Home
Kur`ani Fisnik
Emrat e Allahut
Profetet
Hadithe
Abdesti
Namazi
Islami
Temat
Haxhi
Zekati
Pendohu
Ilahi mp3
TAKVIMI 2012
Muaji i Ramazanit
Festa e Bajramit
Download Kur`an
Ndegjo Kur'an
1 Video Kur'an
2 Video Kur`an
Ligjerata mp3
Foto Islame
Rinia Islame
Prayer English
Forum Islamik
Keta i do Allahu xh.sh
Per Motrat Muslimane
Emra Musliman
Emra Musliman 2
Letra e Nenes
Poezi Islame
8 Marsi, Festa
Stop Vitin e Ri
A Ndalohet Duhani
Lexoni 100 Kshillat
<< Kijameti>>
<< Vdekja >>
<< Lexo >>
<< Lexo 2 >>
<< Stafi >>
<< Sporti >>

zidane.jpg

"Sporti nė Islam"
 
Padyshim sporti ėshtė pjesė e jetės sė ēdo njeriu dhe pa tė mund tė themi lirisht se nuk mund tė funksionojnė si duhet pjesėt e caktuara tė trupit tė njeriut.Ndėrsa Islami si fe univerzale nė rruzullin tokė u pėrkujdes edhe pėr trupin e muslimanit dhe preferoi njė trup tė shėndosh krahas atij jo tė shėndosh.Nė historinė njerėzore ne njohim shumė popuj qė janė afirmuar pėrmes sportit dhe si kulturė tė tyre qė e kanė kultivuar me shekuj e posedojnė atė.Nė mesin e popujve tė shumtė njihet edhe populli kinez me shkathtėsitė e stilit Kung-Fu Wu-Shu qė e kultivuan me shekuj dhe e bartėn nė tėrė rruzullin tokėsor.[1]Populariteti i lartė i saj del nga mosnjohja e kėtij sporti e cila pak u zhvillua dhe u kultivua brenda teritorit kinez.Kung Fu Wu Shu u bartė nė shumė vende nė Europ dhe pėr njė periudhė tė shkurtėr u mundėsua hapja e shumė klubeve pėr mėsimin e kėtyre shkathtėsive luftarake.Me tė vėrtet ky sport dhe shumica e sporteve tjera janė nė mėnyrė e tė komunikuarit nė shoqėri.Shumica e mjeshtėrve tė kėtij sporti kanė qenė njerėz tė arsimuar dhe tė afirmuar intelektualisht tė cilėt mbi supe bartėn njė ide mjaft tė vjetėr nė njė popullatė relativisht tė re.Duke vėshtruar historikun e sporteve ne me tė vėrtet befasohemi nga numri i madh i diciplinave sportive qė njeriu i ka menduar dhe nė tė njejtėn mėnyrė edhe krenohemi me to.Sot pjesė e pandashme e ekonomisė sė njė vendi ėshtė bė edhe sporti dhe e arritura nė tė.Nėse arrinė qė tė organizosh njė manifestim sportiv nė vendin tėnd , ajo pėr ekonominė e atij vendi d.t.th. afirmim , plasman  mė tė lartė tė artikujve dhe zhvillim cilėsor i degėve tė caktuara ekonomike.Por , sporti nuk ka tė gjitha anėt e saj pozitive dhe utopike.Ajo ka edhe shumė anė tė saja negative , si p.sh. sportet  e ndryshme qė janė kundėr kokės sė njeriut si boksi, sporte si futbolli , basketbolli dhe hendbolli, pėrzierja e publikes sė femrave me meshkuj, lindja e problemeve brenda tifozerisė, ana e saj materiale dhe jo etike, krijimi i ndjenjės sė epėrsisė dhe injorimit tė njerėzve tjerė, konkurenca jolojale sportive etj.Tė gjitha kėto janė faktor qė gjenerojnė sportet nė pėrgjithėsi dhe preokupojnė rininė nė veēanti.Islami si sistem jetė nė shoqėri erdhi me njė rregull tė re, me njė rrugė tė mesit dhe tė arsyes.Ai implikoi vlerat nė sport dhe sulmoi dhe ndaloi nė mėnyrė strikte antivlerat nė sport dhe nga sporti.Na dha njė kod tė ri tė sjelljes sonė nė jetėn tonė nė pėrgjithėsi por edhe nė garimet tona sportive nė veēanti.Lejoi garimin nė masėn e ngritjes sonė, por ndaloi urrejtjen e garuesit tjetėr , krijoi njė imazh tė ri nė historinė e sportit nė pėrgjithėsi.Nė islam dopingu ėshtė i ndaluar rreptėsisht pėr dy arsye:1.Pėr shkak tė pasojave qė i posedon trupi i njeriut pas shfrytėzimit tė saj dhe 2.Krijon njė atmosfer jolojale nė sport dhe nė garimin me sfidantėt tjerė.Mund tė themi lirisht se edhe njė pjesė e shtyllave tė Islamit kanė efektin e saj sportiv dhe mjaft senzibilizues.Ato janė dy ku mund t`i hasim aspektet sportive, 1.Namazi dhe 2.Haxhi.Por, normal kėto nuk janė synimet kryesore tė saj, kryerja e namazit dhe e haxhit, nuk janė vetėm aspekte sportive, por brenda tėrėsisė sė tyre mund tė hasim edhe nė shumė disiplina sportive.All-llahu xh.sh. thotė nė Kur`anin famėmadh:[2]”...dhe falni namazin”.[3]”O ju qė besuat, pėruluni dhe bini nė sexhde, adhuroni Zotin tuaj, dhe bėni mirė, qė tė mund tė shpėtoni”.Gjithėashtu thotė All-llahu xh.sh. nė Kur`anin famėmadh:[4]”... E kur tė qetėsoheni (nga lufta), atėherė faleni namazin nė mėnyrė tė rregullt, pse namazi ėshtė obligim (pėr kohė) i caktuar pėr besimtarėt.”
[5]Shkencėtarėt kanė vėrtetuar se , lloji mė i mirė i gjimnastikės  ėshtė ajo e pėrditshmja , e pėrsėritur dhe e shpėrndarė nė tė gjitha orėt e ditės, dhe jo rraskapitėse, siē mund tė kryej ēdo njeri.Tė gjitha kėto vecori gjenden te gjimnastika e namazit.Njėashtu edhe nė Haxhin ne mund tė gjejmė efektet e saj gjimnastikore duke mos mėtuar qė tė tentojmė nė atė se shtyllat e Islamit kanė vetėm kėto probleme dhe efekte, por pjesė integrale tė tyre janė edhe efektet sportive.
All-llahu i Madhėruar thotė :[6]” Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta.”
[7]Haxhi ėshtė gjimnastik trupore , pėr shkak tė detyrimit qė pėrmban rituali i haxhit si :tavafi, qėndrimi nė Arafat, ecja nga Safa te Merva 7 herė etj.E mbase kjo ėshtė njė prej atyre dobive qė pėrfiton haxhiu nė pelegrinazhin e tij.
Kėto janė vetėm disa aspekte sportive qė Islami dhe urtėsia e tij i nxitė nė rruzullin tokė pa marrė parasysh jetėsimin e tyre nga i Dėrguari i All-llahut mendohet nė mėnyra tjera sporti pėrvec kėtyre.Por nėse vėshtrojmė jetėn dhe gjurmojmė thellė nė identitetin e Pejgamberit a.s. do tė mbushnim njė libėr tė tėrė me shembuj konkret tė jetėsimit tė sporteve tė ndryshme tė mundura nė atė kohė.Disa nga kėto sporte po pėrmendim nė vijim duke mos mėtuar tė themi ne fjalėn e fundit:
1.Vrapimi-[8]Shokėt e Pejgambėrit a.s. kishin traditė tė vraponin, ndėrsa vet Pejgamberi a.s. i inkurajonte.Transme tohet se Aliu r.a. ka qenė vrapues i shpejtė.Ndėrsa vet Pejgamberi a.s. bėnte gara me gruan e tij, Aishen r.a. pėr ta dėfruar atė, pėr ta kėnaqur veten dhe pėr t`u dhėnė shembull shokėve tė tij.Aisha r.a. thotė:”Dilnim nė gara unė dhe Pejgamberi i Zotit dhe e mundja derisa filloi tė mė lodhė mishi( rritja e peshės), e atėherė ai filloi tė mė mund vazhdimisht[9].”Pejgamberi a.s. i thoshte:”Kjo (mundje) fshin tė parėn!”
2.Mundja-[10]Pejgamberi a.s. ka dalur nė mundje me Rukanin qė ishte i njohur me fuqinė e tij, dhe disa herė e ka mundur.
3.Dėfrimi me shigjeta-Pejgamberi a.s. thotė:[11]”Fuqia ėshtė te harkėtari, fuqia ėshtė te harkėtari, fuqia ėshtė te harkėtari.”
4.Kalėrimi-Pejgamberi a.s. thotė :[12]”Praktikoni harkatarinė dhe kalėrimin!”
Dhe shumė disiplina tjera sportive qė pėr hirė tė kohės dhe mosbėrjes monoton do tė ndalojmė me kaq.Pėr nė fund o njeri kuptoje sportin si mėnyrė e tė shprehurit dhe jo si mėnyrė e tė pėrfituarit, sepse qėllimi i jotė final nuk duhet tė jetė stacionimi nė kėtė dynja, por pėrhershmėria....
 
www.RiniaIslame.com

Vllezėr dhe Motra tė nderuar-a,kėrkojm falje pėr shfaqjen e reklamave nė web faqe tonė.In-shallah hasim nė mirėkuptimin tuaj, Allahu ju shpėrbleftė