrė sunnetet plotėsim tė vaxhibeve, dhe i ka bėrė adabet plotėsim tė sunneteve. Kėto tė gjitha janė nė lidhshmėri ndėrmjet veti.

SUNNETET E NAMAZIT

  • Nė fillim tė namazit, gjatė marrjes tė tekbirit fillestar, meshkujt i ngrisin duart deri te veshėt, kurse femrat deri te supet e krahėve.

    Image Image 

  • Meshkujt i lidhin duart nėn kėrthizė, kurse femrat mbi krahėror (gjoks); dora e djathtė tė vihet mbi dorėn e majtė.

     Image Image 

  • Tė kėndohet Subhaneja (Subhaneke All-llahume vebi hamdike vetebareke ismuke ve teala xhed-duke ve lailahe gajruke) pas tekbirit fillestar nė reqatin e parė.
  • Tė kėndohet eudhu-bilahi, bismilahi pas subehanes nė reqatin e parė, ndėrsa bismilahi tė kėndohet para Elhamit nė ēdo reqatė, pa zė.
  • Tė thuhet amin pas Elhamit, kur falemi vetė apo me imam.
  • Tė ndahen lėvizjet e namazit me tekbir (All-llahu ekber) si nė sexhde, ruqu..
  • Tė thuhet semiall-llahu limen hamide (Rabena lekel-lhamd), gjatė ngritjes nga rukuja, ndėrsa kur tė jemi pas imamit mjafton tė thuhet Rabena lekel-hamd.
  • Nė ruku tė rroken gjunjtė me duar, dhe shpina tė drejtohet nė pozitė horizontale dhe tė thuhet subehane rabbijel adhijm 3 herė.

     Image Image 

  • Duke shkuar nė sexhde gjunjtė tė lėshohen mė parė pastaj duartė dhe fytyra, ndėrsa tė veprojmė nė tė kundėrtėn kur tė ngrihemi, mė parė fytyrėn, duart e pastaj gjunjtė.

     Image Image 

  • Gjatė qėndrimit nė sexhde meshkujt e ndajnė barkun nga kofsha, byrrylat prej anėve dhe llėrėn e dorės prej toke, ndėrkaq femrat veprojnė nė tė kundėrtė, e mbledhin barkun, duart i mbyllin.

     Image Image

  • Gjatė qėndrimit nė sexhde thuhet subhane rabijel eala 3 herė.
  • Duart lėshohen nė prehėr mbi gjunjtė nė ulje tė namazit.
  • Meshkujt ulen mbi kėmbėn e majtė tė lakuar, kurse kėmbėn e djathtė e shtrijnė pėr toke duke e kthyer gishtin e madh nga Kibla, ndėrkaq femrat ulen nė anėn e majtė ndėrsa kėmbėt i kthejnė nė anėn e djathtė.
  • Duke e kėnduar shehadetin, kur tė arrihet te fjalėt Esh-hedu enlail-lahe tė ngrihet gishti tregues i dorės sė djathtė, e tė lėshohet kur tė themi il-lallah.
  • Tė kėndohet elhami vetė nė reqatin e tretė dhe tė katėrt tė namazeve farze.
  • Tė kėndohen salavatet pas ettehijatit (Allahume sali ala Muhammedin ve ala ali Muhamed kema sal-lejte ala Ibrahijme ve ala ali Ibrahijme inneke hamijdun mexhijd. All-llahumme barik ala Muhammedin Ve ala ali Muhamed kema barekte ala Ibrahijme ve ala ali Ibrahijme inneke hamijdun mexhijd).
  • Pas salavateve tė kėndohen disa lutje me pėrmbajtje kuranore (Allahume Rabena atina fi dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhaben-nar. Allahume Rabenag-gfirlij ve livali deje ve lil-młminijne jevme jekumil hisabė).
  • Duke dhėnė selam kryet e kthejmė sė pari nė tė djathtė duke thėnė es-selamu alejkum ve rahmetull-llah, mandaj nė tė majtė.

ADABET E NAMAZIT

  • Gjatė namazit meshkujt dhe femrat tė shiqojnė vendin e sexhdes duke qenė nė kėmbė, nė ruqu tģ shikojnė kėmbėt, kurse nė sexhde t'a shikojnė pjesėn e mbramė tė hundės dhe nė fundė kur tė ipet selamė t'i shikojnė supet e krahėve.
  • Sipas mundėsive tė pėrmbahemi nga tė kollurit.
  • Tė mos hapim gojėn gjatė namazit.
  • Gjatė ikametit kur muezini thotė Haj-alel-fela, tė ngrihemi nė kėmbė.
  • Tė kemi frikėn e Zotit gjatė namazit, tė qėndrojmė tė kujdesshėm, sikurse trupin ashtu edhe zemrėn, mendjen t'a kemi nė namaz.

All-llahu xh.sh. duke i lavdėruar besimtarė nė suren El-mu'minunė (ajeti /1,2) thotė: "Ėshtė e sigurtė se kanė shpėtuar besimtarėt: ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm gjatė faljes sė namazit".

RETHANAT TĖ CILAT E PRISHIN NAMAZIN

Mė lartė i pėrmendėm kushtet qė duhet plotėsuar gjatė faljes sė namazit. Kėto vepra janė marrė prej veprave tė Pejgamerit a.s. i cili ėshtė falė nė kėtė mėnyrė dhe ka urdhėruar qė edhe ne tė falemi sikur ai, kjo argumentohet me fjalėn e tij "Faluni sikurse mė keni parė mua duke u falur". Pėr kėtė arsye namazi duhet tė plotėsohet me farze dhe sunnete. Nė qoftė se mungojnė ndonjėra nga farzet e namazit, duhet pėrsėritur atė namaz.

KUR PRISHET NAMAZI

  • Namazi prishet nė mungesė tė ndonjė farzi (rukni).
  • Tė folurit nė namaz, edhe po tė ndodhė me harresė.
  • Lėvizja e duarėve mė shumė se tre lėvizje tė ndėrprera (p.sh. tė kruarit), nė njė rekat.
  • Nė qoftė se pėrnjėherė kalon tri hapa pėr tė dalė nė safin (rreshtin) tjetėr pėr ta plotėsuar.
  • Tė kėndoi atė qė e di prej Kur-anit pėrmendėsh (e jo me lexim).
  • Tė qeshurit me zė nė namaz (siē thamė mė lartė e prish edhe abdestin).
  • Tė kolliturit pa nevojė dhe tė bėrit ku ku..
  • Tė gabuarit gjatė kėndimit tė Kur'anit, (nė qoftėse e ndėrron kuptimin e ajetit).
  • Tė ngrėnit edhe nė qoftėse ėshtė sa njė thėrm buke.
  • Nė qoftė se falemi me tejemmum e nė ato ēaste gjindet uji.
  • Mbarimi i kohės sė mes'hit mbi meste.
  • Dalja e diellit gjatė faljes sė namazit tė sabahut.
  • Tė kthyerit gjoksin jashtė Kibles.
  • Tė humburit e vetėdijes.
  • Bashkimi i gruas me burrin nė vend tė ngushtė, pa marrė parasysh se a e ka tė afėrme apo jo nė qoftė se namazi qė falet ėshtė i njejtė (p.sh. tė dy e falin drekėn).

MEKRUHET E NAMAZIT

  • Tė lėrit e ndonjė vaxhibit nė namaz.
  • Nė qoftėse me dashje e lėmė ndonjė sunnet.
  • Zgjatja e kėndimit tė Kur'anit nė rekatin e dytė, mė shumė se tre ajete nga i pari.
  • Pėrsėritja e tė njėjtės sure nė dy reqate.
  • Tė moskėnduarit me rradhė, (p.sh. e kėndon Kulhuvall-llahun pastaj Tebet jedanė).
  • Tė lozurit me rrobet ose me trup, sepse kjo e largon frikėn. Tregohet nga Pejgameri a.s. i cili e paska parė njėrin nga besimtarėt duke e pėrkėdhelė mjekrėn e tij nė namaz, dhe tha: "Nėse i ka frikė zemra e tij, do tė kishin frikė edhe pjesėt e tjera tė trupit".
  • Tė larguarit e gishtrave tė kėmbės dhe tė duarve nga Kibla.
  • Tė shikuarit pėr rreth, e tė rrotulluarit e kresė.
  • Tė mos tė mundojė gjatė faljes nevoja e vogėl ose e madhe.
  • Tė shikuarit nga qielli, kėtė rreptėsisht e ka ndaluar Pejgameri a.s. duke thėnė " Ēka ėshtė me disa njerėz, i ngritin sytė e tyre nga qielli nė namaz, le tė largohen nga ajo ose do t'iu grabiten (do t'u mirren sytė)". Ėshtė mekruh tė falemi nė kėto vende: a) Nė rrugėt kryesore, b) Nė hamame, c) Mbi varreza, d) Nė tokėn e huaj pa dijen e tij, e) Afėr zjarit tė ndezur, f) Afėr kopesė sė kafshėve (ahėr), g) Para fotografive etj.
  • Tė falurit me rroba jo tė pėlqyera. Tregohet se Omeri r.a. e paska parė njė musliman duke u falė me rroba jo tė pėlqyera dhe i paska thėnė : Nėse tė dėrgoj te disa njerėz (mė me famė) a do tė dalish para tyre me kėto rroba? U pėrgjegjė: jo. Omeri i tha: All-llahu mė shumė e meriton qė tė zbukurohesh para Tij.
  • Tė falurit pa kapuc (kėsulė).
  • Tė falurit me imam (anash) pa mos e plotėsuar safin.
  • Tė falurit duke qenė i ngarkuar me mendime tjera, (p.sh. nėse jemi tė unėt, duhet mė parė tė hamė).
  • Kur tė falemi nė vend tė hapėt duhet tė vendojmė njė shenjė para vetes, tė kuptohet se jemi nė namaz.

NAMAZI I VITRIT

Namazi i vitrit ėshtė vaxhib pėr ēdo musliman, tė falet vazhdimisht e tė mos lihet, pėr kėtė na porosit Pejgameri a.s. ku thotė: "Vitri ėshtė hak (detyrė pėr ēdonjėrin), kush nuk e falė namazin e vitrit nuk ėshtė prej neve". Me njė hadith tjetėr thotė: "All-llahu xh.sh. e ka shtuar edhe njė namaz, ai ėshtė vitri, falnja nė mes tė jacisė dhe tė agimit tė mėngjezit" . Namazi i vitrit hyn nė grupin e namazeve qė bėhen kaza nėse i kalon koha, sikurse farzet. Vitri pėrbėhet prej tri reqateve dhe njė selami, sikurse farzi i akshamit. Nė reqatin e tretė pas elhamit dhe sures, ngriten duart, merret tekbiri dhe kėndohen lutjet e Kunutit (All-llahume ina nesteinuke, ve nestegfiruke, ve nestehedike, ve nu' minu bike, ve netubu ilejke, ve netevekkelu alejke, ve nuthnij alejkel-lhajre kulehu, neshkuruke, ve la nekfuruke, ve nahleu, ve netruku men jefxhuruk. All-llahume ijake nabudu, veleke nusali ve nesxhudu ve ilejke nes-są ve nafidu, nerxhu rahmeteke ve nahsha adhabeke, ine adhabeke bilkuffaril mulhik). Kush e lė duanė e kunutit me harresė, dhe i kujtohet nė ruqu nuk i kėndon kur tė ngrihet nga ruquja, por e plotėson me sehvi sexhde. Namazi i vitri nuk falet me xhematė, pėrpos nė Ramazan, e kush nuk i di lutjet e kunutit mund tė kėndojė (All-llahume Rabbena dhe All-llahume Rabbenag-firli).

NAMAZET VULLNETARE (NAFILE DHE SUNNETE)

Namazet vullnetare janė ata namaze tė cilat janė jashtė farzeve, dhe janė vepra tė Pejgamerit a.s. por nuk i jemi tė obliguar t'i falim, pėrpos vullnetarisht. Si namaze nafile, nė kuptim tė gjėrė tė fjalės njihen edhe sunnetet tė cilėt do t'i tregojmė mė poshtė.

Sunnetet nė bazė tė veprave tė Pejgamerit a.s. ndahen nė: sunnete muekkede dhe gajr-muekkede:

Sunnetet Muekkede: janė ata namaze tė cilat vazhdimisht Pejgameri a.s. i ka falė dhe janė:

  • Dy rekat para farzit tė sabahut, (kėto sunnete patjetėr duhet falur).
  • Katėr rekat para farzit tė drekės, falen me njė selam.
  • Dy rekat pas farzit tė drekės.
  • Dy rekat pas farzit tė akshamit.
  • Dy rekate pas farzeve tė jacisė.
  • Katėr rekat para farzit tė Xhumasė, dhe katėr farze pas namazit tė Xhumasė.

Sunnetet gajri-muekkede: janė ato namaze tė cilat nuk i ka falur Pejgameri a.s. vazhdimisht:

  • T'i shtohen edhe dy rekat, dy sunneteve qė falen pas farzeve tė drekės, pas et-tehijatit dhe salavateve tė ngrihet dhe t'a vazhdojė rekatin e tretė me subhanen.
  • Katėr rekatė para farzit tė iqindisė.
  • Dhe katėr rekatė para farzit tė jacisė.

Namazet vullnetare tė tjera:

  • Gjashtė rekatė pas farzit tė akshamit, Pejgameri a.s. pėr kėto sunnete thotė "Kush i falė gjashtė rekatė pas akshamit para se tė flasė ndonjė fjalė, i falen mėkatet pėr pesėdhjetė vjet".
  • Dy rekat nderim kur tė hyhet nė xhamitė pėr herė tė parė, duke u bazuar nė fjalėn e Pejgamerit a.s. i cili thotė: "Kur tė hyjė ndonjėri prej jush nė xhami, tė mos ulėt pa mos i falur dy reqatė".
  • Dy rekat pas abdestit. Pejgameri a.s.thotė: "Cilido prej jush qė merr abdest nė mėnyrė qė e meriton abdesti, e pastaj ngrihet dhe i falė dy rekat i drejtuar nga Kibla, le ta dije se e ka merituar Xhenetin".
  • Namazi i duhasė, ėshtė katėr deri nė tetė rekat, edhe nėse i falė dy rekat mjaftojnė. Koha e duhasė fillon prej kur tė ngritet Dielli nė njė shtizė ose osten, vazhdon deri para zevalit, para kohes sė namazit tė drekės.
  • Namazi i natės, falet prej dy deri nė katėr rekat. Namazit tė natės Pejgameri a.s. i ka kushtuar rėndėsi tė madhe ku thotė: " Mė i vlefshmi namaz pas farzeve, ėshtė namazi i natės".
  • Namazi i istihares. Janė dy rekat qė falen kur dėshiron tė ndėrmarrish diēka (udhėtim ose ndonjė punė). Pėr kėtė kemi kėshillėn e Pejgamerit a.s. i cili thotė: "Kur dėshiron dikush tė vendos diēka, le t'i falė dy rekat jashtė farzeve". Pas kėtij namazi tė kėndohet lutja e istihares.

NAMAZI I TARAVISĖ

Namazi i Taravisė ėshtė sunneti-muekkede pėr meshkujt dhe femrat. Falet nė muajin e Ramazanit. Koha e namazit tė taravisė ėshtė nė mes kohės sė jacisė dhe vitrit, dhe vazhdon deri para agimit tė mėngjezit. Namazi i taravisė mund tė falet me xhematė dhe vetėm, por, mė e preferueshme ėshtė qė tė falet me xhematė. Namazi i taravisė ka njėzet rekat, falet sikurse namazet e tjera me dhjetė selame. Mustehab ėshtė qė nė ēdo katėr rekat tė pushohet njė kohė tė shkurtėr. Gjatė pushimit tė kėndohen salavate ose tesbih. Nė ēdo tė dytin rekat nė ulje kėndohet ettehijati me salavatet, nė rekatin e tretė duhet tė fillohet me Subhanen.  

FALJA E NAMAZIT ULUR

Siē mėsuam mė parė se ndejtja nė kėmbė nė namaz ėshtė farz (rukn). Nėse lehet ky rukn, duhet pėrsėritur namazin, por, ky vendim ėshtė pėr namazet farze, ndėrsa te namazet vullnetare (nafile) ndryshon, sepse namazet nafile mundėn tė falen nė kėmbė edhe nėse ka mundėsi tė qėndrojė nė kėmbė. Duke u bazuar nė hadithin e Pejgamerit a.s. qė thotė pėr namazet nafile " Kush falet nė kėmbė ėshtė mė e preferueshme, ndėrsa ai qė falet ulur e meriton gjysmė shpėrblimi tė atij qė ėshtė falur nė kėmbė". Nė kėtė hadith nėnkuptojmė se falja e namazeve nafile nė kėmbė, ėshtė mė e lavdėruar.

FALJA E NAMAZIT FARZ ULUR OSE HYPUR

Ata tė cilėt nuk munden qė farzet t'i falin nė kėmbė, pėr shkak tė sėmundjes, ose dikush qė e ka tė thyer kėmbėn, mund tė falė farzin nė kėmbė ose ulur, po edhe anėsh ose shtrirė, sipas mundėsisė. Ndėrsa, ai i cili ėshtė hypur nė kalė, anije, aeroplan, tren…etj., nėse nuk ka kushte qė namazin t'a falė nė kohė, do ta falė ashtu nė atė gjendje qė ėshtė, qė tė mos i kaloi koha e namazit. Sa i pėrket Kibles gjatė faljes sė namazit hypur, nėse ėshtė i njohur me drejtimin e Kibles do ta falė i drejtuar nga ajo, por nėse aeroplani ose treni…, lakon ai duhet tė mbetet nė drejtim tė Kiblės sipas mundėsive. Nėse nuk ėshtė i njohur me drejtimin, nė kėtė rast to tė falet ashtu si ia pret mendja se n'ēdrejtim ėshtė Kiblja. Insha-alla, Allahu e pranon.

NAMAZI I TĖ SĖMURIT

I sėmuri i cili asesi nuk mund ta falė namazin nė kėmbė, ose frikohet tė mos i keqėsohet gjendja nėse ngrihet nė kėmbė, do ta falė namazin ulur duke bėrė rukunė dhe sexhden. Nėse nuk mundet ta bėjė rukun e as sexhden, do tė falet ulur, duke pėrkulur kryet pėr ruku mė pak dhe pėr sexhde mė shumė. I sėmuri nėse nuk mund tė qėndrojė as ulur, i lejohet tė falet i shtrirė nė shpinė ose nė njėrėn anė, derisa kėmbėt duhet tė jenė tė shtrira nga Kibla, nėn kryet do ti vendohet jastėku duke ia kthyer kokėn drejtė Kibles, e jo nga qielli. Kėshtu i shtrirė me isharete do tė falė namazin. Nėse i sėmuri nuk mund tė falet edhe me isharete, do ta falė namazin kaza kur tė shėrohet, nėse nuk zgjatė kjo gjendje mė shumė se pesė kohė namazi. Nėse kjo gjendje zgjatė mė shumė se pesė kohė namaz, bien dhe nuk ėshtė i obliguar t'i bėjė kaza.

NAMAZI I MYSAFIRIT(UDHĖTARIT)

Nga sa reqate duhet t'i falė mysafiri farzet? Mysafiri ēdo namaz qė i ka katėr rekat, i falė vetėm nga dy rekat, si drekėn, iqindinė dhe jacinė, ndėrsa akshamin dhe sabahun i falė ashtu siē janė, pa i shkurtuar rekatet. Sunnetet dhe nafilet (namazet vullnetare) nuk shkurtohen, edhe pse jemi mysafir.

Kur konsiderohet udhėtari musafir? Njeriu konsiderohet mysafir, kur vendos tė marrė njė rrugė tė gjatė sė paku tri ditė udhėtim si kėmbėsor, qė ėshtė paraparė nė kėtė kohė afėr 81km. Nuk ka ndryshim nė vendimin e sheriatit nėse kėtė rrugė e kalon me ndonjė mjet tė shpejtė pėr njė kohė tė shkurtė. Namazi i mysafirit fillon tė shkurtohet posa tė largohet nga qyteti a paralagjet e tij.

Kur konsiderohet musafiri vendas (mukijm)? Njeriu konsiderohet si vendas, kur vendos tė qėndrojė nė vendin pėr nga ka udhėtuar sė paku 15 ditė e mė shumė. Nėse vendos tė qėndrojė 14 ditė e mė pakė, ai njeri ende konsiderohet si mysafir, dhe posa tė kthehet nė shtėpinė e vet, konsiderohet vendas.

Mysafiri a mund tė del imam? Mysafiri mund tė bėhet imam i musafirėve dhe i vendasėve, por duhet treguar vendasėve se ėshtė mysafir dhe se e shkurton namazin qė xhemati vendas ta vazhdojė namazin. Kjo vėrtetohet me shembullin e Pejgamerit a.s. i cili i ka falur banorėt e Mekės vitin e ēlirimit tė saj; pasi i fali dy rekat u drejtua nga mekasit, duke u thėnė : "Vazhdoni (namazin) o mekas se unė jam udhėtar".

VENDIME TĖ SHERIATIT RRETH MYSAFIRIT

 1. Ata tė cilėt e vazhdojnė namazin pas imamit musafir, nuk duhet tė kėndojnė nė rekatin e tretė dhe tė katėrtin, por, tė qėndrojnė nė heshtje, sikur tė jenė me imam. 2. Lejohet qė musafiri tė falet pas imamit vendas (mukijm) me kusht qė ta vazhdojė namazin katėr rekat sikurse vendasi. 3. Kujt i kalon koha e namazit duke qenė musafir, ai njeri namazin do ta bėjė kaza ashtu si i ka kaluar musafir dy reqate nėse ėshtė namazi i drekės ose i jacisė. 4. Gjithashtu konsiderohet si musafir, nėse shpėrngulet nga vendlindja nė njė vendė tjetėr, dhe kur tė kthehet nė vendėlindje njė kohė tė shkurt ai ėshtė mysafir.

IMAMI DHE NAMAZI ME XHEMATĖ

Tė falurit me xhematė ėshtė sunneti-muekede, bile disa nga dijetarėt thonė se ėshtė vaxhib nuk duhet lėnė, pėrveēse nėse tė paraqitet ndonjė arsye qė tė ndalon nga falja me xhematė. Pėr tė falurit me xhematė Allahu xh.sh. thotė [falnu me ata qė falen (bini nė ruku me ata qė bien)]. Na urdhėron qė bashkarishtė tė falim namazin me xhematė. Transetohet nga Ebu-hurejra r.a. se Pejgameri a.s. paska thėnė: Namazi mė rėndė pėr munafikėt (hipokritėt) ėshtė namazi i Jacisė dhe i Sabahut, sikur ta dinin vlerėn e tyre, do tė vinin po edhe me mundime qė kanė. Kamė tentuar qė namazi tė falet, gjatė faljes sė namazit tė lejojė njė njeri qė t'ua falė namazin, e tė dalė me ca njerėz me shkopit nga zjarri nė dorė, dhe t'i shohė ata tė cilėt nuk vjenė nė namaz (nuk kanė ardhur nė xhami) e t'ua kallė shtėpitė e tyre. Me ketė hadithė dhe me kėtė vėrejtje tė Pejgamerit a.s. kuptohet se namazi me xhematė ėshtė i domosdoshėm.

Vlera e namazit me xhematė:

Namazi me xhematė e ka vlerėn shumė mė tė madhe se sa namazi vetėm. Na tregon Pejgameri a.s. i cili thotė: "Vlera e namazit me xhematė e kalon vlerėn e namazit vetėm, mė shumė se njėzet e shtatė derexhe". Nė hadithin tjetėr thotė: " Pėrgėzoi ata tė cilėt natėn ecin pėr nė xhami, me dritė (nur) tė plotė do tė ecin ditėn e Kijametit".

Kushtet qė duhet plotėsuar imami:

  • Tė jetė i moshės madhore (nė bylyg).
  • Tė jetė mashkull, nuk lejohet qė femra tė falė mashkullin, ndėrsa femra, femrat ėshtė mekruh.
  • Tė kėnduarit Kur'an mirė, dhe nuk lejohet tė falė i padituri tė diturin.
  • Mos tė jetė me tė meta, mentalisht i shėndoshė, dhe sahibi uzur (sėmundje e vazhdueshme).
  • T'i shqiptojė mirė shkronjat, nuk lejohet tė dalė imam, ai qė e shqipton r-jėn g-ė, s-ėjėn sh-ė,.. etj.

Arsye e justifikueshme pėr tė munguar nga xhemati:

  • Shiu i rrėmbyer, balta e madhe (lloqi), dhe tė ftohtit.
  • Frika se nė mungesė tė tij , shkatėrohet ose vjedhet pasuria.
  • Sėmundja, ose e ruan ndonjė tė sėmurė.
  • I verbėri nėse nuk gjen kėnd qė ta pėrcjellė deri nė xhami.
  • Rruga jo e sigurtė nga kusarėt dhe plackitėsit.

Kushtet qė duhet t'i plotėsojė ai qė falet me imam:

Njeriu mund tė falė si imam, nė shtėpi ,xhami, dhe nė vende tjera. Por derisa gjendemi nė shtėpi, mė i preferuar pėr imam ėshtė i zoti i shtėpisė, pėrveē nėse ai dėshiron tė falė dikush tjetėr. Ndėrsa sa i pėrket namazit nė xhami, si imam duhet tė falė sunduesi (halifja), nė mungesė tė tij, si imam do tė falė ai i cili shėrben si imam nė atė xhami.

Nė raste kur mungon imami, pėrparėsi nė imamllėk ka:

  • Mė i dituri, dhe qė i njeh mirė vendimet e sheriatit mbi namazin.
  • Mė i dituri nė leximin e Kur'anit.
  • Mė i devotshmi dhe ai qė mė sė shumti ruhet nga haramet.
  • Mė i moshuari, shkaku se ata mė sė shumti e kanė frikėn e All-llahut xh.sh.
  • Nė radhė tė fundit vjen, mė i sjellshmi moralisht.

Mekruh ėshtė qė imami tė jetė:

  • Nga mėkatarėt, p.sh. nga ata qė e hanė faiden (kamatėn).
  • Nga tė verbėrit.
  • Nga ata tė cilėt nuk i dėshiron populli.
  • Nga ata tė cilėt qesin bidate (adete), qė nuk pėrputhen me veprat e Pejgamerit a.s.
  • Nga tė paditurit (injorantėt).

Edhe nė grupin e mekruheve hynė: kur imami e zgjatė namazin, bėhet shkaktar pėr largimin e popullit nga xhamia. Nė kėtė rast mund ta cekim hadithin e Pejgamerit a.s. i cili thotė: "O ju njerėz! Disa nga ju largohen nga namazi me xhematė, kush i falė njerėzit (si imam) mos e zgjasė namazin, pėr shkak se pas tij lidhen pleq, tė dobėt dhe uzėrlinj".

Si duhet tė qėndrojė ai qė falet pas imamit kur imami falet me njė person (xhemat), atė do ta vendosė nė anėn e djathtė, nėse bėhen dy ose mė shumė persona do tė falen pas imamit. Nė radhitjen e xhematit nė saf (rresht) tė parė radhiten tė rriturit (meshkujt), pastaj fėmijėt, dhe pas tyre femrat, nėse gjinden. Vendime tė sheriatit n ėse imami jep selam para se tė pėrfundojė xhemati ettehijatin, duhet qė xhemati ta vazhdojnė ettehijatin, salavatet dhe pastaj tė japin selam. Por, nėse jep imami selam para salavateve, pasi xhemati e kanė kėnduar ettehijatin, duhet edhe xhemati tė japin selam. Po kėshtu do tė veprojė xhemati nėse imami ngrihet nė tė tretin rekat para se xhemati tė pėrfundojnė ettehijatin.

NAMAZI KAZA

Namazi tė cilit i kalon koha, dhe nuk falet nė kohėn e tij tė caktuar quhet namaz kaza. Mė lartė pėrmendėm se namazi ėshtė obligim pėr ēdo individ, dhe se ai qė nuk e falė namazin pa kurrfarė arsye, e meriton dėnimin e All-llahut xh.sh.

Arsyet qė e lejojnė mosfaljen e namazit janė:

Femra gjatė kohės sė hajdit (menstruacionit) dhe nifasit, nuk kėrkohet nga ajo qė tė falė namaz. Personi i cili e ka humbur vetėdijen, nėse zgjatė mė shumė se pesė kohė namaz e mė shumė. Por nėse zgjatė mė pak se pesė kohė namaz duhet t'i bėjė kaza.

Arsyet qė e lejojnė faljen e namazit me vonesė(kaza):

Gjumi, harresa tė mos i kujtohet falja e namazit deri sa tė hyjė koha e namazit tjetėr ose i sėmuri. Kėta qė i pėrmendėm duhet qė namazin ta falin kaza nė atė kohė qė u kujtohet ose shėrohen. Namazi kaza falet ashtu siē i ka kaluar koha e vet, nėse i kalon koha duke qenė mysafir do ta falė kaza sikur mysafir (dy reqate). Me rastin e faljes sė namazeve tė kaluara, duhet ruajtur radhėn e namazeve qė falė kaza, p.sh. mė parė sabahu pastaj drekėn, ikindinė…etj.

Tė falurit e namazit kaza me radhė nuk ka rėndėsi nė rastet vijuese:

  • Kur tė grumbullohen namazet qu u ka kaluar koha gjashtė namaze e mė shumė.
  • Koha e shkurtėr. Nėse namazin e njė kohe e falė nė kohėn e fundit dhe nuk mbetet kohė qė tė falet namazi i kaluar kaza.
  • Harresa , nėse e haron namazin e kaluar dhe e falė atė tė asaj kohe. Gjatė faljes sė namazeve tė kaluara, duhet ta kemi me dije se cilin namaz e falim, tė potencohet namazi i kaluar.

SEXHDEI - SEHVI

Definicioni: sexhdei-sehv quhet sexhdja qė duhet bėrė pėr shkak tė lėshimeve nė namaz, tė cilat janė pasojė e harresės, pėrpos nėse falemi me imam vazhdojmė pas tij. Sexhdei-sehvi pėrbėhet prej dy sexhdeve tė rėndomta, tė cilat bėhen pasi tė jepet selam nė anėn e djathtė, pastaj e vazhdojmė ettehijatin, salavatet, duatė dhe prapė japim selam.

Kur bėhet sexhdei-sehvi?

  • Sexhdei-sehvi bėhet kur me pahirė e vonon ndonjė nga farzet ose e ndėrron vendin e ndonjė farzit nė namaz, p.sh. nėse ulet aty ku duhet qėndruar nė kėmbė ose bėn sexhde nė vend tė ruqusė.
  • Kur pa hirė e lėshon ndonjė vaxhib ose bėn diēka qė i kundėrvihet vaxhibi,; p.sh. tė lėshohet ulja e parė nė namazet katėr reqatėshe, tė lihet elhami, surja ose e kėndon suren para elhamit. Nėse lėshohen njė ose mė shumė vaxhibe e nė namaz mjafton vetėm njė sexhdei-sehvi.
  • Tė tepruarit diēka nga veprat e namazit pa hirė, p.sh. nė vend se tė bėhen dy i bėn tri sexhde.

Kur nuk duhet bėrė sexhdei-sehvi?

  • Nėse fillon dalja e diellit nė namazin e sabahut, ose kur fillon tė skuqet dielli nė namazin e iqindisė, pasi tė jepė selam.
  • Nėse gabon imami ditėn e xhuma ose ditėt e Bajrameve. Nuk bėhet sexhdei-sehvi sepse shkaktohet ērregullim nė xhemat.
  • Nėse gabon nė sexhdei-sehv nuk bėhet sexhde tjetėr.  

MĖDYSHJA NĖ NAMAZ

Nėse njeriu dyshon nė namaz, p.sh. a i ka falė tre apo katėt reqat, nėse ky dyshim i ka ndodhur pėr herė tė parė, ose i ndodhė shumė rallė, duhet ta pėrsėrisė namazin, por, nėse dyshimi i paraqitet pas selamit, nuk pėrsėritet namazi pėrpos nėse ėshtė i sigurtė se me tė vėrtetė e ka lėnė njė reqat. Nėse njeriu dyshon shpeshherė nė namaz, p.sh. a i ka falė tre apo katėr reqat dhe nuk ėshtė i sigurtė, do tė anojė nga numri tre, poashtu kur i falė dy reqat dhe nuk ėshtė i sigurtė se a i ka falė njė apo dy reqat do tė anojė nga numri njė, e kėshtu ēdo herė do ta marrė numrin mė tė vogėl tė reqateve, dhe mė nė fund bėjmė sexhdei-sehv.

SEXHDE TILAVETI

Definicioni: quhet ajo sexhde e cila bėhet gjatė leximit tė ajetit tė sexhdes nga Kura`ni. Sexhde-tilavet duhet tė bėjė ai i cili e lexon ajetin e sexhdės edhe ai i cili ndodhė pranė dhe e dėgjon. Na tregon Ibėn Omeri r.a. i cili thotė: lexonte Kur'an Pegameri a.s. dhe gjatė kėndimit i kėndonte ato ajete tė cilėt kanė sexhde; bėnte sexhde, bėnim edhe ne bashkė me tė derisa nuk kishim vend ku ta vendojmė ballin. Sexhde-tilaveti ėshtė vaxhib, sipas mundėsisė duhet bėrė menjėherė aty pėr aty edhe pse mund tė shtyhet pėr mė vonė. Ajo pėrbėhet prej njė sexhdeje tė rėndomtė, duke shkuar nė sexhde dhe duke u kthyer thuhet Allahu-Ekber, nuk ngriten duart te veshėt dhe nuk mbaron me selam. Nėse nė namaz kėndohet ajeti i sexhdes, menjėherė duhet bėrė sexhde, nuk mund tė shtihet pėr mė vonė nėse e vazhdojmė kėndimin mė shumė se tre ajete, nėse pas ajetit tė sexhdes nuk vazhdojmė kėndimin, sexhden e plotėson sexhdeja e namazit.

Kushtet (shartet) e bėrjes sė sexhdei-tilavetit janė tė njėjtat kushte qė duhet plotėsuar pėr namaz. Mjafton njė sexhde pėr atė i cili e pėrsėrit tė njėjtin ajet tė sexhdes disa herė nė tė njėjtin vend, por, nėse ndėron vend duhet tė bėjė sexhde tjetėr. Transmetohet nga Ebu-Hurejreja r.a. i cili thotė se Pejgameri a.s. paska thėnė "Nėse kėndon Ibėn Ademi ajet tė sexhdes dhe bėn sexhde, shejtani i mallkuar qanė dhe thotė nė vete: mjerrė pėr mua. All-llahu e urdhėroi Ibėn Ademin qė tė bėjė sexhde ai i bėri dhe e fitoi xhenetin, ndėrsa mė urdhėroi mua t'i bėjė sexhde unė nuk i bėra dhe e meritova zjarrin (xhehennemin)".

Nė Kur'an sexhdei-tilavet janė pėrmendur nė 14 vende, siē vijojnė:

  • Nė fund tė sures El-Earaf.
  • Nė fillim tė sures El-Ra`d.
  • Nė pjesėn e parė tė sures En-Nahl
  • Nga fundi i sures El-Isra.
  • Nė mes tė sures Merjem.
  • Nė fillim tė sures El-Haxhxh.
  • Nė pjesėn e dytė tė sures El-Furkanė.
  • Nė pjesėn e parė tė sures En-Nahl.
  • Nė mes tė sures Es-Sexhde.
  • Nė mes tė sures Es-Sa`d.
  • Nė mes tė sures Fussilet.
  • Nė fund tė sures En-Nexhm.
  • Nė fund tė sures Inshikakė.
  • Nė fund tė sures Ikrč.  

NAMAZI I XHUMASĖ

Namazi ėshtė farz-ajn, dhe argumentohet me ajetin kur'anor nė suren Ex-xhuma (ajeti/9) "O ju qė besuat, kur bėhet thirrja pėr namaz, ditėn e xhumasė ecni shpejtė pėr aty ku pėrmendėt All-llahu". Namazi i xhumasė i ka dy reqate farz, dhe tetė sunnete-muekede, duke u bazuar nė hadithin e Pejgamerit a.s. nė transmetim tė Ibėn-Omerit r.a. "Namazi i xhumasė ka dy reqate tė plota" nga thėniet e pejgamerit tuaj.

Mėnyra e faljes sė namazit tė xhumasė:

Nė fillim falen katėr reqate sunnete para farzit tė xhumasė, ndėgjohet hytbeja, falen dy reqate e farzit tė xhumasė me imam, pas farzit i falim edhe katėr sunnete qė quhen sunnetet e fundit tė xhumasė. Nė kohėn kur afrohet namazi i xhumasė, duhet lėnė tė gjitha punėt dhe tė shpejtohet pėr nė namazin e xhumasė, sepse namazi i xhumasė e ka vlerėn e jashtėzakonshme. Kėtė na tregon hadithi i Pejgamerit a.s. nė tė cilin thotė. "Ai i cili pastron trupin ditėn e xhuma, dhe i pastrohet aq sa mund tė pastrohet, parfymoset me erė tė kėndėshme, pastaj i falė ata qė ėshtė i detyruar t'i falė, e ndėgjon hytben, Allahu xh.sh. ia falė mėkatet nga kjo xhuma deri nė xhumanė tjetėr".

Kush duhet tė falė xhumanė?

Namazin e xhumasė duhet falė ai njeri i cili ėshtė:

  • Mashkull, nuk obligohen femrat.
  • I moshės madhore, nė bylyg.
  • I lirė, nuk janė tė detyruar robėt.
  • I shėndoshė trupėrisht, jo i sėmurė.
  • I vendit, jo mysafir.
  • I sigurtė nga sulmi i huliganėve, dhe nga tė ftohtit tė ashpėr dhe vapės sė madhe.

Kujt i kalon namazi i xhumasė ose nuk i takon ta falė, ai do ta zėvendėson me drekėn.

Kushtet qė duhet plotėsuar pėr namazin e xhumasė:

  • Koha, pra tė falet nė kohėn e namazit tė drekės.
  • Tė falet me xhematė, ku pėrpos imamit tė jenė sė paku edhe tre xhematė.
  • Imam tė jetė sunduesi (halifja) ose personi i autorizuar nga ai, ose ai qė shėrben si imam.
  • Tė kėndohet hytbja para farzit tė xhumasė, tė jetė i pranishėm dikush, mjaftojnė edhe dy persona, dhe hytbeja tė fillojė me faleminderimin e Zoti.
  • Tė jetė e lirė falja e xhumasė pėr ē'dokė dhe mos ketė pengesa pėr faljen (leje tė pėrgjithshme).
  • Tė falet nė vende tė mėdha, sė paku nė ata vende ku ka aq meshkuj tė rritur sa qė nuk i merr xhamia nėse hynė tė gjithė.

Ēka ėshtė sunnet tė veprohet para xhumasė:

Ditėn e xhuma duhet pastruar trupin, tė vishemi me rrobat mė tė mira qė i posedojmė, tė shkohet nė xhami me kohė, gjatė rrugės tė kėndohen lutje, tė qėndrojmė nė heshtje deri sa imami e kėndon hytben, pa mos i falur edhe sunnetet nuk duhet dalur nga xhamia. Sa i pėrket imamit, ėshtė sunnet qė tė ulet mes dy hytbeve dhe tė bėjė lutje pėr gjithė muslimanėt dhe muslimanet tė gjallė dhe tė vdekur.

Mekruhet e xhumasė:

Mekruh ėshtė qė gjatė kohės sė xhumasė tė shitet ose blehet, gjatė hyrjes nė xhami mos tė kalohet mbi shpinat e tjerėve qė tė dalė nė safin e parė, gjithashtu prej qė imami tė fillojė hutben duhet tė ndėrpritet falja e namazeve duke u bazuar nė hadithin e Pejgamerit a.s. "Nėse hyn dikush nga ju nė xhami dhe imami mban ligjeratė nė hutbe, nuk duhet falur e as folur derisa tė mbarojė imami hutben".

NAMAZI I BAJRAMEVE

Namazi i bajrameve ėshtė vaxhib pėr ata njerėz tė cilėt e kanė obligim xhumanė. Falen dy rekate sikurse farzet e xhumasė, kurse hutbeja nė kėto namaze ėshtė sunnet. Namazin e bajrameve janė detyruar muslimanėt ta falin nė vitin e parė tė hixhretit, kėtė e argumentojmė me hadithin e Pejgamerit a.s. nė transmetim tė Enesit r.a. i cili ka thėnė: Kur erdhi Pejgameri a.s. pėr herė tė parė nė Medine i gjeti banorėt e Medinės duke festuar dy ditė nė vitė. Pejgameri a.s. i pyeti ēka janė kėto ditė qė i festoni? Na kanė ngelė traditė nga koha e xhahilijetit u pėrgjegjėn. Pejgameri a.s. iu tha "Allahu xh.sh. ua ka kompensuar me dy festa mė tė mėdhaja dhe mė tė dobishme, ato janė: Bajrami i Kurbanit dhe Bajrami i Ramazanit". Koha e namazit tė bajrameve fillon prej kur dielli tė ngrihet sa njė shtizė e shigjetės (afėrsisht 45min pas lindjes sė diellit) dhe zgjat deri nė zeval, para kohės sė drekės.

Si falet namazi i bajrameve?

Namazi i bajrameve ka dy rekatė dhe falen vetėm me imam: bėhet nijeti, vendosja pėr namazin e bajramit, mirret tekbiri fillestar, lexohet subhanja pastaj tė udhėhequr nga imami marrim edhe tri tekbir tjerė duke i ngritur duart lartė dhe heshtim. Imami fillon tė kėndojė elhamin dhe njė sure (ėshtė e preferuar tė kėndohet Seb-bihisme rrabikel-eala). Pas mbarimit tė rekatit tė parė imami pėrsėri fillon me elhamin dhe njė sure (ėshtė e preferuar tė kėndohet Hel-etake hadithul-gashije) pas kėndimit tė sures marrim edhe tre tekbir, nė tė katėrtin tekbir ulemi nė ruku nė sexhde dhe pas ettehijatit, salavatėve dhe duave japim selam.

Tekbiri-teshriku:

Tekbiret janė vaxhib tė kėndohen pas ēdo namazi farz pasi tė japim selam dhe para se tė thomė Allahume enteselamu. Tekbiri qė duhet tė kėndohet ėshtė: Allahu-ekber Allahu-ekber La il-lahe il-lallah-huvallahu-ekber, Allahu-ekber ve Lil-lahil-hamd. Tekbirėt fillojnė tė kėndohen prej farzit tė sabahut tė ditės sė Arafatit dhe zgjatin deri nė iqindi tė ditės sė katėr tė Bajramit (ka edhe disa mendime tjera rreth tekbirėve, por ky ėshtė mė i zgjedhur).

Ēka ėshtė sunnet tė veprohet me rastin e bajrameve?

Sikurse ditėn e xhuma qė thamė se muslimani duhet tė pastrohet, tė lahet, ti veshė rrobat mė tė mira qė i posedon, tė tregohet se me tė vėrtetė feston, ashtu duhet edhe nė bajramet.

Me rastin e bajramit mendub (e pėlqyer) ėshtė:

  • Tė hanė diēka para faljes sė namazit tė Bajramit tė Ramazanit, ndėrsa tė vėnohet ushqimi pas namazit tė Bajramit tė Kurbanit.
  • Gjatė shkuarjes nė xhami tė kėndohen tekbiret, nė Bajramin e Ramazanit tė kėndohen me zė tė ulėt, ndėrsa nė bajramin e Kurbanit tė ngrihet zėri pak mė lartė.
  • Tė ndėrrojė rrugėn gjatė kthimit nga xhamia, pas faljes sė namazit tė bajrameve.
  • Sadekatul-fitri tė jepet para faljes sė namazit tė bajramit.
  • Tė vizitohen varrezat, familja, shokėt, farefisi, etj.

NAMAZI ME RASTIN E ZĖNIES SĖ DIELLIT DHE HĖNĖS (EL-KUSUF DHE EL-HUSUF)

Dielli dhe Hėna janė dy argumente nga argumentet e shumta qė paraqesin fuqinė dhe madhėrinė e Krijeusit, All-llahut xh.sh.. Po tė mos ekzistonte dielli dhe rrezet e tija qė e ngrohin tokėn, e ndriēojnė gjithėsinė, nuk do tė ekzistonin gjallesa nė kėtė botė tė cilėn jetojmė ne. Me rastin e zėnies sė Diellit dhe Hėnės jemi tė urdhėruar, qė t'i drejtohemi All-llahut xh.sh. me lutje dhe ibadet, qė mos tė na ndėrpresė kėtė dhunti tė Tij.

Na tregon Ibėn Mes'udi r.a. se nė kohėn e Pejgamerit a.s. u zu Dielli ditėn nė tė cilėn i vdiqė djali i tij Ibrahimi. Njerėzit filluan tė thonin: u zu Dielli pėr shkak tė vdekjes sė Ibrahimit. Kur e dėgjoi Pejgameri a.s. kėtė, doli para popullit dhe tha: "Dielli dhe Hėna janė dy argumente (fakte) nga argumentet e shumta tė All-llahut xh.sh., nuk zihen nė rastin e vdekjes ose tė lindjes sė dikujt. Kur tė ndodhė ndonjė rast i tillė, falenderoni All-llahun me namaze dhe lutje derisa tė ndriēojė pėrsėri".

Sunneti-muekkede ėshtė qė me rastin e zėnies sė Diellit dhe Hėnės tė falen dy rekate namaz me imam. Imami tė jetė person i autorizuar, ose imam i xhamisė sė atij vendi. Imami e kėndon elhamin dhe njė sure pa ngritur zėrin, gjatė namazit ėshtė e pėlqyer qė tė zgjatet rukuja, sexhdeja dhe tė kėndohet mė shumė. Pas kryerjes sė namazit t'i drejtohemi All-llahut me lutje dhe dua, deri sa tė ndriēojė pėrsėri. Nėse imami nuk ėshtė i pranishėm, secili i falė dy rekat dhe bėn lutje nė shtėpinė e tij. Kėshtu veprohet edhe me rastin e zėnies sė Hėnės, pa imam, sepse namazi me rastin e zėnies sė Hėnės nuk falet me imam dhe ėshtė Mustehab, jo sunneti-muekkede. Kėshtu veprohet edhe nė rastin e territ dhe dukurive tjera tė jashtėzakonshme.

NAMAZI I FRIKĖS

Me namazin e frikės nėnkuptojmė namazet qė falen nė raste lufte, gjatė luftės me armikun. Tregohet se muslimanėt e parė gjatė betejave tė ndryshme nuk guxonin ta lenin namazin edhe nė luftėra, kjo mund tė ndodh edhe me ne, e pėr kėtė Sheriati Islam ka zgjedhur mėnyrėn e faljes pa mos u sulmua nga armiku.

Mėnyra se si falet namazi i frikės:

Namazi i frikės falet nė kėtė mėnyrė: Imami e ndanė xhematin (ushtrinė) nė dy grupe, ashtu tė reshtuar nė safe, njėra grupė e falė namazin kurse tjetra rri nė rojė, pas mbarimit tė kėsaj grupe falet grupa tjetėr me imam tjetėr. Nėse nuk kanė mundėsi tė orientohen nė drejtimin e Kibles do tė falen nė atė drejtim qė janė, sepse kushti i drejtimit nga Kibla bie nė kėtė rast. Nėse keqėsohet gjendja secili e falė namazin nė vete.  

NAMAZI DHE DUAJA PĖR SHI

Nė disa raste Allahu xh.sh. i provokon robėt e Tij edhe me thatėsi, pėr shkak tė largimit nga ibadetet, pėr shkak tė shtimit tė veprave tė kėqija dhe tė qenit e njerėzve nė gaflet (e kanė harruar All-llahun xh.sh), pėr kėtė qėllim duhet bėrė istigfar (pendim) dhe tė kėrkohet falje nga All-llahu xh.sh. pėr veprat e liga qė bėjmė dhe duke pranuar at qė e kemi bėrė. All-llahu xh.sh. nė Kur'anin famėlartė, nė suren Hudė (ajeti/52), thotė: "O populli im, kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lėshon shi me bollėk, dhe fuqisė suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e tė bėheni mėkatarė".

Si duhet vepruar nė raste tė tilla?

  • Nė raste tė tilla falen dy rekat namaz me xhematė, mundet edhe vetėm, dhe t'i bėhet istigfarė dhe lutje All-llahut xh.sh.
  • Nėse falen me xhematė, falim dy rekate, imami kėndon me zė. Pas namazit ligjėron imami duke i kėshilluar xhematin qė t'i kthehen All-llahut dhe tė pendohen pėr mėkatet e bėra. Pasi mbaron ligjeratėn imami i kthen rrobet mbrapshtė i drejtuar nga Kibla bashkė me xhematin, i luten All-llahut xh.sh pėr shi. Imami qėndron nė kėmbė ndėrsa xhemati ulur.
  • Ėshtė Mustehab qė gjatė kėsaj kohe: a) Tė dilet nga shtėpia nė vendin e faljes tri ditė me radhė, b) Nė atė vendė tė ecet nė kėmbė, c) Tė vishen me rrobe tė bajtura, tė arnuara, por tė pastėrta, d) Tė shkohet drejtė, pendueshėm, me modesti, e) Para ēdo nisje duhet dhėnė sadeka (lėmoshė), g) Nė vendin e faljes duhet tė vijnė pleqtė, fėmijėt, lopėt dhe bagėtitė tjera do t'i marrin me vete, bashkė me tė vegjėlit e tyre.
  • Duaja pėr shi bėhet kėshtu: All-llahume-skina gajthen mugithen, henien, merien gadikan,muxhel-lilen sih-han eamn-nen, tabekan, daimen. (O Zot na dhuro shiun shpėtimtar, tė kėndshėm dhe tė mirė, tė mjaftueshėm, tė dendur, me bollėk pėr ēdo anė, dhe tė mjaftueshėm).
  • Nė dua marrin pjesė vetėm muslimanėt.  

NAMAZI I XHENAZES (KUFOMĖS)

Jeta e kėsaj bote ėshtė shumė e shkurtė krahas Ahiretit. Nė kėtė botė njeriu e ndėrton jetėn e ardhėshme (Ahiretin), kjo ėshtė jeta kalimtare ndėrsa Ahireti ėshtė jeta e amshuar. Kush bėn vepra tė mira apo tė kėqija ka pėr t'i parė edhe nėse janė mė tė vogla, tė gjitha janė shėnuar qartė. All-llahu xh.sh. njeriun e dalloi nga gjithė gjallesat e tjera, po edhe nė momentet kur ai largohet nga kjo jetė, e ka bėrė qė tė largohet me respekt dhe nder. Falja e namazit tė tė vdekurit ėshtė farzi-kifaje, nėse e falin disa njerėz bie pėr tė tjerėt, nėse asnjėri nga muslimanėt nė atė vend qė jetojnė nuk ia falė, tė gjithė janė mėkatarė.

Kushtet (shartet) e faljes sė xhenazes:

  • Tė plotėsohen tė gjitha kushtet e namazeve tjera, p.sh. pastėrtia, drejtimi nga Kibla.
  • Tė jetė i vdekuri musliman, nuk falet jo muslimani.
  • Tė jetė vendi, trupi i tė vdekurit dhe qefini tė pastėr.
  • Imami tė qendrojė para xhematit.
  • Tė jetė i shtrirė pėr dhe. Gjatė faljes nuk lejohet tė jetė nė duart e njerėzve.
  • Tė jetė i pranishėm, para xhematit, ose pjesa mė e madhe e trupit tė tij.

Ruknet e namazit tė xhenazes janė:

  • Namazi tė pėrbėhet prej katėr tekbireve.
  • Tė ndejturit nė kėmbė gjatė faljes sė namazit.

Vaxhib nė namazin e xhenazės ėshtė selami pas tekbireve.

SUNNETET E NAMAZIT TĖ XHENAZES

  • Gjatė faljes sė namazit tė xhenazes, imami tė qėndrojė drejt krahėrorit tė tė vdekurit.
  • Pas tekbirit fillestar tė kėndohet subhaneja.
  • Pas tekbirit tė dytė tė kėndohen salavatet.
  • Pas tekbirit tė tretė tė kėndohen lutje pėr tė vdekurin, teksti ikėsaj lutje ėshtė: All-llahumme-gfir lihej-jina ve mej-jitina, ve shahidina, ve gaibina, ve sagirina ve kebirina, ve dhekerina ve unthana. All-llahumme men ehjejtehu fe-ehjihi alel-Islam, ve men tevefejtehu min-na fetev-vefehu alel-ijman. All-llahumme la tahrimna exhrehu ve la tefti ba'dehu. (O Zot fali tė gjallėt dhe tė vdekurit, tė pranishmit dhe ata nė mungesė, tė rriturit dhe tė vegjėlit, meshkuj dhe femra. O Zot atij tė cilit ndėr ne i dhurove jetėn, bėre tė jetojė nė Fenė Islame, ndėrsa atij qė ia merr jetėn, merrja duke qenė nė Iman. O Zot mos na ndalo tė mirat e tij, e mos na le tė shkatėrohemi pas tij).
  • Nėse i vdekuri ėshtė fėmijė duhet bėrė kėtė lutje: All-llahumme-xhalhu feretan ve zuhrre, ve-xhalhu shafian ve mushfian. (O Zot bėre pėr ne konakxhi dhe mbroje pranė teje, dhe bėre falės i mėkateve tona). Pas mbarimit tė lutjeve jepet selam.

Kini kujdes: gjatė tekbirėve nuk ngriten duart lartė, pėrpos tekbirit fillestar.  

BARTJA E XHENAZES

Ėshtė e lavdėruar qė xhenazja tė bartet nė duart e xhematit, nė mėnyrė qė ēdo person ta mbajė disa hapa, ashtu tė reshtuar tė kujdesshėm duke iu shmangur fjalėve tė kota, dhe me respekt tė ecet prapa saj. Gjatė ecjes ėshtė mustehab qė tė nxitohet dhe nė kohėn sa mė tė shkurtėr tė varroset. Pas xhenazes ecin vetėm meshkujt.

FJALA PĖRFUNDIMTARE MBI NAMAZIN

Namazi ėshtė mėnyra mė e pėrsosur e nderimit dhe respektimit qė i bėhet All-llahut xh.sh. Ngritja e duarve, qėndrimi nė kėmbė, pėrkulja, rėnia nė sexhde dhe tė ndejturit ulur janė lėvizje trupore, me tė cilat shfaqet respektimi ndaj All-llahut xh.sh., duke i shprehur madhėri e nderim, respekt e lavdrim, adhurim dhe lutje. Kjo ėshtė mėnyra mė e pėrshtatshme e edukimit shpirtėror dhe rruga mė e mirė e afrimit te All-llahu i Madhėruar. Adhurimin (ibadetin) nė kėtė mėnyrė e kanė praktikuar tė gjithė pejgamerėt e All-llahut xh.sh. prej Ademit e deri te Muhamedi a.s. me disa ndryshime tė vogla nė mėnyrėn e adhurimit. Qėllimi i namazit ėshtė pėrkujtim dhe afrim ndaj All-llahut xh.sh. nė mėnyrė qė shpirtėrisht tė ndjejmė kėnaqėsinė e krijuesit. Namazi, si obligim i domosdoshėm, ėshtė shumė i dobishėm si pėr pastrim ashtu edhe pėr shėndet, pėr individ dhe pėr tėrė bashkėsinė.

Vllezėr dhe Motra tė nderuar-a,kėrkojm falje pėr shfaqjen e reklamave nė web faqe tonė.In-shallah hasim nė mirėkuptimin tuaj, Allahu ju shpėrbleftė