Home
Kur`ani Fisnik
Emrat e Allahut
Profetet
Hadithe
Abdesti
Namazi
Islami
Temat
Haxhi
Zekati
Pendohu
Ilahi mp3
TAKVIMI 2012
Muaji i Ramazanit
Festa e Bajramit
Download Kur`an
Ndegjo Kur'an
1 Video Kur'an
2 Video Kur`an
Ligjerata mp3
Foto Islame
Rinia Islame
Prayer English
Forum Islamik
Keta i do Allahu xh.sh
Per Motrat Muslimane
Emra Musliman
Emra Musliman 2
Letra e Nenes
Poezi Islame
8 Marsi, Festa
Stop Vitin e Ri
A Ndalohet Duhani
Lexoni 100 Kshillat
<< Kijameti>>
<< Vdekja >>
<< Lexo >>
<< Lexo 2 >>
<< Stafi >>
<< Sporti >>

Hadithe


1.Prej Ebu Dardasė r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s i ka thėnė:
Puno pėr All-llahun sikur ti e sheh Ate,numėroje veten nė rradhėt e tė vdekurve,kij kujdes,mbrohu nga lutja e tė dėmtuarit,sepse,kur i dėmtuari i lutet All-llahut kundėr teje,lutjet e tij ngrihen tek All-llahu sikur flaka e zjarrit.

2.Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Ndihmo vėllaun tėnd kur ai bėn dėm,ose kur i bėhet dėm.Njė njeri tha:O i dėrguar i All-llahut,do ti ndihmoj kur i bėhet dėm,por si ti ndihmoj kur ai bėn dėm?Pejgamberi a.s tha:Do ta pengosh nga tė bėrit dėm,atėhere e ke ndihmuar dhe ajo ėshtė ndihma jote ndaj tij.
3.Prej Ebu Seid El-Hudrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s ka thėnė:Dunjaja ėshtė e ėmbėl dhe e gjelbėr.Nė tė vėrtet All-llahu juve ju ka bėrė mėkØmbės nė tė,Ai ju pėrcjell,ju sheh se si punoni.Andaj keni frikė dunjanė dhe frigohuni nga kurtha e grave sepse sprovimi i parė i Beni israilėve ka qenė prej grave

4.Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:Kur dikush kėrkon ndihmė nė emėr tė All-llahut atė ndihmojeni,kur lyp diēka nė emėr tė All-llahut-jepni,kush ju fton-pėrgjigjuni ftesės sė tij,kush ju bėn ndonjė tė mirė-kompensoni ate.Po qe se skeni me ēka tė kompensoni atėherė lutuni pėr tė ngase lutja do tė konsiderohet kompensim

5.Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se ka thėnė:Kam dėgjuar Pejgamberin a.s. duke thėnė:Kur jeni nisur pėr nė namaz e tjerėt kanė filluar,ju mos vraponi por ecni qetė,ēka tė arrini falni,e ato rekate qė u kanė kaluar plotėsoni.

6.Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:Para se tė filloni namazin-Drejtoni rradhėt
ngjitni supet me njėri tjetrin
plotėsoni vendin e lirė (nė saf)
lironi vend atij qė don tė hyjė nė saf
mos i leni vend shejtanit ndėrmjet jush
Kush e plotėson safin,All-llahu ėshtė me atė,e kush e kėput safin All-llahu kėput lidhjen me tė.
7.Prej Ebu Dher-rit transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:O njerėz faluni nė shtėpitė tuaja,ngase namazi nė shtėpi ėshtė mė i pranuar dhe mė i vlefshėm pėrpos farzeve.(sepse farzet ėshtė mė mirė tė falen nė xhami).

8.Prej Aus bin Ausit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s ka thėnė:Dita mė e lavdėruar ėshtė dita e xhuma,andaj sa mė shumė mėēoni salavat,ngase,salavati juaj mė paraqitet mua

9.Ebu Hurejre r.a. e ka dėgjuar Pejgamberin a.s duke thėnė:Nga gjėrat qė ju kam ndaluar largohuni.Gjėrat qė ju kam porositur zbatoni sa tė keni mundėsi.Ata qė ishin para jush u bėnė helaē (u zhdukėn),sepse,bėnin shumė pyetje dhe kundėrshtonin Pejgamberėt e vet.

10.Prej Ebu Dher bin Xhenade dhe Muadh bin Xhebelit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:Frigohu prej All-llahut kudo qė tė jesh.
Nėse bėn ndonjė vepėr tė keqe,pas asaj bėne njė tė mirė,do ta shlyesh
Atä (tė keqen),dhe
Ndaj njerėzve sillu me sjellje tė mirė

11.Prej Ebu Hurejres r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:Ndani ushqimin(tė varfėrve)-Pėrshėndetni njėri tjetrin me selam-Mbani kontakte tė mira me farefisin tuaj-Falni namaz natėn kur njerėzit flejnė-Do tė hyni nė Xhennet tė sigurt duke mos u frikėsuar dhe do tju pėrshėndesin Melekėt me selam.

12.Prej Ebu Dardasė r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s ka thėnė:Ditėn e Gjykimit do tė thireni sipas emrit tuaj dhe tė prindėrve tuaj,andaj emėrtoni fėmijėt tuaj me emra tė mirė.

13.Prej Ajjad bin Samit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
-Kur tė flitni thoni tė vėrtetėn
-Kur tė premtoni zbatojeni premtimin
-Kur tė lihet diēka amanet,ēone nė vend
-Ruani nderin tuaj
-Ruani sytė tuaj nga tė shikuarit haram
-Ruani duart tuaja (nga tė bėrit keq)

14.Nga Ebu Hurejre r.a. trensmetohet se pejgamberi a.s ka thėnė:
-Kush beson All-llahun dhe Ditėn e gjykimit,le ta nderojė mysafirin
-Kush beson All-llahun dhe ditėn egjykimit,le tė mbajė lidhje tė mira me farfisin.
-Kush beson All-llahun dhe ditėn e gjykimit le tė thotė fjalė tė dobishme ose le tė heshtė.

15.Prej ebu Dherit r.a. transmetohet se ka thėnė:Miku im (Pejgamberi a.s) mė ka porositur tė mos i shikoj ata qė janė mė lartė se unė (me pasuri,pozitė shėndet etj.),por ti shikoj ata qØjanė mė poshtė se unė.Mė ka porositur ti dua tė ngratėt dhe tė rrij me ta.Mė ka porositur tė sillem mirė me tė afėrmit dhe ti vizitoj ata,edhe nėse ata mė kthejnė shpinė.Mė ka porositur qė tė them tė vėrtetėn,po edhe nėse ajo ėshtė e hidhur.Poashtu mė ka porositur tė them sa mė shumė:LA HAULE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH.

16.Prej Abdullah bin Omerit dhe Abdullah bin Asrit r.a. transmetohet se Muath bin Xhebeli kur ka dashur qė tė udhėtojė i ka thėnė Pejgamberit a.s.:O i Dėrguar i All-llahut,mė kėshillo.Pejgamberi .a.s i ka thėnė:Adhuro All-llahun e mos i shoqėro Atij asgjė.Kur tė bėsh ndonjė mėkat,menjėherė tė bėsh njė vepėr tė mirė.Bėhu i qėndrueshėm nė tė drejtė dhe ki sjellje tė mirė.

17.Prej Enesit r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:A dėshiron tė tė lajmėroj pėr njė tregėti qė me tė do tė shpėtosh nga dėnimi e do tė meritosh kėnaqėsinė dhe shpėrblimin e All-llahut?Po tha ai.Pejgamberi a.s vazhdoi:Pajtoj njerėzit kur ata mes vete hidhėrohen dhe afroj kur ata largohen.

18.Prej ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:Pėrpos dhikrit mos folni shumė,sepse tė folurit shumė ashpėrson zemrėn.Njerėzit mė larg All-llahut janė ata qė kanė zemėr tė ashpėr.

19.Prej ibni Mesudit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:Keni kujdes qė gjithmonė tė jeni tė drejtė,sepse e drejta ēon drejt mirėsisė,mirėsia ēon nė Xhennet,dikush prej njerėzve vazhdon duke fol dhe punuar drejt deri sa tė shkruhet te All-llahu i drejtė,poashtu keni kujdes qė ti shmangeni gėnjeshtrės,sepse gėnjeshtra ēon nė punė tė ndyta,e ato ēojnė nė zjarr.Njeriu vazhdon tė gėnjej derisa tė shkruhet tek All-llahu gėnjeshtar.

20.Prej Ummu Enesit r.a. transmetohet se ajo i ka thėnė Pejgamberit a.s:-O I Dėrguar i All-llahut mė kėshillo.Pejgamberi a.s. i ka thėnė:Largohu prej gjunaheve,do tė bėsh shpėrngulje mė tė mirė.Zbatoj farzet,sepse ato janė xhihadi mė i vlefshėm.Pėrmende All-llahun gjithmonė,sepse ti nuk mund tė bėsh ndonjė punė mė tė dashur tek All-llahu,pėrpos tė pØrmendurit e Tij sa mė shumė.
21.Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:Nxitoni nė punė tė mira para se tė ndodhė ndonjėra nga shtatė gjėrat e vėshtira:
-Vallė!A mos pritni varfėrinė e tju shtyjė tė harroni (punėt e ahiretit)
-Apo,pasurinė e cila jy shtynė tė azdiseni e tė bėheni zullumqar;
-Apo,ndonjė sėmundje qė tju shkatėrojė shėndetin tuaj;
-Pleqėrinė e cila ju humb (fuqinė)
-Apo,vdekjen qė ju rri nė pritje;
-Apo Dexhalin,mė e keqja qė mund tė ndodhė;
-Ose,Vallė!Mos po e pritni Ditėn e Kijametit e cila ėshtė mė e vėshtirė dhe mė e hidhur.
22.Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:Nxitoni nė punė tė mira para se tė ndodhin trazira,qė do tė jenė sikur errėsira e mesnatės,dikush do tė zgjohet nė mėngjez mumin (besimtar),ndėrsa nė mbrėmje mbetet pa iman,do ta shet fenė e vet pėr ndonjė interes tė kėsaj bote.
23.Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thėnė:Unė ty tė kėshilloj me njė kėshillė,nėse ti e mban mend (dhe vepron me tė) shpresohet tė keshė dobi prej saj.
-Vizitoj varrezat,se ato tė pėrkujtojnė ahiretin;
-Laj tė vdekurit sepse tė parit e trupit tė vdekur (tė shtangur) dhe larja e tij ėshtė njė kėshillė,mėsim i madh;
-Fal namazin e tė vdekurve,se ndoshta me tė zbutet zemra dhe pikėllohet,kurse i pikėlluari ėshtė nėn mėshirėn e All-llahut;
-Qėndro afėr tė ngratėve,ulu me ta dhe kudo qė ti takosh pėrshėndeti me selam;
-Rri me ata dhe ushqehu bashkė me njerėzit e sprovuar,nėse don tė jesh modest ndaj All-llahut;
-Vesh rrobe tė trasha,tė ashpra qė tė mos depėrtojė tek ti mendjemadhėsia dhe vetmashtrimi;
-Po,ndonjėherė zbukurohu, kur tė adhurosh Zotin tėnd,pėr tė qenė i bukur dhe i pastėr gjatė ibadetit,e jo pėr krekosje para njerėzve.
24.Prej Xhundub bin Xhenedah r.a. transmetohet se ai e ka pyetur Pejgamberin a.s:O i Dėrguar i All-llahut,cila sadaka (lėmoshė) ėshtė mė e vlefshme?Ai u pėrgjigj:Ajo tė cilėn e jep njeriu kur ai vet ka nevojė,e i ja jep tė varfėrit fshehurazi.
25.Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ak thėnė:O Eba Dher,tė mėsosh njė ajet nga libri i All-llahut (Kurani) ėshtė mė e dobishme se sa tė falish njėqind rekate (nafile namaz),tė pėrpiqesh tė pėrfitosh diē nga dituria do tė ishte mė mirė se sa tė falish njėmijė rekate (nafile).
26.Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thėnė:Tė kėshilloj:tė ruhesh nga hidhėrimi i All-llahut,nėse don tė jesh i shpėtuar.Lexo Kuran,bėn dhikėr (pėrmend All-llahun) sa mė shumė do Tė pėrmendish.lart nė qiej,dhe poshtė nė tokė do tė kesh dritė.Poashtu tė porosis qė mos tė flasish shumė,pėrpos kur fjala ėshtė e dobishme,pėrndryshe vazhdo nė heshtje,sepse ajo dėbon djallin dhe tė ndihmon nė punėt e fesė.
27.Prej Ebi Dardasė r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. atij i ka thėnė:Lutju All-llahut,dhe adhuro Atė kur je nė rehati,nėse dėshiron qė Ai tė tė pėrgjigjet kur do tė jesh nė vėshtirėsi.
28.Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:Besimatari i fortė ėshtė mė i mirė dhe mė i dashur tek All-llahu se i dobėti,por ēdonjėri ėshtė i dobishėm.
Shpejto nė atė qė ke dobi,kėrko ndihmė prej All-llahut dhe mos u bėn i pa aftė (mos u dorėzo).Nėse tė godet diē (e pa dėshirueshme) mos thuaj:sikur ta kisha bėrė kėtė e kėtė do tė ishte kėshtu e ashtu,ngase thėnia sikur (ta bėja kėtė...) hap derėn e shejtani.
29.Abdullah bin Mesudi r.a.thotė:Mė ka kėshilluar Pejgamberi a.s. dhe mė ka thėnė:O Abdulla,kur tė jesh duke agjėruar parfumosu;Bėhu i disponuar;Mos u trego i hidhėruar,i mėrrolur;Pėrgjigju ftesės sė muslimanėve se atė e ke obligim,pėrpos nėse ke arsye,nuk mban pėrgjegjėsi;Falja namazin e xhenazez,atij qė vdes prej miletit tonė (muslimanėve) po edhe sikur tė jetė mėkatar i madh;O Abdulla,sikur ti shkosh All-llahut me mėkate tė mėdha sikur kodra,do ta kesh mė lehtė sesa tė shpifėsh,tė dėshmosh rrejshėm kundėr ndonjė besimtari.
30.Prej Ebu Bekrit r.a.transmetohet se Pejgamberi a.s. ika thėnė:O Ebu Bekėr,kur tė shohish njerėzit duke bėrė gara pas dunjasė,ti kėrko ahiretin dhe pėrkujto,pėrmende All-llahun pranė ēdo guri dhe druri,All-llahu do tė pėrmend ty kur do ta pėrmendish Atė;Mos nėnēmo askend prej muslimanėve sepse atė musliman qė ju e shihni (konsideroni) pa vlerė,ai tek All-llahu mund tė jetė i vlefshėm.

Dyzet Hadithe Kudsij  



 

HADITHI 1. 

"Mėshira Ime e tejkalon hidhėrimin Tim!" 

HADITHI 2. 

"Djali i Ademit mė mohoi dhe nuk kishte tė drejtė ta bėjė kėtė gjė. Dhe ai mė mallkoi duke mos pasur tė drejtė ta bėjė kėtė gjė. 
Mė mohoi kur tha: All-llahu nuk do tė mė krijojė ashtu siē mė krijoi herėn e parė (dmth nuk do tė mė ringjallė pas vdekjes), ndėrsa krijimi fillestar i tij nuk ėshtė mė i lehtė se ringjallja e tij. 
Mė mallkoi kur tha: All-llahu ka djalė, kurse Unė jam Njė, Strehim i Pėrherėshėm, nuk kam lindur (dikė), e as qė jam i lindur (nga dikush) dhe askush Mua nuk mė pėrngjan!" 

HADITHI 3. 

 "Kėtė mėngjes njė nga robėrit e Mi u bė besimtar, ndėrsa njė nga robėrit e Mi u bė mosbesimtar. Ai qė tha: "Ky shi ėshtė nga mėshira dhe fuqia e All-llahut" u bė besimtar nė Mua, ndėrsa mohues i (adhurimit tė) yjeve; Ndėrsa ai qė tha: "Na zbriti shi prej kėtij ose atij ylli" mė mohoi Mua, ndėrsa u bė besimtar i yjeve." 

HADITHI 4. 

"Djemtė e Ademit shajnė kohėn, ndėrsa Unė jam koha, nė dorėn Time ėshtė nata dhe dita." 
 

HADITHI 5. 

"Unė jam aq i pasur, saqė nuk kam nevojė pėr tė pasur aleat (shok, ortak). Prandaj kush e kryen njė vepėr pėr hir tė dikujt tjetėr ashtu siē e kryen pėr Mua, nuk do t'ia pranoj atė vepėr, e as shokun (tė adhuruarin) e tij!" 

HADITHI 6. 

Prej njerėzve tė parė ndaj tė cilėve do tė shpallet dėnimi nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė dėshmori (shehidi, martiri). Ai do tė sillet dhe All-llahu do t'ia bėjė tė njohura tė mirat qė i ka bėrė dhe do t'ia pranojė ato. (All-llahu i Madhėruar) do t'i thotė: 
"Ēfarė bėre me kėto?" Ai do t'i pėrgjigjet: 
"Luftova pėr hir Tėnd deri sa rash dėshmor." 
(All-llahu) do t'i thotė: 
"Gėnjen! Luftove qė tė tjerėt tė thonė: Ėshtė guximtar!" 
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhėrohet (engjėjve tė rreptė) qė ta tėrheqin zvarrė me fytyrė pėrtoke derisa tė hidhet nė zjarr. 

Njeriu tjetėr do tė jetė dijetari, i cili ka studjuar dijeninė, e ka mėsuar dhe gjithashtu e ka lexuar Kur'anin. Ai do tė sillet dhe All-llahu do t'ia bėjė tė njohura tė mirat qė i ka bėrė, dhe ato do t'ia pranojė. (All-llahu i Madhėruar) do tė thotė: 
"Ēfarė bėre me kėto?" Ai do tė thotė: 
"Studjova diturinė dhe e mėsova, e gjithashtu edhe e lexova Kur'anin pėr hir Tėnd." 
All-llahu do t'i thotė: 
"Gėnjen! Studjove diturinė vetėm qė tė tjerėt tė thonė: Ky ėshtė njeri i ditur. Lexove Kur'anin qė tė thonė pėr ty: E lexon Kur'anin." 

Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhėrohet (engjėjve tė rreptė) qė ta tėrheqin zvarrė me fytyrė pėrtoke derisa tė hidhet nė zjarr. 
Njeriu i tretė do tė jetė pasaniku, tė cilin All-llahu e kishte bėrė tė pasur duke ia dhėnė tė gjitha llojet e pasurisė. Ai do tė sillet dhe All-llahu do ta njoftojė me veprat qė i ka bėrė. I Madhėruari do t'i thotė: 
"Ēfarė bėre me kėto?" Ai do tė pėrgjigjet: 
"Nuk lash vend pa e shpenzuar pasurinė time pėr hir Tėnd." All-llahu do t'i thotė: 

"Gėnjen! E ke shpenzuar pasurinė vetėm qė tė thonė pėr ty se je dorėdhėnė!" 
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhėrohet (engjėjve tė rreptė) qė tė tėrhiqet zvarrė me fytyrė pėrtoke derisa tė hidhet nė zjarr." 
 

HADITHI 7. 

Zoti kėnaqet me bariun, i cili thėrret ezanin pėr namaz dhe falet nė majė tė bjeshkės. Pastaj All-llahu thotė: 
"Shiheni robin Tim i cili thėrret ezanin dhe e kryen faljen, ai frikohet prej Meje. Unė ia kam falė kėtij robi mėkatet e tij dhe e kam pranuar nė Xhennet." 
 

HADITHI 8. 

"E kam ndarė namazin ndėrmjet Meje dhe robit Tim nė dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojė atė pėr tė cilėn ėshtė lutur." 
Kur robi thotė: 
"El hamdu lil-lahi rabbil alemin"; All-llahu U thotė: 
"Robi Im mė lavdėroi." 
Kur robi thotė: 
"Er-rahmanir-rahim"; All-llahu U thotė: 
"Robi Im mė lartėsoi." 
Kur robi thotė: 
"Maliki jeumid-din"; All-llahu thotė: 
"Robi Im mė nderoi." 
Kur robi thotė: 
"Ijjake na'budu we ijjake nesta'in"; Ai thotė: 

"Kjo ėshtė ndėrmjet Meje dhe robit Tim dhe robit i takon ajo tė cilėn e kėrkon." 
Kur robi thotė: 
"Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin"; Ai thotė: 
"Kjo ėshtė pėr robin Tim, dhe ai do ta ketė atė qė e ka kėrkuar." 
 

HADITHI 9. 

Gjėja e parė pėr tė cilėn do tė japė llogari robi (i All-llahut) nė Ditėn e Ringjalljes ėshtė namazi. Nėse i ka kryer namazet sipas rregullave, atėherė do tė jetė i shpėtuar dhe i mirėpritur. Nėse namazet do tė jenė tė paplota (tė mangėta), do tė pėrjashtohet nga mirėsia dhe do tė jetė i humbur. Nėse do tė ketė diēka tė paplotėsuar nga fardet (obligimet e domosdoshme), All-llahu U do t'u thotė (melekėve): 
"Shihni se a ka kryer robi Im ndonjė namaz vullnetar, me tė cilin do t'ia kisha plotėsuar fardin." 

Pastaj edhe veprat tjera do tė gjykohen nė tė njėjtėn mėnyrė. 
 

HADITHI 10. 

"Agjėrimi ėshtė Imi dhe Unė jam ai qė jep shpėrblimin pėr tė. Agjėruesi i lė ngashėrimet seksuale, ushqimin dhe pirjen pėr hir Tim. Agjėrimi ėshtė mburojė, e ai qė agjėron ka dy gėzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet. Ndryshimi i erės sė gojės sė agjėruesit ėshtė mė i mirė nė syrin e All-llahut sesa era e miskut." 
 

HADITHI 11. 

"O biri i Ademit shpenzo, e Unė do tė shpenzoj pėr ty!" 
 

HADITHI 12. 

Ėshtė thirrur njė njeri nė llogari prej atyre qė kanė jetuar para jush. Te ai nuk u gjet asgjė e mirė, pėrveē se ai pėrzihej me njerėzit dhe ua lehtėsonte hallet, e gjithashtu, pasi qė kishte qenė i pasur, i urdhėronte shėrbetorėt e tij qė t'ia vazhdojnė borxhin atij qė gjendej nė rrethana tė vėshtira ekonomike. 
Pastaj (i Dėrguari i All-llahut u) tha se All-llahu ka thėnė: 
"Ne jemi mė tė ēmuar se ti nė kėtė. Lėshojeni tė shkojė!" 
 

HADITHI 13. 

Isha te i Dėrguari i All-llahut u kur erdhėn te ai dy burra: njėri ankohej nga vobekėsia, e tjetri nga vjedhėsit. I Dėrguari i All-llahut u tha: 
"Sa u pėrket vjedhėsve, do tė kalojė njė kohė e shkurtėr, ndėrsa karvani do tė jetė nė gjendje tė dalė jashtė Mekkės pa roje (dmth nuk do tė ketė mė vjedhės). Ndėrsa sa i pėrket vobekėsisė, Ēasti (Dita e Gjykimit) nuk do tė vijė para se ta marrė ndonjėri prej jush pasurinė e vet dhe tė shėtitet pėr t'ia dhėnė dikujt, por nuk do tė gjejė askend qė do t'ia kishte pranuar. 

Pastaj dikush nga ju do tė paraqitet para All-llahut duke mos pasur as perde, e as pėrkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj All-llahu do t'i thotė: 
"A nuk tė dhash pasuri?" Do tė pėrgjigjet: 
"Po." All-llahu do tė thotė: 
"A nuk tė dėrgova Lajmėtar?" do tė thotė: 
"Po." Pastaj (i pyeturi) do tė shikojė nė tė djathtė, por nuk do tė shohė asgjė pos zjarrit, dhe do tė shohė edhe nė tė majtė, por nuk do tė shohė asgjė pos zjarrit. 
Pra, secili prej jush le ta mbrojė veten e tij prej zjarrit duke bėrė mirėsi qoftė edhe me njė gjysmė hurme, e nėse nuk e ka kėtė mundėsi, atėherė me njė fjalė tė mirė." 

HADITHI 14. 

All-llahu i Madhėruar dhe i Lartėsuar ka njė numėr tė madh tė melekėve (engjėjve), tė cilėt kėrkojnė tubime, nė tė cilat pėrmendet emri i All-llahut. Kur e gjejnė tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnė me krahėt e tyre rreth e pėr qark ata qė janė tubuar duke e mbushur kėshtu hapėsirėn deri nė qiellin mė tė afėrt. Kur tė tubuarit shpėrndahen, engjėjt ngrihen nė hapėsirėn qiellore. Pastaj All-llahu U i pyet ata, edhe pse Ai i di tė gjitha: 
"Prej nga po vini?" ata thonė: 

"Po vijmė nga njė tubim nė Tokė, nė tė cilin robėrit e Tu tė lartėsonin, tė madhėronin, tė njėsonin, tė lavdėronin dhe kėrkonin (tė mirėn) prej Teje." Ai thotė: 
"Ēfarė tė mire kėrkonin prej Meje?" Ata thonė: 
"Kėrkonin Xhennetin Tėnd." Ai thotė: 
"A e kanė parė ata Xhennetin Tim?" Ata thonė: 
"Jo, o Zot." Ai thotė: 
"E si do tė ishte nėse do ta shihnin Xhennetin Tim?" Ata thonė: 
"Ata kėrkojnė mbrojtjen Tėnde." Ai thotė: 
"Prej kujt kėrkojnė mbrojtjen Time?" Ata thonė: 
"Prej zjarrit Tėnd, o Zot." Ai thotė: 

"Po a e kanė parė zjarrin Tim?" Ata thonė: 
"Jo." Ai thotė: 
"E si do tė ishte nėse do ta shihnin zjarrin Tim?" Ata thonė: 
"Ata kėrkojnė faljen Tėnde." (I Dėrguari u) Tha: Pastaj Ai thotė: 
"Unė i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta tė mirat qė m'i kanė kėrkuar, dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo qė kanė kėrkuar mbrojtje." 
(I Dėrguari u) tha: Engjėjt thonė: 
"O Zot, nė mesin e tyre ėshtė edhe filani, rob - mėkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastėsisht) u ul nė atė tubim." (I Dėrguari u) tha: All-llahu u thotė: 

"Gjithashtu edhe atė e kam falur, sepse ata janė njė popull, me tė cilin ai qė rri, nuk vuan." 
 

HADITHI 15. 

"Unė jam ashtu siē mė parafytyron robi. Jam me tė kur mė perkujton. Nėse mė kujton nė vehte, edhe Unė e kujtoj nė vehte; nėse mė kujton nė tubime, Unė e kujtoj nė tubime edhe mė tė mira, nėse mė afrohet njė pėllėmbė, i afrohem njė krah, nėse mė afrohet njė krah, i afrohem njė pash, dhe nėse mė afrohet me ecje, i afrohem me shpejtėsi." 
 

HADITHI 16. 

All-llahu i ka shkruar (pėrcaktuar) veprat e mira dhe ato tė kėqia. Pastaj ka spjeguar se ai qė ka pasur pėr qėllim ta kryejė njė vepėr tė mirė dhe nuk e ka kryer All-llahu do t'ia shkruajė njė vepėr tė mirė tė plotė, e nėse e ka kryer, atėherė All-llahu do t'ia shkruajė si dhjetė tė mira deri nė shtatėqind tė mira, e madje edhe mė tepėr. Nėse njeriu ka pasur pėr qėllim njė vepėr tė keqe dhe nuk e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajė njė vepėr tė mirė tė plotė, por nėse e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajė vetėm njė vepėr tė keqe. 

HADITHI 17. 

O robėrit e mi, Unė ia kam ndaluar dhunėn Vehtes, dhe e kam ndaluar atė nė mesin e juaj, pra mos i bėni dhunė njėri - tjetrit! 
O robėrit e mi, tė gjithė ju jeni tė humbur pėrveē atyre qė Unė i kam udhėzuar, pra kėrkoni udhėzimin nga Unė dhe Unė do t'ju udhėzoj! 
O robėrit e mi, tė gjithė ju jeni tė uritur, pėrveē atyre qė i kam ushqyer Unė, pra kėrkoni t'ju ushqej, dhe Unė do t'ju ushqej! 
O robėrit e mi, tė gjithė ju jeni tė zhveshur, pėrveē atyre qė Unė i kam veshur, pra kėrkoni veshjen Time dhe Unė do t'ju vesh! 

O robėrit e mi, ju bėni mėkate natė e ditė, e Unė i shlyej tė gjitha mėkatet, pra kėrkoni nga Unė falje dhe Unė do t'ju fal! 
O robėrit e mi, ju nuk jeni nė gjendje tė mė dėmtoni edhe sikur tė mundoheni (shumė) pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, por as nuk mundeni tė mė bėni mirė edhe nėse pėrpiqeni (shumė) pėr njė gjė tė tillė! 
O robėrit e mi, sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj, e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinve tė mundohen tė jenė tė devotshėm sikur ai qė ka zemrėn mė tė devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim! 

O robėrit e mi, sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinve tė mundohen tė jenė tė prishur sikur ai, qė ka zemrėn mė tė prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakėsonte) sundimin Tim! 
O robėrit e mi, sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj, e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinve tė ngriheni nė njė vend dhe tė mė luteni, Unė do t'i pėrgjigjem lutjes tė ēdonjėrit prej jush, e kjo nuk do ta pakėsojė atė qė kam Unė, as aq (ujė) sa mund tė merr gjilpėra prej detit! 

O robėrit e mi, kėto janė veprat tuaja, tė cilat tek Unė janė tė ruajtura dhe tė llogaritura, e pėr to Unė do t'ju shpėrblej. Pra, ai qė gjen mirė le ta falėnderojė All-llahun, ndėrsa ai qė gjen keq le tė mos e fajėsojė askė pos vetveten! 

HADITHI 18. 

O biri i Ademit, Unė rash i sėmurė, e ti nuk mė vizitove! Njeriu do tė thotė: O Zot, si mundem unė tė tė vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botėrave? All-llahu do tė thotė: A nuk e dije se njė ndėr robėrit e mi ra i sėmurė, e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nėse e vizitoje do tė mė gjeje tek ai! 
O biri i Ademit, Unė tė kėrkova ushqim, e ti nuk mė ushqeve! Njeriu do tė thotė: O Zot, si mundem tė tė ushqej unė Ty, kur Ti je Zoti i botėrave? All-llahu do t'i thotė: A nuk e dije ti se njė ndėr robėrit e mi tė kėrkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nėse e ushqeje, do tė mė gjeje tek ai! 

O biri i Ademit, Unė tė kėrkova ujė, e ti nuk mė dhe! Njeriu do tė thotė: O Zot, si mundem unė tė tė jap ujė, kur Ti je Zoti i botėrave? All-llahu do tė thotė: A nuk e dije ti kur tė kėrkoi njė ndėr robėrit e mi ujė, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nėse do t'i jepje ujė, do tė mė gjeje Mua tek ai! 
 

HADITHI 19. 

Krenaria ėshtė mbėshtjellėsi Im (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndėrsa madhėshtia ėshtė petku Im (izar-pjesa e poshtme e ihramit), pra kush dėshiron tė matet me Mua nė kėto dy gjėra, Unė do ta hedh nė zjarr! 
 

HADITHI 20. 

Dyert e Xhennetit janė tė hapura tė hėnave dhe tė enjteve, dhe secilit rob tė All-llahut, i cili nuk i ka bėrė All-llahut shok (nė adhurim) do t'i falen mėkatet, pėrveē atij qė i ėshtė hidhėruar vėllait tė vet. Pėr ta do tė thuhet: 
Vonoheni (faljen e mėkateve) derisa tė pajtohen, vonoheni derisa tė pajtohen, vonoheni derisa tė pajtohen! 
 

HADITHI 21. 

"Do tė jem armik ndaj tri lloje njerėzish nė Ditėn e Ringjalljes: 
Ndaj njeriut qė e ka dhėnė fjalėn duke u betuar nė Mua, dhe e ka thyer atė; 
Ndaj njeriut qė e ka shitur njeriun e lirė dhe fitimin e ka shpenzuar (dmth e ka robėruar njeriun e lirė), dhe 
Ndaj njeriut qė ka marrė punėtor dhe ia ka caktuar rrogėn, ndėrsa pas kryerjes sė punės nuk ia ka paguar punėtorit atė qė e ka merituar." 

HADITHI 22. 

Asnjėri prej jush le tė mos e nėnēmojė veten! 
(Shokėt) i thanė: 
O i dėrguar i All-llahut, si mundet ndonjėri prej nesh ta nėnēmojė veten? 
Ai ėshtė pėrgjigjur: 
Kur njė njeri sheh ndonjė ēėshtje, e cila ka tė bėjė me fenė e All-llahut, e ai nuk flet, atėherė All-llahu nė Ditėn e Ringjalljes i thotė: 
Ē'tė pengoi ta thuash tė vėrtetėn rreth asaj ēėshtjeje? 
Njeriu do tė thotė: 
Frika prej njerėzve. 
All-llahu do t'i thotė: 
Mė mirė do tė ishte nėse mė frikoheshe Mua! 

HADITHI 23. 

Vėrtet All-llahu do tė thotė nė Ditėn e Ringjalljes: 
"Ku janė ata qė e donin njėri - tjetrin pėr hir tė Madhėrisė sime? Sot Unė do t'i strehoj ata nėn hijen Time, se kjo ėshtė dita nė tė cilėn nuk ka hije pėrveē hijes Time!" 
 

HADITHI 24. 

Kur All-llahu e do ndonjė nga robėrit e Tij e thėrret Xhibrilin u dhe i thotė: 
Unė e dua kėtė njeri, pra duaje edhe ti! 
Atėherė edhe Xhibrili e do atė njeri. Pastaj Xhibrili thėrret nė hapėsirėn qiellore duke thėnė: 
All-llahu e do kėtė njeri, pra duajeni edhe ju! Atėherė edhe banorėt e qiellit e duan ate. Pastaj (ky njeri) pranohet edhe nė tokė. 
Nėse All-llahu nuk e do ndonjė nga robėrit e Tij e thėrret Xhibrilin dhe i thotė: 
Unė nuk e dua kėtė njeri, pra mos e duaj as ti! 

Atėherė edhe Xhibrili nuk e do atė njeri. Pastaj Xhibrili thėrret nė hapėsirėn qiellore duke thėnė: 
All-llahu nuk e do kėtė njeri, pra as ju mos e doni! Atėherė as ata nuk e duan atė, pastaj ky njeri urrehet edhe nė tokė. 
 

HADITHI 25. 

Do t'i shpall luftė atij qė tregon armiqėsi ndaj robit Tim! 
Robi Im nuk mė afrohet nė mėnyrė tjetėr, pėrveē duke i kryer fardet (obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon tė mė afrohet edhe mė tepėr me anė tė veprave vullnetare, qė e shton edhe mė tepėr dashurinė Time ndaj tij, e kėshtu Unė filloj ta dua ate, e kur e dua, atėherė bėhem veshi me tė cilin dėgjon, syri me tė cilin sheh, dora me tė cilėn bie, dhe kėmba e tij me tė cilėn ecė. Nėse ky rob kėrkon diēka prej meje, Unė me siguri do t'ia jap, nėse kėrkon strehimin Tim, vėrtet Unė do ta strehoj atė. Unė nuk nguroj pėr asgjė mė tepėr se nė marrjen e shpirtit tė robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unė e urrej lėndimin e tij. 

HADITHI 26. 

Vėrtet prej tė gjithė tė devotshmėve mė sė tepėrmi e pėlqej besimtarin e varfėr, i cili ėshtė nė skamje, e megjithatė tregon njė vėmendje tė posaēme gjat namazit, si dhe bindje tė plotė gjat adhurimit tė Zotit tė tij duke e respektuar atė nė vetmi; nuk gjendet nė sy tė keq tek njerėzit, nuk tregohet me gisht drejt tij, dhe mundėsia e jetesės sė tij arrin vetėm kushtet elementare, e ai pėrsėri duron. 
Pastaj i Dėrguari i All-llahut u tha: 
Vdekja do tė kishte ardhur mė herėt tek ai, por ngushėlluesit e tij do tė ishin pak (nė numėr) dhe i vogėl do tė ishte trashėgimi i tij. 

 

HADITHI 27. 

E pyetėm Abdull-llah ibn Mesudin t pėr ajetin: 
"Dhe assesi mos mendoni se janė tė vdekur ata qė u vranė nė Rrugėn e All-llahut! Pėrkundrazi, ata janė tė gjallė duke u furnizuar te Zoti i tyre" 
(Ali Imran; 169) 
Dhe ai tha: 
Edhe ne kemi pyetur (tė Dėrguarin e All-llahut u) dhe na ka thėnė: 
Shpirtrat e tyre janė nė brendėsi tė zogjve tė gjelbėr, duke pasur kandila tė varur pėr Arsh dhe (kėto njerėz) shetisin nė Xhennet nga tė duan, pastaj pushojnė dhe qetėsohen nė ato kandila. Atėherė Zoti ua hedh njė shikim dhe u thotė: 

"A dėshironi diēka tjetėr?" ata thonė: 
"Ēka mundemi tė dėshirojmė, kur po shetisim lirisht dhe kah tė duam nė Xhennet?" All-llahu ua drejton tri herė kėtė pyetje, e ata, kur e shohin se do tė pyeten pėrsėri, pėrgjigjen: 
"O Zot, dėshirojmė qė tė na i vendosėsh edhe njė herė shpirtrat nė trupat tonė (dmth nė dunja) dhe tė luftojmė derisa tė vdesim edhe njė herė nė rrugėn tėnde." Kur Ai sheh se ata nuk kanė nevojė pėr asgjė tjetėr, i le tė qetė. 

HADITHI 28. 

 Nė mesin e paraardhėsve tė juaj ishte njė njeri, i cili kishte njė plagė, dhe prej dhimbjeve tė tmerrshme, tė cilat mė nuk mund t'i duronte, mori thikėn dhe preu dorėn, prej sė cilės rrodhi gjak derisa vdiq. 
All-llahu U tha: 
"Robi Im mė tejkaloi nė vehten e tij (dmth shkeli ligjin Tim), pra Unė ia kam ndaluar atij hyrjen nė Xhennet." 
 

HADITHI 29. 

Kur unė ia marr robit besimtar shokun nga banorėt e dunjasė, e pastaj ai duron, ēfarė shpėrblimi i takon atij pėrveē Xhennetit? 
 

HADITHI 30. 

"Nėse robi Im dėshiron tė takohet me Mua, edhe Unė dėshiroj tė takohem me tė, e nėse ai nuk dėshiron tė takohet me Mua, as Unė nuk dėshiroj tė takohem me tė." 
Njė hadith i ngjashėm nė njė transmetim mė tė gjėrėsishėm thotė: 
Nga Ajsha t pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut u ka thėnė: 
Atė qė dėshiron tė takohet me All-llahun, edhe All-llahu dėshiron ta takojė, e atė qė nuk dėshiron takim me All-llahun, as All-llahu nuk dėshiron ta takojė. 
Unė (thotė Ajsha t) thash: O i dėrguar i All-llahut, a ėshtė kjo nga urrejtja e vdekjes, sepse ne tė gjithė e urrejmė vdekjen? 

Ai (i Dėrguari i All-llahut u) tha: 
Nuk ėshtė ashtu, por kur besimtarit i jepet lajmi pėr mėshirėn dhe kėnaqėsinė e Zotit, si dhe pranimi i tij nė Xhennet, ai dėshiron ta takojė All-llahun, e edhe All-llahu dėshiron ta takojė atė, ndėrsa kur mosbesimtarit i jepet lajmi i dėnimit nga All-llahu dhe hidhėrimit tė Tij, ai vėrtet nuk dėshiron ta takojė All-llahun, e as All-llahu nuk dėshiron ta takojė atė. 
 
 

HADITHI 31. 
 

Njė njeri tha: Pasha All-llahun, All-llahu nuk do ta falė filanin! 

Nė kėtė All-llahu i Lartėsuar tha: 
"Kush ėshtė ai, qė betohet se Unė nuk do ta fal filanin? Me tė vėrtetė Unė e fala atė, ndėrsa i asgjėsova veprat e tua!" 
 

HADITHI 32. 

Njė njeri, i cili ia kishte ngarkuar vehtes disa mėkate tė mėdha, kur ra nė shtratin e vdekjes u tha djemve tė vet: 
"Kur tė vdes mė digjni, e pastaj mė shtypni dhe ma hidhni hirin nė det, se pasha All-llahun, nėse Ai mė merr nė dorė, do tė mė dėnojė ashtu si askė mė parė!" Dhe djemtė e bėnė atė qė u tha i ati. Pastaj All-llahu i tha tokės: 
"Nxirre atė qė ke marrė!" dhe njeriu u duk aty (para All-llahut). All-llahu tha: 
"Ē'tė shtyu ta bėsh atė gjė?" njeriu tha: 
"Frika prej teje, o Zoti Im!" 

Pėr kėtė shkak All-llahu e fali atė. 
 

HADITHI 33. 

Njė rob (i All-llahut) bėri njė mėkat dhe tha: 
"O Zoti im, ma fal mėkatin!" I Lartmadhėruari tha: 
"Robi Im ka bėrė njė mėkat duke e ditur se Zoti i tij i fal mėkatet, por edhe dėnon pėr ta." 
Robi pėrsėri ka bėrė njė mėkat dhe ka thėnė: 
"O Zot, ma fal mėkatin!" I Lartmadhėruari tha: 
"Robi Im ka bėrė njė mėkat dhe ka ditur se Zoti i tij fal dhe dėnon." 
Robi bėri edhe njė mėkat dhe pėrsėri tha: 
"O Zot, ma fal mėkatin!" 
Dhe i Lartmadhėruari tha: 
"Robi Im e ka bėrė mėkatin duke e ditur se Zoti i tij fal dhe dėnon pėr mėkatet. Bė ē'tė duash, Unė tė kam falė!" 

HADITHI 34. 

 "O biri i Ademit, derisa tė mė lutesh Mua dhe tė kėrkosh nga Unė (falje), Unė do tė fal! 
O biri i Ademit, qofshin mėkatet e tua deri nė qiell, nėse kėrkon falje nga Unė, Unė do tė fal! 
O biri i Ademit, nėse vjen te Unė me mėkate tė mėdha sa toka, pastaj mė drejtohesh duke mos mė bėrė shok (nė adhurim) Unė do tė dhuroj falje po aq tė madhe!" 
 

HADITHI 35. 

All-llahu i Lartmadhėruar zbret ēdo natė nė qiellin e tokės tė tretėn e fundit tė natės dhe thotė: 
"Kush ėshtė duke m'u lutur qė t'ia pranoj lutjen?; Kush ėshtė duke mė kėrkuar, qė t'i jap atė qė kėrkon? Kush ėshtė duke mė kėrkuar falje, qė t'ia fal (mėkatet)?" 
nė transmetimin e Muslimit hadithi pėrfundon: 
"Dhe kėshtu vazhdon deri nė agim" 
 

HADITHI 36. 

Besimtarėt do tė tubohen nė Ditėn e Ringjalljes dhe do tė thonė: 
"T'i themi dikujt tė ndėrmjetėsojė pėr ne tek All-llahu!" dhe do tė shkojnė te Ademi dhe do t'i thonė: 
"Ti je babai i njerėzimit, All-llahu tė krijoi me dorėn e tij dhe u urdhėroi melekėve qė tė tė pėrulen, dhe Ai t'i mėsoi ty emrat e ēdo gjėje, pra ndėrmjetėso pėr ne te All-llahu qė tė na lirojė prej kėtij vendi, nė tė cilin gjendemi!" ai do tė thotė: 
"Unė nuk jam nė gjendje pėr ta bėrė njė gjė tė tillė." dhe do t'ua pėrmendė gabimin e tij (nė Xhennet), do tė ndihet i turpėruar dhe do t'u thotė: 

"Shkoni te Nuhu, se ai ėshtė i dėrguari i parė banorėve tė tokės!" dhe kur do tė shkojnė te ai, do t'u thotė: 
"Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė." Dhe do ta pėrmendė kėrkesėn qė ia bėri All-llahut pėr njė gjė, rreth sė cilės nuk kishte njohuri. Nuhu do tė ndihet i turpėruar dhe do t'u thotė: 
"Shkoni te miku i Mėshiruesit, (Ibrahimi u)!" ndėrsa ai do t'u thotė: 
 "Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė, shkoni te Musai, robi dhe Fjala e All-llahut, tė cilit ia ka dhėnė Tewratin." Por kur do tė shkojnė te ai, do t'u thotė: 

"Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė." Dhe do t'ua pėrmendė rastin kur e ka vrarė njė person nė vend tė njė tjetri. Kėshtu ai do tė ndihet i turpėruar nga Zoti i tij dhe do t'u thotė: 
"Shkoni te Isai, rob i All-llahut dhe Lajmėtar, fjala e All-llahut dhe shpirti!" atėherė do tė shkojnė te ai, dhe ai do t'u thotė: 
"Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė, por shkoni te Muhammedi r (qoftė bekimi dhe paqja e All-llahut mbi tė) tė cilit rob All-llahu ia ka falė tė gjitha mėkatet, tė kaluarat dhe tė ardhshmet!" 

Atėherė (thotė i Dėrguari i All-llahut u) do tė vijnė tek unė e unė do tė kėrkoj leje qė tė shkoj te Zoti Im. Leja do tė mė jepet, dhe unė do tė shkoj te All-llahu dhe do t'i bėj sexhde (do tė pėrulem). All-llahu do tė mė lė ashtu njė kohė, aq sa do tė dėshirojė dhe do tė mė thotė: 
"Ēoje kokėn. Kėrko dhe do tė jepet, flit dhe do tė dėgjohesh, ndėrmjetėso dhe do tė pranohet!" 
Pastaj unė do ta ēoj kokėn dhe do ta falėnderoj nė njė mėnyrė nderuese qė do tė ma mėsojė Ai, dhe do tė ndėrmjetėsoj, e Ai do tė mė japė (njė numėr tė caktuar njerėzish), e unė do t'i pranoj ata nė Xhennet. Pastaj do tė shkoj pėrsėri te Ai, dhe kur do ta shoh do tė pėrulem ahtu siē u pėrula herėn e parė. Pastaj do tė ndėrmjetėsoj dhe Ai do tė mi caktojė (disa njerėz), e unė do t'i pranoj ata nė Xhennet. Atėherė do tė lutem edhe pėr tė tretėn herė, e edhe pėr tė katėrtėn dhe do tė them: nė zjarr mbesin vetėm ata, qė i ka pėrshkruar Kur'ani. Nuk ka dyshim se kėto njerėz do tė jetojnė aty pėrgjithmonė. 

nė transmetimin e Buhariut shtohet: 
I Dėrguari i All-llahut u tha: 
Do tė dalė prej Xhehennemit ai qė ka thėnė: 
"Nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut", dhe i cili ka nė zemrėn e tij mirėsi, qoftė edhe sa njė kokėrr gruri: pastaj do tė dalė prej Xhehennemit ai qė ka thėnė: 
"Nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut" dhe i cili ka nė zemrėn e tij mirėsi sa njė thėrmi mielli; dhe do tė dalė prej Xhehennemit ai qė ka thėnė: 
"Nuk ka hyjni tjetėr perveē All-llahut" dhe qė nė zemrėn e tij ka pasur mirėsi nė madhėsinė e thėrmisė sė atomit. 

HADITHI 37. 

 "Kam pėrgaditur pėr robėrit e drejtė atė qė syri nuk ka parė, veshi nuk ka dėgjuar dhe as qė ka paramenduar zemra e njeriut." 
ebu Hurejre t thotė: Pėr kėtė ēėshtje mundeni tė lexoni edhe nė Kur'an: 
"Askush nuk e di se ē'kėnaqėsi u ėshtė pregaditur pėr atė qė kanė punuar!" 
(Sexhde-17) 
 

HADITHI 38. 

Kur All-llahu krijoi Xhennetin dhe Zjarrin (Xhehennemin), e dėrgoi Xhibrilin te Xhenneti duke i thėnė: 
"Shko dhe shih se ē'kam pregaditur pėr banorėt e tij". Atėherė Xhibrili shkoi nė Xhennet dhe pa ēfarė kishte pėrgaditur All-llahu pėr banorėt e Xhennetit. Kur engjėlli u kthye te All-llahu tha: 
"Pasha Madhėrinė tėnde, askush nuk di pėr tė pa hyrė brenda!" 
Atėhėrė All-llahu urdhėroi qė Xhenneti tė rrethohet me vėshtirėsi, dhe i tha Xhibrilit: 
"Kthehu dhe shikoje pėrsėri!" meleku shkoi pėrsėri nė Xhennet dhe e pa se qe i rrethuar me vėshtirėsi, dhe kur u kthye te All-llahu tha: 

"Pasha Madhėrinė tėnde, frikėsohem se askush nuk do tė hyjė nė tė!" 
Atėherė All-llahu iu drejtua pėrsėri Xhibrilit dhe i tha: 
"Shko te zjarri dhe shih se ē'kam pėrgaditur pėr banorėt e tij!" Kur e pa Xhibrili zjarrin, pa se qe i ndėrtuar nė shtresa - njė mbi njė. U kthye te All-llahu dhe tha: 
"Pasha Madhėrinė tėnde, ai qė do tė dinte pėr te, nuk do tė dėshironte tė hyjė nė tė!" 
Atėherė All-llahu urdhėroi qė tė rrethohet me kėnaqėsi, dhe i tha Xhibrilit: 
"Kėthehu nė tė!" ai u kthye dhe tha: 

"Pasha Madhėrinė tėnde, frikėsohem se askush nuk do t'i shpėtojė hyrjes nė tė" 
 

HADITHI 39. 

U zurėn Xhenneti dhe Xhehennemi ndėrmjet vehte dhe Xhehennemi tha: 
"Te unė gjendet i fuqishmi dhe kryelarti", ndėrsa Xhenneti tha: 
"Te unė gjendet i dobėti dhe i vobekti" pastaj gjykoi All-llahu ndėrmjet tyre: 
"Ti je Xhenneti, mėshira Ime, nėpėrmjet teje Unė i tregoj mėshirė atij qė dėshiroj, ndėrsa ti je zjarri, ndėshkimi Im, nėpėrmjet teje dėnoj atė qė dėshiroj, dhe ėshtė caktimi Im qė secili prej jush ta ketė hisen e vet!" 
 

HADITHI 40. 

All-llahu do t'u thotė banorėve tė Xhennetit: 
"Banorė tė Xhennetit!" ata do tė thonė: 
"Zoti ynė, po tė pėrgjigjemi, jemi nėn dėshirėn e kėrkesės Tėnde dhe mirėsia gjendet nė duart tua" atėherė All-llahu do tė thotė: 
"A jeni tė kėnaqur plotėsisht?" ata do tė pėrgjigjen: 
"O Zot, si tė mos jemi tė kėnaqur, kur Ti na ke dhėnė atė qė nuk ia ke dhėnė asnjėrės prej krijesave tua?" All-llahu do tė thotė: 
"A nuk dėshironi qė t'u jap diēka tjetėr, mė tė mirė se kjo?" ata do tė pėrgjigjen: 

"O Zot, ēka mund tė jetė mė e mirė se kjo qė na e ke dhėnė?" Ai do tė thotė: 
"Unė do ta bėj qė mirėsia Ime tė zbresė mbi ju, dhe pas kėsaj mė nuk do tė jem i pakėnaqur me ju!" 

B i s m i l a h
B i s m i l a h

Vllezėr dhe Motra tė nderuar-a,kėrkojm falje pėr shfaqjen e reklamave nė web faqe tonė.In-shallah hasim nė mirėkuptimin tuaj, Allahu ju shpėrbleftė