Home
Kur`ani Fisnik
Emrat e Allahut
Profetet
Hadithe
Islami
Abdesti
Namazi
Temat
Haxhi
Zekati
Ilahi mp3
Video Kur'an
Ligjerata mp3
Foto Islame
Rinia Islame
Prayer English
Forum Islamik
Keta i do Allahu xh.sh
Per Motrat Muslimane
Muaji i Ramazanit
Emra Musliman
Radio Islame
Poezi Islame
8 Marsi, Festa
A Ndalohet Duhani
Mexhlisi-asr
Lexoni 100 Kshillat
<< Lexo >>
<< Stafi >>
<< Lajme >>
<< Sporti >>

 

Zgjohu oj RINI

 

(Njė porosi fetare nga dijetari i njohur Abdul-Muhsin el Ab-bad, qė trajton disa dukuri aktuale qė shfaqen te disa nga rinia fetare sh.r.)

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij. Salavatet dhe begatitė e Zotit qofshin mbi tė Dėrguarin e All-llahut, mbi familjen e tij dhe mbi shokėt e tij dhe mbi gjithė ata qė pasuan rrugėn e tij deri nė ditėn e gjykimit.

Shejtani pėr t’i lajthitur besimtarėt dhe pėr ti devijuar pėrdor dy metoda kryesore:

E para nėse bėhet fjalė pėr njeri tė pakujdesshėm tė dhėnur pas epsheve dhe mėkatėve shejtani veprimtarinė e tij e koncentron nė zbukurimin e mėkatėve duke e larguar prej gjėrave qė janė tė dashur tek All-llahu dhe i Dėrguari i tij.

I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Xhen-neti ėshtė i rrethuar me gjėra tė urejtura kurse zjarri ėshtė rrethuar me pasione (gjėra tė dashura tek njerėzit) Buhariu (6487) dhe Muslimi (2822)

E dyta: Duke i tėrhequr muslimanėt e mirė nė fushėn e rrezikshme tė ekstremizmit dhe teprimit nė disa gjėra me qėllim tė largimit nga rruga e drejtė.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “O ithtarėt e librit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr All-llahun, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė.” (Nisa,171 )

“Thuaju: "O ithtarė tė librit, mos e teproni nė fenė tuaj jashtė tė vėrtetės dhe mos shkoni pas epsheve tė njė populli tė mėparshėm qė ka humbur, qė ka shkaktuar humbjen e shumė tė tjerėve dhe qė u largua nė tėrėsi prej rrugės sė drejtė". (Maide77 )

I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Ruajuni prej skajshmėrisė (teprimit) nė fe sepse popujt e mėparshėm i ka shkatėrruar skajshmėria (teprimi) nė fe. Nesaiu dhe tjerė shih. Silsiletul ehadith es-sahiha nr.1283

Duke punuar nė devijimin e tyre shejtani ua zbukuron pasimin e epshit dhe nė kokėt e tyre instalon sėmundjen e njohur me emrin kuptimi i gabuar i ēėshtjeve tė fesė. Kėsaj pune shejtani ia bashkon edhe moskonsultimin e dijetarėve tė pjekur qė do t’ua qartėsojnė shenjat nė rrugė. Kėshtu ata mbesin nė lajthitjen e tyre tė cilėn e konsiderojnė tė vėrtetė.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “…e mos shko pas dėshirave se ato tė shmangin prej rrugės sė All-llahut.” (Sad,26 )

“…e kush ėshtė mė i humbur se ai qė duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhėzon popullin zullumqar.” (Kasas,50 )

“A atij qė vepra e vet e keqe i ėshtė hijeshuar dhe e sheh si tė mirė (a ėshtė i njėjtė me atė qė i largohet asaj)? Nė tė vėrtetė, All-llahu e largon nga e vėrteta atė qė do dhe Ai e udhėzon atė qė do…” (Fatir,8 )

“A ėshtė i njėjtė ai, qė ėshtė i mbėshtetur nė argument tė qartė prej Zotit tė vet, si ai qė veprat e tij tė kėqija i janė hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?” (Muhammed,14 )

“Ai ėshtė qė ta zbriti librin ty e qė nė tė ka ajete tė qarta dhe ato janė bazė e librit, e ka tė tjerė qė nuk janė krejtėsisht tė qartė (muteshabih). E ata, qė nė zemrat e tyre kanė anim kah e shtrembėta, ata gjurmojnė atė qė nuk ėshtė krejt e qartė pėr tė shkaktuar huti, e kinse kėrkojnė komentin e tyre…” (Ali Imran,7 )

Aisheja, radijall-llahu anha, tregon: “I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e lexoi kėtė ajet pastaj tha: Keni kujdes prej atyre tė cilit anojnė kah e paqarta sepse ata janė tė pėrmendur nė kėtė ajet.” Buhari (4547) dhe Muslim (2665) I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu thotė: “Kujt ja don All-llahu tė mirėn ia bėn tė mundshme ta kupton fenė.” Buhari (71) dhe Muslim (1037)

Nga ky hadith kuptohet moskuptimi i drejt i fesė ėshtė shenjė e sprovės dhe mosmbėshtetjes hyjnore. Kuptimi i drejt i fesė ėshtė mbėshtetje prej zotit pėr robin e tij tė cilit ia don tė mirėn.

Kuptimi i gabuar i fesė ishte shkaku i daljes sė Havarixhėve dhe shkaku i armiqėsisė sė tyre ndaj Aliut, radijall-llahu anhu. Ata tekstet e fesė i kishin kuptuar gabimisht dhe nė kundėrshtim me kuptimin e sahabėve. Pėr kėtė shkak pasiqė Ibėn Abbasi debatoi me tė shumica dėrmuese u larguan prej qėndrimeve qė i patėn. Tekstin e kėsaj debateje e transmeton Hakimi nė Mustedrekun e tij me sened tė sakt konform kushteve tė Imam Muslimit.

Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, thotė: Ju erdha prej shokėve tė Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, prej muhaxhirėve dhe ensarėve qė t’ua kumtoj dhe t’ju lajmėroj me atė tė cilėn ata e thojnė. Nė kohėn e tyre ka zbritur Kur’ani dhe ata mė sė miri e dijnė atė tė cilėn e ka shpallur All-llahu, subhanehu ve teala,. Ajo tė cilėn ata e bėnin ishte shkaku i shplljes sė shumė ajeteve e unė sot nė mėsin juaj nuk shoh asnjė prej tyre. Disa prej tyre thanė: Mos bisedoni me Kureshitėt sepse All-llahu nė Kur’an pėr tė ka thėnė: “…ata janė njerėz ngatėrrestarė” (Zuhruf,58 )

Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, thotė: Nuk kisha parė njerėz si puna e tyre, aq shumė bėnin ibadet saqė fytyrat e tyre ishin tė zbehura nga pagjymsia dhe lodhėsia vėrehej nė gjymtyrėt e tyre.

Disa prej tyre thanė: Tė bisedojmė me kėtė njeri dhe tė shohim ēfarė do tė na thotė. Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, tha: Me tregoni tė cilat janė gjėra tė cilat ju i kundėrshtoni tė kushėriri i Pejgamberit dhe tek Muhaxhirėt dhe Ensarėt? Tre gjėra u pėrgjigjėn. Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, pyeti: Cilat janė ato gjėra?

Thanė: E para e tyre ėshtė pranimi i gjykimit tė njerėzve nė ēėshtjen e All-llahut i cili thotė: ”…vendimi i takon vetėm All-llahut.” (En’am, 57)

E dyta luftoi kundėr njė ushtrie dhe nuk lejoi qė tė mirren robėr ata qė morrėn pjesė nė atė ushtri e as qė lejoi tė mirret ganimeti i luftės. Nėse ata kundėr tė cilėt kemi luftuar ishin qafira atėherė kėto gjėra i kemi tė lejuara e nėse nuk ishin qafira atėherė nuk e kėmi patur tė lejuar tė luftojmė kundėr tyre.

E treta: fshiu titullin e vet Prijesi i besimtarėve nga marrėveshja qė e bėri. Nėse nuk e sheh vetėn si prijes i besimtarėve atėherė ai ėshtė prijės i mosbesimtarėve.

Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, pyeti: A keni diē tjetėr? Thanė: Na mjaftojnė kėto gjėra. Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, pyeti: Nėse unė para juve lexoj diē nga libri i All-llahut, subhanehu ve teala, dhe nga sunneti i tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qė hedh posht qendrimet e juaja a do t’i pranoni? Po - u pėrgjigjėn.

Sa i pėrket fjalės sė parė ka pranuar gjykimin e njerėzve nė njė ēėshtje e cila i takon All-llahut, subhanehu ve teala, ju pėrgjigjem me ajetin: “O ju qė besuat, mos e mbytni gjahun duke qenė ju nė ihram. E kush e mbyt atė me qėllim, atėherė dėnimi ėshtė therrorimi i njė kafshe shtėpiake tė ngjashme me atė (tė egrėn) qė e ka mbytur. Pėr kėtė ēėshtje vendosin dy njerėz tė drejtė nga mesi juaj…” Pėr All-llahun ju pyes nėse All-llahu pėr ēėshtjen e gjahut gjatė ihramit ka pranuar vendimin e dy njerėzve tė drejtė pse tė mos pranohet kur bėhet fjalė pėr parandalimin e gjakėderdhjes dhe pėrmirėsimin e marrėdhėnieve mes njerėzve?! Po tė kishte dashur All-llahu kishte vendosur vet dhe nuk do tė linte qė pėr kėtė ēėshtje tė vendosin njerėzit. Pėr ēėshtjen e burrit me gruan e tij All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Nėse i frikėsoheni pėrēarjes mes tyre (burrit e gruas), dėrgoni njė pari tė drejtė nga familja e tij dhe njė pari tė drejtė nga familja e saj. Nėse ata tė dy (ndėrmjetėsuesit) kanė pėr qėllim pajtimin, All-llahu ju mundėson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu ėshtė i dijėshėm, ėshtė njohės i mirė.” (Nisa, 35) nga kjo kuptojmė qė ndėrmjetėsimi i njerėzve ėshtė gjė tė cilėn e ka lejuar All-llahu, subhanehu ve teala. A e pėrfunduam kėtė ēėshtje? Po-u pėrgjigjėn.

Sa i pėrket ēėshtjes sė dytė pse nuk ka marrur robė dhe plaēkė tė luftės nga ata me tė cilėt luftuat do tju pėrgjigjem: A dėshironi qė tė robėroni nėnėn tuaj Aishen, radijall-llahu anha, pastaj tė veproni me tė ashtu siē vepron pronari me robreshėn qė e ka nėn sundim? Nėse kėtė e bėni do tė bėni kufr sepse ajo ėshtė nėna juaj nese thoni jo ajo nuk ėshtė nėna jonė pėrsėri do tė bėni kufr sepse All-llahu, subhanehu ve teala, nė Kur’an thotė: ”Pejgamberi ėshtė mė i ndieshėm ndaj besimtarėve se sa ata ndaj vetė vetvetes sė tyre, ndėrsa gratė e tij janė nė vend tė nėnave tė tyre…” (Ahzab,6 )

Dhe ju shikoni tė cilėn prej kėtyre dy lajthitjeve do tė zgjedhni. Tė pranishmit shikuan njėri tjetrin. Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, tha: A e pėrfunduam kėtė ēėshtje? Po-u pėrgjigjėn.

Sa i pėrket pyetjes pse e ka fshirė titullin Prijesi i besimtarėve nga letra e marrėveshjes unė do t’ju tregoj se njeri mė i mirė dhe mė i ndershėm e ka bėrė kėtė. A nuk keni dėgjuar rastin kur i Dėrgusri i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shkruanin marrėveshjen e Hudejbijes me Suhejl ibėn Amėr-in dhe Ebu Sufjanin dhe kur i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: Kjo ėshtė marrėveshja pėr tė cilėn janė pajtuar Muhammedi, i dėrguari i All-llahut, mushrikėt thanė: Jo mos e shkruaj po tė tė kishim pranur pėr tė Dėrguar nuk do tė luftonim kundėr teje. I dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: O All-llah ti e din qė unė jam i dėrguari ytė, pastaj urdhėroi Aliun qė tė shkruaj: Kjo ėshtė marrėveshja pėr tė cilėn janė pajtuar Muhammedi i biri i Abdull-llahut. Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, tha: Pasha All-llahun Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ėshtė mė i mirė se Aliu, radijall-llahu anhu, dhe fshirja e fjalės Pejgamberi i All-llahut nuk e nxjerri nga kjo gjė me tė cilėn e ka nderuar All-llahu. Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, tha: 2000 prej tyre u larguan nga qendrimet e tyre dhe u kthyen nė rradhat e Aliut, radijall-llahu anhu, kurse tė tjerėt mbetėn nė lajthitjen e tyre dhe Aliu, radijall-llahu anhu, luftoi kundėr tyre. Hakim (2/150-152)

Nga ky tregim kuptuam qė 2000 prej havarixhėve u larguan nga e kota pas shpjegimit prej Ibėn Abbasit dhe nė kėtė kemi mėsim qė kthimi tek dijetarėt ėshtė siguri prej sprovave dhe fitneve. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “…pyetni pra dijetarėt nėse ju nuk dini.” (Nahl,43 )

Kėtė gjė e verteton edhe rasti i Jezid ibėn Fekirit i cili thotė: disa qendrime tė havarixhėve na pėlqyen dhe me disa shokė vendosėm tė bėjmė haxhin dhe pastaj tė dalim dhe tė luftojmė kundėr njerėzve. Kur isha nė Medine e dėgjova Xhabir ibėn Abdull-llahin, radijall-llahu anhu, i cili ishte mbėshetetur nė njė shtyllė tė xhamisė se si e pėrshkruan gjendjen e njerėzve tė cilėt do tė denohen me xhehennem dhe pastaj do tė dalin prej tij. Jezidi tha: kur e dėgjova kėtė fjalė thash: Vaj pėr neve a mendoni se ky plak gėnjen?! Pasiqė dėgjuam keto fjalė tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ndryshuam qėndrimet e tona dhe vetėm njė prej neve mbeti me ato mendime. Muslim (191).

(Ky njeri ka menduar se tė gjithė njerėzit qė do tė hyjnė nė xhehennem nuk do tė dalin prej tij dhe pėr bazė e kanė marrė ajetin “Sa herė qė tė tentojnė tė dalin nga ai, kthehen nė tė dhe atyre u thuhet: Shijoni dėnimin e zjarrit qė ju e konsideronit rrenė” ky ėshtė mendimi i havarixhėve, kurse Ehli Sunneti ėshtė i mendimit qė pėrgjithėherė nė xhehennem do tė mbesin vetėm jobesimtarėt. Pasi qė e ka dėgjuar kėtė hadith ai dhe shokėt e tij janė kthyer nė rrugėn e vėrtetė pėrpos njėrit). Edhe kėtu u vėrtetuam se kthimi tek dijetarėt e pjekur ėshtė siguri e vėrtetė nga sprovat e entuziazmit tė pakontrolluar, mospjekurisė dhe injorancės.

Rrezikun nga ekstremizmi dhe teprimi nė ēėshtjet e fesė dhe nga largimi i parimeve tė ehli sunnetit shumė bukur na e ka treguar i Dėrguari i All-lahut nė kėtė hadith: Gjėja qė pėr juve mė tepėr mė frikėson ėshtė njeriu qė lexon Kur’an dhe pasi qė nė fytyrėn e tij fillon tė shihet bukuria e Kur’anit e hedh pas shpine librin e All-llahut dhe nuk i pėrfill ēėshtjet e Islamit. Sulmon fqiun me shpatė dhe e akuzon me mosbesim (e shpall qafir). Thash: O i Dėrguari i All-llahut kush prej tyre mė tepėr meriton tė shpallet si qafir akuzuesi apo i akuzuari. Akuzuesi - u pėrjigj. Buhariu nė Tarih, Ebu Ja’la, Ibėn Hibbani, El Bezzari shih. Silsiletul ehadith es-sahiha nr.3201

Nuk ka dyshim se koha e rinisė ėshtė koha me e rrezikshme qė mund tė shfrytėzohet nga shejtani nė kuptimin e gabuar tė ēėshtjeve tė fesė. Pėr kėtė shkak edhe njė herė potencojmė se kthimi tek dijetarėt e vjetėr ėshtė garancė pėr njeriun nga lajthitja. Kėtu sigurisht i kemi pėr qėllim dijetarėt e sinqertė dhe besnik.

Xhundub ibėn Abdullahi, radijAll-llahu anhu, thotė: Gjėja e parė qė prishet tek njeriu ėshtė barku i tij, pra nėse ke mundėsi qė tė mos hash pėrpos tė pastėrtės (hallallit) bėje atė dhe mos lejo qė pengesa mes teje dhe xhennetit tė jetė njė grusht gjaku qė e ke derdhur. Buhari (7152)

Ibėn Haxheri komentuesi i librit tė Buhariut thotė: Kjo fjali ėshtė transmetuar edhe si hadith i tė Dėrguarit, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, nė librin e Taberaniut: E dini se unė e kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė: “Mos lejoni qė mes ju dhe xhennetin tė cilin do ta shihni tė pengojė njė grusht gjaku i muslimanit tė cilin e keni derdhur padrejtėsisht” edhe pse nė librin e Buhariut nuk ėshtė treguar nė mėnyrė eksplicite si fjalė e tė Dėrguarit e ka tė njejtėn shkallė sepse ėshtė prej gjėrave qė nuk thuhen me llogjikė. Ky hadith ėshtė kėrcėnim prej All-llahut pėr ata qė padrejtėsisht vrasin musliman. Fet’hul Bari (13/130)

I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Ai qė del prej Ummetit tim dhe i mbytė tė mirėt dhe tė kėqinjėt, nuk ruhet nga derdhja e gjakut tė besimtarit dhe nuk e ēon nė vend marrėveshjen nuk ėshtė prej meje dhe unė nuk jam prej tij.” Muslim (1848)

Tani do tė cekim disa hadithė qė nuk janė nė Buhari dhe Muslim por tė cilėt i ka pėrmbledhur Mundhiriu nė librin Et-Tergib vet-Terhib dhe tė cilėt si tė saktė i ka vlerėsuar Albani nė librin Sahihut-Tergibi vet-Terhib (1/629-634)

El Berau, radijAll-llahu anhu, tregon se i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Me tė vėrtetė zhdukja e dunjasė ėshtė mė e lehtė pėr All-llahun se sa vrasja e besimtarit (mu’minit) padrejtėsisht, po tė kishin marrė pjesė nė vrasjen e tij banoret e qijejve dhe tokės, All-llahu do t’i denonte me zjarrin e xhehennemit.”

Nė njė hadith tjetėr tė cilin e transmeton Abdull-llah ibėn Amėr ibėn El As, radijAll-llahu anhuma, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Me tė vėrtetė zhdukja e dunjasė ėshtė mė e lehtė pėr All-llahun se sa vrasja e njeriut musliman.”

“Vrasja e mu’minit ėshtė mė e madhe tek All-llahu se sa zhdukja e dunjasė.” Hadithe me kėtė kuptim kanė transmetuar Ebu Se’idi, Ebu Hurejreja dhe Ebu Bekrete, radijAll-llahu anhum.

Muaviju, radijAll-llahu anhu, thotė: I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: اdo mėkat ka shpresė qė All-llahu, subhanehu ve teala, do ta falė pėrpos njeriut qė ka vdekur si mosbesimtar dhe njeriu qė ka mbytur besimtarin qėllimisht.”

Tė njejtin hadith e ka transmetura Ebu Derda, radijAll-llahu anhu.

Prej Ebu Musaut, radijAll-llahu anhu, transmetohet se i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Nė mengjez Iblisi i dėrgon ushtritė e tij dhe u thotė: Kush do tė dėshpėrojė sot njė musliman do ta kurrorėzoj.

Kur tė kthehen i pari do tė thotė: nuk u largova derisa nuk u nda prej gruas sė tij. Iblisi do tė pėrgjigjet: ske bėrė asgjė do tė martohet pėrsėri. I dyti tha: nuk u largova deri sa nuk tregoj mosrespekt ndaj prindėrve tė tij. Iblisi do tė pėrgjigjet: Ske bėrė asgjė sė shpejti ai pėrsėri do t’i respektojė. I treti tha: nuk u largova deri sa nuk bėri shirk. Iblisi do tė pėrgjigjet: Ti je ai, ti je ai. I katėrti tha: nuk u largova derisa nuk mbyti njeri. Iblisi do tė pėrgjigjet: Ti je ai, ti je ai, dhe do ta kurrorėzojė.

Nė hadithin tė cilin e ka transmetuar Ubade ibėn Samit thuhet: “Kush e mbyt besimtarin dhe gėzohet me mbytjen e tij All-llahu prej tij nuk do tė pranon asnjė punė.” Halid ibėn Dehkani thotė: E pyeta Jahja ibėn Jahja El Gassaniun: اdo tė thotė fjala gėzohet me vrasjen e tij? Ata qė luftojnė kur gjėrat janė tė paqarta dhe mbytet njeriu dhe tjetri mendon se ka vrarė me tė drejtė dhe nuk pendohet.

Ebu Se’id El Hudriu rrėfen: I dėrguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Prej zjarrit tė xhehennemit do tė del njė qafė dhe do tė thotė: Me janė besuar tre veta: ēdo kryelarti kundėrshtar, ai qė All-llahut i ka pėrshkruar shok dhe ai qė ka vrarė njeri pa tė drejtė. Do t’i rrethojė dhe do t’i hudh nė thellėsinė e xhehennemit.”

Sa i pėrket atij qė gabimisht ka vrarė besimtarin pėr tė ėshtė paraparė pagesa e gjakut (dijje) dhe shpagimi (kefaret)

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Asnjė besimtari nuk i ėshtė i lejuar tė mbysė besimtarin tjetėr, pėrpos gabimisht. E kush e mbytė gabimishht njė besimtar, ai ėshtė i obliguar ta lirojė njė rob besimtarė dhe shpagimin (e gjakut) t'ia dorėzojė familjes sė tij, pėrpos nė qoftė se ia falin (gjakun familja). Nė qoftė se ai (i mbyturi gabimisht) ėshtė besimtarė, por i takon popullit qė ėshtė armik i juaji, atėherė ėshtė obligim vetėm lirimi i njė robi besimtar…

…e kush nuk ka mundėsi (tė lirojė njė rob), le tė agjėroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu ėshtė mė i dijshmi, ligjdhėnėsi mė i drejtė.” [Nisa, 92]

Mbi vrasjen e mosbesimtarit gjaku i tė cilit ėshtė i mbrojtur qėllimisht ose gabimisht

Vrasja e mosbesimtarit i cili ėshtė nėn mbrojtjen e shtetit islam (dhimmij), e atij i cili ka hyrė me marrėveshje (muahid) dhe e atij siguria e tė cilit ėshtė garantuar (muste’men) ėshtė HARAM. Pėr mbytjen e tyre ekziston kėrcėnim me dėnim prej All-lahut, subhanehu ve teala.

I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Ai qė mbyt njeriun pėr tė cilin vlen marrėveshja nuk do tė nuhas aromėn (erėn) e xhennetit e cila ndihet prej largėsisė dyzet vjeēare.” Buhari (3166) prej Abdullah ibėn Amėr, radijAll-llahu anhuma.

Ibėn Haxheri thotė: Muahed ėshtė ēdo njeri qė ka marrėveshje me muslimanėt pa marrė parasysh a bėhet fjalė pėr marrėveshjen e dhėnies sė xhizjes, armėpushim apo garancė prej ndonjė besimtarit. Fet’hul Bari (12/259)

“Ai qė mbyt dhimmijun (njeriun mosbesimtarė qė shtetit Islam i paguan xhizje) nuk do tė nuhat; aromėn e xhennetit e cila ndihet prej largėsisė katėrdhjetė vjeēare.” [Nesai - 4750]

Nė njė transmetim tjetėr tė Nesaiut [4749] qėndron: “Ai qė mbyt dhimmijun (njeriun mosbesimtarė qė shtetit Islam i paguan xhizje) nuk do tė nuhate aromėn e xhennetit e cila ndihet prej largėsisė shtatėdhjetė vjeēare.”

I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu thotė: “Ai qė mbyt njeriun pėr tė cilin vlen marrėveshja nė kohė kur mbytja e tij ėshtė e ndaluar All-llahu ia ka ndaluar hyrjen nė xhennet.” Ebu Davud (2760) dhe Nesaiu (4747) me sened tė saktė prej Ebu Bekrete, radijAll-llahu anhu. Nė transmetimin e nesaiut ka shtojcė: …dhe tė nuhatė aromėn e xhennetit.”

Ibėn Hibbani transmeton tė njejtin hadith me ndryshimin: aroma e tė cilit ndihet prej largėsisė njėqind vjeēare (Sahiht-Tergibi vet-Terhib 2/635) Albani e ka vlerėsuar si Sahih li gajrihi (i saktė nėse mirren parasysh gjitha transmetimet).

Pėr vrasjen gabimisht tė njeriut pėr tė cilin vlen marrėveshja, All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Nė qoftėse se ai (i mbyturi) ėshtė nga ai popull qė keni marrėveshjen me tė, atėherė ėshtė obligim shpagimi i (gjakut) qė i dorėzohet familjes sė tij dhe lirimi i njė robi besimtar. E kush nuk ka mundėsi (tė lirojė njė rob), le tė agjėroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu ėshtė mė i dijshmi, ligjdhėnėsi mė i drejtė.” (Nisa, 92)

Nė fund ju them: Oj Rini keni frikė All-llahun dhe mos u bėni gjah i shejtanit e qė All-llahu t’ju dėnojė me poshtėrrim nė dynja dhe dėnim tė dhimbshėm nė ahiret. Keni frikė All-llahun pėr pleqtė e juaj dhe rininė e juaj, pėr nėnat e juaja, pėr bijat e juaja, motrat e juaja, hallat dhe tezat e juaja. Keni frikė mos tė derdhni gjakun e pleqėve qė bėjn ibadet dhe fėmijėve tė pafajshėm qė nuk dijnė asgjė. Mos i pėrgjakni duart e juaj me gjakun e ndaluar dhe pasurinė e mbrojtur. Ruajuni zjarrit, lėndė e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt, qė ėshtė i pėrgatitur pėr mosbesimtarėt. Dhe ruajuni njė dite kur nė tė ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė. Ditėn kur ēdo njeri e gjenė pranė vete atė qė veproi mirė ose keq, e pėr atė tė keqe qė bėri, do tė dėshirojė qė nė mes tij dhe nė mes tė asaj tė jetė njė distancė shumė e madhe (e mos ta shohė). All-llahu u jep tė frikėsohen prej dėnimit qė vjen prej Tij. Atė ditė njeriu ikėn prej vėllait tė vet, prej nėnės dhe prej babait tė vet, prej gruas dhe prej fėmijėve tė vet. Atė ditė secilit njeri i mjafton ēėshtja e vet.

Zgjohu oj rini nga moskujdesi dhe neglizhenca. Mos e lejoni qė shejtani t’ju pėrdor si mjet pėr tė pėrhapur ērregullime nė tokė.

All-llahun e lus qė muslimanėve t’ua mundėson kuptimin e saktė tė fesė, qė t’i mbron nga sprovat lajthitėse, nga ato qė shihen dhe nga tė fshehtat. Paqja, mėshira dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi tė Dėrguarin e All-llahut, mbi familjėn e tij dhe mbi gjithė shokėt e tij.

Abdul Muhsin ibėn Hamed El Ab-bad

Devijimi i tė rinjve

Rezyme e hutbes:

1- Rėndėsia e rinisė; 2- reziku i devijimit tė tė rinjve; 3- shpėtimi i gjeneratės sė sahabeve nga devijimi ideologjik; 4- qėndrimi i sahabeve gjatė fitneve; 5- devijimi moral; 6- roli i familjes nė edukimin e tė rinjve; 7- domosdoshmėria e luftimit tė varfėrisė; 8- roli i shkollės nė pėrgaditjen e tė rinjve; 9- feja ėshtė mbrojtja mė e madhe; 10- roli i mėsuesit dhe misioni i tij; 11- rėndėsia e shoqėrisė; 12- reziku i kohės boshe; 13- ndikimi i programeve tė ndryshme; 14- mjetet e shėrimit tė devijimit.

Hutbeja e parė

E porosis veten dhe juve qė tė keni frikė All-llahun. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلا تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ [آل عمران:102].

"O ju qė besuat, kini frikė All-llahun me sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni, pos vetėm duke qenė muslimanė (besimtarė)!". (Ali Imran: 102).

Rinia konsiderohet thesari i ēmueshėm i ummetit dhe rezerva e vlefshme, shndėrohet nė dhunti dhe mirėsi kur shfrytėzohet pėr tė mirė, nderė dhe ndėrtim. Kurse shndėrohet nė dėm tė madh dhe tė keqe, kur e mer pėrpara e keqeja dhe ēorodia.

Devijimi nė etapėn e rinisė ėshtė shumė i rezikshėm dhe i frikshėm, sepse i devijuari sot ėshtė krimineli i tė nesėrmes, nėse nuk e kaplon kujdesi i All-llahut, subhanehu ve teala. andaj aq sa kujdesemi pėr rininė dhe ēeshtjet e tyre, ashtu edhe pėrcaktohet ecuria e ummetit dhe shoqėrisė.

Devijimi i tė rinjve ėshtė prej ēeshtjeve qė mė sė shumti elaborohen sot dhe prej ēeshtjeve qė i shqetson prindėrit dhe pedagogėt.

Disa shkrimtar dhe mendimtar i dominon emocioni dhe analiza sipėrfaqėsore disa herė gjat pozicionimit kundrejt kėtij fenomeni, ashtuqė e prekim problemin, e plasim plagėn, i pėrsėrisim dhimbjet herė pas here, mirėpo pa asnjėfar dobie. Shėrimi i sukseshėm ėshtė logjikimi dhe analiza e thellė, prognozimi i tė ardhmes sipas analizave tė fenomenit, studimit tė shkaqeve dhe veprimi nė masat preventive, nė mėnyrė konstruktive dhe metodologjike, duke u bazuar nė fe dhe sherijat.

Nuk ėshtė e ēuditshme qė specialistėt tė miren me fenomenin e devijimit nė mesin e rinisė, pėr ta tharė burimin dhe ērrėnjosur rrėnjėt, sepse rinia ėshtė shpresa e ummetit, pėrgaditja e ardhmėrisė, nozulli i shoqėrisė dhe nervi aktiv nė jetėn e popujve.

Devijimi i rinisė ėshtė dukuri e pėrgjithshme ėshtė shfaqur nė ēdo vend, kurse kėndi i devijimit zgjėrohet kur gjinden shpirtėra pa mburojė, ide pa imunitet dhe personalitet pa edukatė dhe respekt.

Rinia janė sikur njerėzit tjerė, edhe gabojnė edhe ia qėllojnė. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

((كلّ ابن آدم خطّاء، وخير الخطائين التوّابون)) أخرجه الترمذي

"Secili bir i Ademit ėshtė gabimtar, mirėpo gabimtari mė i mirė ėshtė ai qė pendohet". (hasen, Tirmidhiu).

Mirėpo ky ummet, tė cilit i ėshtė pėrcaktuar mirėsia pėr dallim nga popujt tjerė, nuk ėshtė dakord qė rinia e sajė tė mos jetė sunduese mbi tokė dhe zotėrinjė nė moral. Historia e ummetit tonė , qė nga agimi i mėngjesit e deri mė sot, ka regjistruar shembuj tė rrallė tė tė rinjve tė kapur pėr besim tė shėndoshė dhe vepėr tė mirė, tė kapur pėr metodėn dhe sherijatin e All-llahut, ėshtė gėzuar ummeti me thėniet e tij dhe janė forcuar shtyllat e shoqėrisė me veprat e tij dhe veēoritė e tija fisnike, kurse tėrė kjo pėrgėzon mirėsi tė madhe, pasiqė ata janė argumenti i All-llahut pėr tjerėt.

Nė shekullin tonė llojet e dilemave janė tė ndryshme, epshi ėshtė ndezur mė shumė, kurse rinia jonė ėshtė eksponuar para shigjetave tė helmuara dhe shtizave tė kalbura tė armiqve, hidhurinė e tyre e ka shijuar shoqėria ynė nėpėrmjet degjenerimit moral dhe ekstremizmit nė tekfir.

Sa i pėrket mejdanit tė ideve tė devijuara, grupacioneve dhe sekteve tė kota shoqėria e brezit tė parė, gjenerata e sahabeve, nuk ėshtė ndytur me kėto mbeturina, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka mbrojtur mirė kėtė gjeneratė.

Doli Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė mesin e sahabeve, kurse ata kacafyteshin rreth Kaderit, njėri sillte njė ajet e tjetri njė ajet tjetėr. U skuq Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e tha:

((بهذا أُمِرتم؟!)) أو ((بهذا بُعِثتم أن تضربوا كتابَ الله بعضَه ببعض؟! إنما ضلّت الأمم قبلكم في مثل هذا، إنكم لستُم ممّا ها هنا في شيء، انظروا الذي أُمِرتُم به فاعملوا به، والذي نُهيتم عنه فانتهوا)) أخرجه أحمد.

"A me kėtė jeni urdhėruar?! A me kėtė jeni dėrguar?! Tė kundėrshtoni Kur'anin mes vehte?! Popujt para jush kėshtu kanė devijuar, ju sjeni askund nė krahasim me atė qė ėshtė kėtu. Shikoni veprat qė jeni urdhėruar ti veproni, e veproni, kurse ato qė ju janė ndaluar, largohuni prej tyre". (sahih, Ahmedi).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u hidhėrua shumė kur u ngrit njė injorant mburravec ta kundėrshton vendimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pėr ndarjen e ganimetit (plaēkės sė luftės), duke i thėnė: Ndaj drejt o Muhammed. Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha:

((ويحَكَ، ومن يعدِل إذا لم أعدِل؟!)) فلما ولّى قال الرسول : ((دعه، فإنّ له أصحابًا يحقِر أحدُكم صلاتَه مع صلاتهم وصيامَه مع صيامهم، يقرؤون القرآنَ لا يجاوِز تراقيَهم، يمرقون من الإسلامِ كما يمرق السّهمُ من الرميّة)) أخرجه مسلم.

"Vaj pėr ty, po kush ndan drejt nėse nuk ndaj unė". E kur iku, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: "Lereni, se ka shokė qė ndonjėri prej nesh e nėnēmon namazin dhe agjėrimin e vet nė krahasim me tė atyreve, e lexojnė Kur'anin, mirėpo nuk e kalon fytyn e tyre, dalin nga Islami, sikur del shigjeta nga harku". (Muslimi).

Sahabet ishin tė zgjuar nė drejtim tė fitnes, andaj ia mbyllėn dyert dhe i pėrballuan nė mnėyrė metodologjike tė vendosur, andaj kemi shembullin e Halifes sė drejtė, Omer ibn Hattabit, radijall-llahu anhu, i cili e rrahu Sabigun me dru tė hurmės nė kokė, kur e pa se i hulumton ajetet e paqarta dhe problematike nė Kur'an. (shiko: Musnefun e Abdurrezakut, 11/426).

Ata ishin rigoroz nė transmetimin e sunnetit, ndaluan nga meselet e vėshtira dhe spitullimit nė ēeshtje tė ndryshme, e shumė rregulla tjera qė ua kanė ruajtur fenė sahabeve.

Robėr tė All-llahut!

Ka devijimi qė i kėrcėnohet moralit, i rrėnon vlerat, paraqet krim dhe gabim i qėllimtė, shkakton dėme tė mėdha nė sistemin e shoqėrisė, sidomos nėse ėshtė i shoqėruar me nėnēmim dhe insistim, ose ėshtė bartje e fotografive tė mėkateve tė mėdha dhe pėrhapja e tyre nė mesin e njerėzve, mėakte pėr tė cilat ėshtė kėrcėnuar All-llahu me denime tė dhembshme.

Nėse rregulli moral ėshtė i shėndosh nė jetėn e ummetit, kjo ėshtė rruga e vetme e stabilitetit dhe fuqisė, e nėse sjellja e individėve devijon dhe pėlqet vullkani i epsheve dhe dominon pasioni, ummeti i afrohet shkatėrrimit dhe eliminimit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

وَإِذَا أَرَدْنَا أَنْ نُهْلِكَ قَرْيَةً أَمَرْنَا مُتْرَفِيهَا فَفَسَقُوا فِيهَا فَحَقَّ عَلَيْهَا الْقَوْلُ فَدَمَّرْنَاهَا تَدْمِيرًا [الإسراء:16].

"Kur duam tė shkatėrrojmė ndonjė vend (popull), i urdhėrojmė pasanikėt (parinė) e atyhit (tė jenė nė rrugė), e ata kundėrshtojnė; atėherė zbatohet dėnimi i merituar kundėr tyre dhe i shkatėrrojmė krejtėsisht". (El-Isra: 16).

Familja ėshtė foleja mė e dukshme e pėrgaditjes sė rinisė dhe ndėrtimit tė personalitetit tė tyre, nga ajo buron e mira ose e keqeja, nga ajo vjen devijimi ose mirėsia.

Familja e humb rolin dhe misionin nėse prindėrit largohen nga shtėpia, kurse brenga e tyre kryesore bėhet garantimi i fitimit dhe pasurisė, duke i lėnė tėrėsisht tė lirė fėmijėt, duke lėnė pas dore edukimin e tyre, duke mos caktuar kohė pėr tu dhėnė udhėzime dhe kujdes. Shumica e prindėrve raportet e tyre me fėmijėt dhe pėrgjegjėsit e tyre nė shoqėri i kanė pėrkufizuar nė llogari materiale, tė cilat nuk i kalojnė nevojat e fėmijėve pėr ngrėnie, pije, veshmbathje dhe argėtim, kurse edukimi moral, kujdesi pėr sjelljen e tyre, ndėrtimi i personalitetit tė tyre, ato janė nė shtojcėn e listės sė pėrgjegjėsive.

Asnjė i menēur nuk dyshon se prindėrit kur zhvillojnė edukatė tė shėndoshė dhe e vėndojnė nė kokė tė prioriteteve nė jetėn e tyre, i ofrojnė imunitet tė mjaftueshėm kundėr devijimit dhe mbrojtje nga pėrfundimi i dhembshėm. Ata nė kėtė formė edhe kontribojnė pėr sigurinė e shoqėrisė.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ [التحريم:6]

"O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt e rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar". (Et-Tahrim: 6).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:

((والرجل راعٍ في أهله وهو مسؤولٌ عن رعيَّته، والمرأة راعية في بيت زوجها ومسؤولةٌ عن رعيتها)) أخرجه البخاري.

"Burri ėshtė ēoban nė familjen e vet dhe ai jep llogari pėr tufėn e tij, kurse gruaja ėshtė ēobaneshė nė shtėpinė e burrit tė saj dhe ajo jep llogari pėr tufėn e saj". (Buhariu).

Familja nė islam ėshtė pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e rinisė nga devijimi, kurse prindėrit e bartin hisen mė tė madhe tė pėrgjegjėsisė sė ekstremizmit nė sjellje dhe fanatizmit nė fe, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

((كلّ مولودٍ يولَدُ على الفطرة، فأبواه يهوِّدانه أو ينصِّرانِه أو يمجِّسانه)).

"Secila foshnje lind nė natyrė tė pastėr (fitreh), kurse prindėrit e hebreizojnė, krishterizojnė ose e bėjnė zjarputist". (Buhariu dhe Muslimi).

Atmosfera e familjes e mbushur me mjegulla i ndihmon nė devijim. Shtėpia ku ngritet zėri i mospajtimeve, hasmive dhe ndarjes nuk ėshtė e pėrgaditur pėr edukim dhe stabilitet. Ndoshta anėtarėt e kėsaj shtėpie ikin nga kjo atmosferė dhe shkojnė atje ku u ofrojnė strehim, mund tu ofrojnė strehim shokėt e kėqinjė, tė cilėt ua lehtėsojnė mėnyrat qė tė bėhen kriminel tė specializuar, e si mos tė ndodh kjo kur ka humbur pėrkujdesin, kėshillėn dhe udhėzimin e prindėrve. Mungon ai i cili e nisė rrugės sė udhėzimit dhe dritės.

Divorci ėshtė dukuri e rezikshme shoqėrore, e rrėnon shoqėrinė, ėshtė prej shkaqeve kryesore tė devijimit tė fėmijėve, sidomos nėse kjo shoqėrohet me dobėsinė e ndėrgjegjės fetare. Secila divergjencė le pasoja tė qarta dhe gjurmė tė thella, madje ėshtė goditje nė zemrėn e shoqėrisė dhe gjakderdhje nė trupin e tij.

Fėmiu qė ikė nga ferri i divorcit mund qė mos tė gjejė njeri qė do ta kėshillojė ose ndaloja nga tė kėqijat, kurse shoqėria e keqe ka mėnyra tė ndryshme tė zbukurimit tė tė keqes dhe tė prishurit kanė kurthe tė llojllojshme.

Andaj nga shoqėria kėrkohet, sidomos nga ata qė janė tė dijshėm dhe tė menēur qė ta kufizojnė kėtė dukuri dhe ta mbrojnė shoqėrinė nga pasojat shkatėrruese tė saja.

Prej shkaqeve tė devijimit ėshtė rėnia e disa familjeve viktimė e varfėrisė, andaj detyrohen disa fėmijė ta braktisin shtėpinė duke kėrkuar shkaqet e rizkut, kurse nga shkaku i injorancės dhe perceptimit tė dobėt, ata i mer pėrsipėr shoqėria e keqe dhe i ēojnė rrugės sė devijimit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pėr kėtė edhe kėrkonte strehim nga varfėria duke thėnė:

((اللهم إني أعوذ بك من الكفرِ والفقر)).

"All-llahu im, kėrkoj strehim te Ti nga mosbesimi dhe varfėria". (sahih, Ahmedi).

Pėr tu mbrojtur nga problemi i varfėrisė dhe pasojava tė tija, Islami ka bėrė obligim zekatin dhe ka stimuluar dhėnien e sadakasė, ka ngjallur domethėnien e solidaritetit shoqėror, ka thirru nė kujdes pėr jetimėt, tė varfėrit dhe tė ngratėt, duke treguar se kėto vepra kanė shpėrblim tė madh:

((أنا وكافلُ اليتيم في الجنّة هكذا)) وأشار بالسبابة والوسطى.

"Unė dhe kujdestari i jetimit jemi kėshtu nė xhennet". Dhe tregoi me gishtin tregues dhe tė mesėm. (Buhariu).

Nga solidariteti shoqėror ėshtė edhe pėrkrahja e shoqatave humanitare qė kujdesen pėr jetima, tė varfėr dhe tė ngratė. Kėto shoqata bėjnė afrimin mes tė pasurve dhe tė varfėrve, ndihmojnė nė pėrforcimin e lidhjeve shoqėrore, ofrojnė mėshirė dhe dhimbsuri. Sa e sa tė uritur kanė ushqyer, sa e sa tė ēveshur kanė veshur, sa e sa njerėzve me brenga ua kanė lehtėsuar.

Robėr tė All-llahut!

Shkolla, ėshtė foleja e dytė, detyra e shkollės ka ndikim tė thellė nė pėrmirėsimin e rinisė ose devijimin e tyre, bartė kazmėn e prishjes ose ndėrtimit. Themeli dhe baza e shkollės ėshtė planprogrami edukativo arsimor. Pa dyshim se kjo etapė, sidomos duke e patur parasysh afrimin e botės dhe pėrhapjen e mendimeve tė kota dhe epsheve, kėrkon futjen e sa mė shumė lėndėve fetare, qė tė bėhen mburojė pėr zemrėn e tė riut, mbrojtje e mendimeve tė tija nga ekstremizmi dhe ēorodia.

Feja ėshtė mburoja mė e madhe e rinisė nga devijimi. Andaj leximi i historisė sqaron shumė qartė se shfaqja e grupacioneve, dalja nė shesh e devijimit dhe pėrhapja e krimit, ka patur fat vetėm nė shoqėritė qė thirrja ka qenė pasive dhe ėshtė dobėsuar praktikimi i sherijatit.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ [الإسراء:9].

"Ėshtė e vėrtetė se ky Kur'an udhėzon pėr atė rrugė qė ėshtė mė se e vėrteta,…". (El-Isra: 9).

Nė mungesė tė fesė sė vėrtetė, besimit tė shėndoshė dhe metodės mesatare rinia ėshtė e pėrgaditur pėr devijim, mund tė bėhet viktimė e kriminalitetit, terorizmit, ekstremizmit, kalimi nė prehėrin e armiqve, rėnia nė kurthat e tė devijuarve, ose ta sundon bredhja, e tė sndėrrohet nė helm nė trupin e ummetit, i cili e rrėnon ardhmėrin e vet dhe tė ummetit.

Mėsuesi ėshtė bosht i edukimit dhe arsimimit, me ndihmėn e tij e rezistojmė devijimin dhe i mbrojmė tė rinjtė, nėse ėshtė i sjellshėm, i moralshėm, me besim tė fuqishėm, e kryen detyren nė pėrpikshmėri dhe mban brengėn e ummetit dhe shoqėrisė sė tij. Kėto janė cilėsitė mė tė rėndėsishme tė mėsuesit nė shoqėrinė muslimane.

Misioni i mėsuesit ėshtė ushqimi i besimit, pėrforcimi i ndėrgjegjės morale dhe ngjallja e kontrollit tė All-llahut nė zemrat e tė rinjve.

Edhe shoqėria e mirė ndikon nė pėrfitimin e vlerave dhe sjelljes, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

((المرءُ على دين خليله، فلينظر أحدُكم من يُخالِل)).

"Njeriu ėsht ėnė fenė e mikut tė vet, andaj le tė shikon se cilin e ban mik". (hasen, Ahmedi).

Shoku i keq mund ta shpien njeriun nė gjėra shkatėrruese, kurse shoku i mirė ėshtė njė shkak prej shkaqeve tė vlerės dhe pėrqėndrimit.

Robėr tė All-llahut!

Koha boshe ėshtė shkak prej shkaqeve tė devijimit. Koha nėse nuk angazhohet nė formėn e duhur, i sjell pasojat e kėqija dhe i ndihmon mė shumė nė devijim. Prindėrit duhet ta dinė ku dhe si e kalon fėmiu i tyre kohėn e lirė.

Gjatė kohės sė lirė mund ti vjen ndonjė ide e devijuar, pasion i ēastit ose epsh i ndezur, e tė ndodhė problemi. Andaj duhet patur institucione edukative, kurse fetare, hallka tė mėsimit tė Kur'anit qė i marrin nė prehėr tė tyre kėta tė rinjė. Kėto institucione duhe tė luajnė rolin e tyre nė pėrmirėsimin e tė rinjve qė kanė marė ekstremizmin si metodė, tė rinjtė qė janė dakord tė jetojnė nė skajet e jetės, tė rinjtė qė janė viktimė e alkoolit dhe drogės.

Aliu, radijall-llahu anhu, thotė:

(من أمضى يومًا من عمره في غير حقٍّ قضاه أو فرضٍ أدّاه أو مجدٍ بناه أو حمدٍ حصَّله أو خير سمِعه أو عِلمٍ اقتبسه فقد عَقَّ يومَه وظلَم نفسه).

"Kush kalon njė ditė nga ymri i tij nė gjėra tė kota, nė mos kryerje tė ndonjė farzit, nė mosndėrtimin e krenarisė, mosarritjen e lavdisė, mosdėgjimin e tė mirės, ose mosmarrjen e dijes, ka gabuar kundrejt kėsaj dite dhe i ka bėrė vetes padrejtėsi". ("Fejdul-Kadir", 6/288).

All-llahu mė dashtė bekim mua dhe juve me Kur'anin e Madhėrishėm, na bėfshin dobi ajetet dhe pėrkujtimet qė gjinden nė te. E them kėtė fjalė dhe kėrkoj falje te All-llahu pėr mua dhe pėr ju, andaj edhe ju kėrkoni falje prej Tij, sepse Ai ėshtė Falės dhe i Mėshirshėm.

Hutbeja e dytė

All-llahun e falėnderojmė qė krijoi dhe drejtoi, i cili pėrcaktoi dhe udhėzoi. Ate e falėnderoj dhe jam mirėnjohės ndaj Tij pėr dhuntitė qė nuk numrohen dhe llogariten. Dėshmoj se ska hyjni tjetėr pėrpos All-llahut qė ėshtė Njė dhe pa ortak, i Cili i ka emrat e mirė dhe cilėsitė e larta. Dėshmoj se zotėriu dhe Pejgamberi ynė, Muhammedi, ėshtė rob dhe i dėrguari i tij, tė cilin All-llahu e ka dėrguar me dritė dhe udhėzim, paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi te, familjen, shokėt dhe mbi ata qė ecin rrugės sė tij.

E porosis veten dhe ju qė tė jeni tė devotshėm, sepse devotshmėria ėshtė rruga e shpėtimit dhe suksesit, me te arrihet lumturia nė dynja dhe ahiret.

Bota sot jeton nė gjendje tė ngacmimeve epsharake qė i ndezin ndjenjat e tė rinjve. Prej mėnyrave mė tė dukshme tė devijimit dhe prej kurtheve mė tė qarta tė shejtanit njeri janė edhe kanalet televizive, kabllovike dhe satelitore, tė cilat i zbukurojnė devijimet dhe shpiejnė drejt dekadencės morale. Pėrballė kėtyre kanaleve nuk mund tė qėndrojnė edhe institucionet mė tė fuqishme edukativo arsimore, sepse ata me fuqi tė madhe i kanė hapur dyert e devijimit, ndytjen e mendjes sė djemve, prishjes sė zemrave dhe largimin e mbulesės sė turpit, kanė lehtėsuar luftėn ideologjike, depėrtimin e kulturave dhe moraleve tė huaja, stimulon prishjen dhe imoralitetin, trimėron nė krim dhe devijim.

Nėse dėshirojmė tė pakėsojmė kėndin e kėtij devijimi, duhet hulumtuar zgjidhjet e kėtij ankthi qė gjindet nė gjoksin dhe shtėpait tona, i cili e dridh moralin tonė, duhet ballafaquar kėto helmet dhe asgjėsuar ndikimin e tyre.

Prej mejeteve tė shėrimit tė devijimit ėshtė thirrja nė fenė e All-llahut me urtėsi, kėshillė tė mirė, ta luan rolin e vet xhamia nė udhėzim dhe pėrmirėsim, ta kryejnė detyrėn e tyre thirrėsit dhe pedagogėt. Mendimtarėt dhe shkrimtarėt duhet ta pėrdorin aftėsinė e tyre nė rezistimin e dukurive tė devijimit, duke i studijuar dhe duke sjellur zgjidhje pėr to. Secili individ prej nesh konsiderohet rojtar besnik dhe pėrgjegjės pėr mbrojtjen e ummetit nga fesadi dhe devijimi, duke e ruajtur dlirėsinė dhe pastėrtinė e shoqėrisė.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

وَمَا كَانَ رَبُّكَ لِيُهْلِكَ الْقُرَى بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا مُصْلِحُونَ [هود:117].

"E Zoti yt nuk ėshtė qė tė shkatėrrojė mizorisht vendet, nėse banorėt e tyre janė punėmirė". (Hud: 117).

Kjo realizohet duke porositur njėri tjetrin nė tė vėrtetė dhe duke porositur njėri tjetrin nė durim, duke e kryer detyrėn e urdhėrimit nė tė mirė dhe ndalimit nga e keqeja, vepėr, e cila ėshtė garancė e sigurisė sė shoqėrisė dhe mėnyrė e shpėtimit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

وَالْعَصْرِ إِنَّ الإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ إِلاَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ [سورة العصر].

"Pasha kohėn!

Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt.

Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm". (Sureja El-Asr).

Dergoni salavate mbi Pejgamberin e udhėzimit, sepse All-llahu ju ka urdhėruar me kėtė nė Librin e Tij duke thėnė:

إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا [الأحزاب:56].

"Ėshtė e vėrtetė se All-llahu dhe engjėjt e Tij me madhėrim e mėshirojnė Pejgamberin. O ju qė keni besuar, madhėrojeni pra atė (duke rėnė salavatė) dhe pėrshėndeteni me selam". (El-Ahzab: 56).

اللهمّ صلّ وسلِّم على عبدك ورسولِك محمّد، وارض اللهمّ عن الخلفاء الأربعة الراشدين...

Abdul-Bari Thubejti, imam dhe hatib nė xhaminė e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Rinia- dhimbje dhe shpresė

Ti o i ri, a je ai pėr tė cilin do t’i varim shpresat tona? Apo ti je dhimbje qė edhe mė tėpėr na i shton dhimbjet?

Rini! Ju jeni shpresa qė zemrat tona janė tė varura pėr tė... shpresa qė e pret ummeti. Ju jeni pasuria e umetit dhe fshehtėsia e forcės sė tij. Nėse doni tė dini tė ardhmen se si do tė jetė shikoni se si janė tė rinjtė e sotėm. Nėse shikon vetveten me sinqeritet dhe trimėri ndoshta kjo gjė apo kjo shpresė do tė shndėrohet nė dhimbje dhe hidhėsi. E si do tė ishte nėse vėshtron shokėt tuaj? Madje si do tė ishte sikur tė vėshtroje gjendjen dhe realitetin e qindra e mijėrave tė rinjėve? Unė kam shpresė qė kjo dhimbje tė ngacmon zemrėn tėnde tė mirė dhe tė kthejė shpresėn pėr veten tėnde, madje edhe pėr ne dhe pėr ummetin islam nė pėrgjithėsi sepse ai ty tė pret. E pret kthimin tėnd serioz pėr tė ndėrtuar qytetrimin e tij, pėr tė kontribouar nė rilindjen e tij. E fatkeqėsi e madhe ėshtė tė pengohet shpresa dhe tė pisket nga dhimbja e madhe por...

Falendėrimi i takon All-llahut (subhanehu ve teala), paqa dhe mėshira e Tij qofshin mbi Muhamedin alejhis-selam

Vėllezėr tė dashur po takohemi nė kėtė vend pėr tė shqyrtuar njė temė qė ka tė bėjė mė rininė, e ē’tė thuash pėr tė rinjtė! Tė rinjtė janė dhimbje dhe nė tė njejtėn kohė edhe shpresė.

Nė kėtė temė do t’i rrekem njė realiteti qė e dėshmuan disa studiues nė anketėn e tyre duke pėrmėndur ca rezultate gjatė ligjeratės. Numri i tė rinjėvė qė bėnė kėtė provė ishte dyqind e shtatėdhjetė e shtatė. Falendėroj ēdonjėrin i cili mori pjesė nė kėtė punė dhe kėmbėngulsinė e njė numri tė madh tė tė rinjėvė tė cilėt janė penduar dhe pashmangshėm kėrkuan qė t’u drejtohem me disa fjalė tė rinjėvė tjerė qė janė fundosur nė baltėn e konfuzionit e epsheve, degjenerimit dhe epsheve. Pėr kėtė zgjodha temėn “Rinia – dhimbja dhe shpresa„.

Akoma nė tokė ka mejdan dhe hapėsirė pėr mirėsi

dhe ėshtė lehtė pėr atė qė e kėrkon

akoma nė shprtėrat e njerėzve ka devotshmėri

e nė zemrat e tyre frika ndaj Allahut flakėron.

Akoma hurma e islamit valon nė qiellin e lartė

degėt e sajė pėrplot me fryte tė ėmbėla

akoma morali islam ka ardhmėri tė artė

sikur njė fidanishte me ullinj e vreshta.

Vėllezėr! Sikur tė betohesha nė Allahun se ēdo i ri sado qė ėshtė larg Allahut ka mirėsi nė tė nuk do tė kisha gabuar edhe pse atė e ka mundur botėkuptimi i gabuar, jovigjilenca dhe epshi. E pėr kėtė nuk ka argument mė tė fortė se lotėt qė i derdhin shumė prej tė rinjėvė pasiqė bien nė mėkate dhe pikėllimi qė shprehin ata kur flasin pėr realitetin e e tyre. Madje edhe pendimet dhe zėrat e tyre qe thonė: na kapni mė shpejta para se tė biem nė greminė.

Vėlla i ri, dashamiri im! A ke parė ndonjėherė apo sė paku a ke dėgjuar nė botėn e ėndėrave pėr ndonjė zemėr qė flet? Po, ekziston njė gjė e tillė, ajo ėshtė zemra qė tė don, qė flet dhe ndien dhimbje. Kėto fjalė qė po i lexon burojnė nga zemra. Janė fjalė tė atij qė ta don tė mirėn. Unė jam ai qė ta do tė mirėn kurse ti je njeriu qė tė dua pėr hirė tė Allahut. Ti je shpresa, ti je ardhmėria, ti je esenca e dinjitetit, ti je fidani i udhėzimit. Ti je vėllai im, ti je miku im, ti je shoku im, ti je dashamiri im e fjalėt e mia mos i merr si prozaike, as si poezi sepse janė fjalė tė zemrės largė hipokrizisė, lajkave, lavdėrimit tė rejshėm. Janė tė rrahurat e zemrės qė e paraprinjė gjuhėn dhe e lėnė njeriun pa tekst. Pasha Allahun e Madhėruar sikur tė kisha nė dorė udhėzimin do shpenzoja pėr ty. Mirėpo unė sikur ēdonjėri mund t’i bėj vetem shkaqet duke thėnė ndonjė fjalė tė bukur, duke kėshilluar e duke treguar kahjen e rrugės sė drejtė. Pra po tė tregoj rrugėn e drejtė nga zemra qė ta don tė mirėn por zemra yte a dėgjon?

Rini, ambiciet e juaja janė tė larta

Pra mos trasoni mendjelhtėsinė e marrinė

Se unė ju dua nga zemra miq tė mij

E pėr kėtė Allahu mė jep dhurata.

Unė lutem pėr mirėqenien tuaj atėherė

Kur errėsira mbulon edhe gjėrat mė tė qarta

Dhe ju them: mos ia hapni derėn e mendjeve tuaja

Atij qė thėrret nė kotėsi e humnerė

Rini! Mė pėlqen te ju cilėsia e turpit nė ēfardo forme qoftė. Kam ndejtur me dhjetra tė rinj tė cilėt kishin bėrė mėkate tė mėdha e tė shumta dhe te tė gjithė pa pėrjashtim kam vėrejtur cilėsinė ė turpit, madje disa prej tyre aq tė turshėm janė treguar sa qė kur flitnin pėr tė kaluarėn e tyre shikimin e mbanin pėr toke sikur donin tė thonė:

Mos mendoni se ndjenjat e mia kanė vdekur

Se unė qaj pėr hallin tim e rėnkoj

Nuk jam i huaj nė mesin e vėllezėrve tė mij as i tretur

E shoqėrisė sė shfrenuar unė nuk i takoj

Pra vėlla i dashur unė e di se nė ty ka mirėsi tė madhe, mė lejo qė tė tė marr vetėm ty e tė ndajė nga shoqėria yte, larg shfrenimit tė rinisė dhe epsheve tė shpirtit, larg mjeteve degjeneruese dhe tė kota, larg mėkateve, largė imitimit tė verbėr, larg gjėrave qė ndikjonė keq te ti...

Dua qė tė kthehesh sė bashku me mua nė tė kaluarėn, nė lulėn e rinisė tėndė, nė ditėn kur fillove tė njohėsh botėn me zemėr tė bardhė, me shpirtė tė pastėr, tė pa pėrlyer. Tė kthehesh nė atė ditė kur bota pėr ty ishte e ēiltėr nė sytė tuaj. Nuk dije trdhėtinė as gėnjeshtrėn as mllefin e as zilinė. Nuk pije duhan, nuk dėgjojė muzikė, nuk bėje laviritet, nuk i kaloje netėt pa gjum, nuk kishe guxim tė shikosh nė gjėrat e ndaluara as qė i dije narkotikėt. Dua te ulem me ty tė bisedojmė, me zemrėn tėndė tė bardhė natyrėn tėnde tė pastėr. Po, dua tė flas pėr ty, pėr njė tė ri modest, tė turpshėm, tė takohem me ty ashtu si takohet vėllai me vėllanė e vet tė dėgjosh prej meje fjalė lamtumirėse, fjalė qė dalin nga zemra. Shpresoj qė ky takim tė jetė takim i zemrave qė pėr to flet gjuha fjalė tė buta dhe tė bukura. Lus Allahun (subhanehu ve teala) qė fjalėt e mia tė arrijnė nė loēkėn e zemrės tėnde dhe tė thellohen nė thelbin e shpirtit tėnd sepse nė zemrėn time kam pėrdėllim pėrplot dashuri ndaj teje e nė gjoksin tim flakėron kėshilla qė kam pėr ty. Nėse ti mė dėgjon kjo mua mė mbushė shpirtin me dritė dhe zemrėn me gėzim dhe ēdoherė e mė shumė mė shtohet malli dhe brengosja pėr ty

Pranimi i kėshillės ėshtė i rrėndė vėlla i ri. Ebu Hamid el Gazaliu ka thėnė: “Kėshillimi ėshtė i lehtė por pranimi i tij ėshtė i rrėndė; sepse nė shijen e atij qė pason epshin ėshtė i hidhur pasi qė gjėrat e ndaluara pėr tė janė tė dashura„

Kur ėshtė nė pyetje kėshillimi, tė rinjtė ndahen nė:

- mendjemprehtė, tė cilėvė Allahu iu ka dhuruar natyrė tė pastėr dhe zemėrbardhėsi qė e ndihmon pėr tė dėgjuar kėshillėn dhe pėr tė pasuar mė tė mirėn. Unė falendėroj Allahun pėr kėtė ēėshtje.

- tė dobėt, qė ėshtė vėnė njė perde ndėrmjet atij dhe shpirtit tė vet. Ai nuk pranon pėrveē atė qė i pėlqen, nuk dėgjon pėrveē atė qė i pėrshtatet ėndjes sė tij. ēėshtjen e tij e lė nė dorė tė Allahut

Vėlla i ri! Ndalu dhe medno se nė cilėn prej dy rrugėve je duke ecur, kah cili prej dy qėllimeve je duke nxituar? I riu i cili ėshtė serioz, i sinqertė, meditues, i kulturuar, besimtarė palnifikon pėr vetveten ardhmėri tė ndritshme, e nėse ėshtė labil qė mirret me gjėra tė kota, i fundosur nė dėfrime ardhmėria e tij ėshtė e errėt dhe e llahtarshme edhe pse pėr tėrė kėtė vendos Allahu mirėpo gjėrat qė i pėrmendėm janė shenja dhe aludime.

Allahu (subhanehu ve teala) thotė: “A nuk i dhamė Ne atij dy sy? Edhe gjuhė e dy buzė? Dhe i sqaruam atij pėr tė dy rrugėt.„ (Beled-8-10)

“Dy rrugėt„ janė rruga e tė mirės dhe tė keqes, pra cilėn po zgjedh? Paramendo njė ndėrtesė tė bukur qė ėshtė ngritur mbi shtylla tė forta pas njė projėktimi tė mirė. Kėshtu ndėrto vetveten dhe ardhmėrinė tėnde. Medito mirė rreth kėtyre ajeteve (verseteve), Allahu (subhanehu ve teala) thotė: “ A ėshtė mė i mirė ai qė ndėrtesėn e vet e themeloi nė devotshmėri dhe nė kėnaqėsi tė All-llahut, apo ai qė nė ndėrtesėn e vet e themeloi buzė bregut tė shembur e bashkė me tė bie nė zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhėzon njerėzit zullumqarė.„ (Teube-109)

Qetėsia e zemrės

Zemra sado qė tė mbėshtjellet me errėsirėn e mėkateve pėrsėri nė tė ka pėrdėllim, butėsi, dashuri dhe emocione. Mė thuaj pash Zotin tėnd sa herė tė kanė lotuar sytė kur ke dėgjuar fjalė tė dashurisė, ashkut dhe largimin nga i dashuri yt? Madje sa herė tė kanė lotuar sytė kur ke parė rraste tė dhimbshme nė ndonjė film? Kur ngjallen emocionet, zbutet zemra dhe lotojnė sytė thjjeshtė pėr fjalė qė ėshtė aktruar me to apo pėr fotografi tė pashpirta kėto bdjenja dhe lotė janė tė rejshėm. E si do tė ishte sikur tė freskohej zemra dhe tė shijonte ndjenjat dhe emocionet e vėrteta; si do tė ishte sikur tė shijnte ėmbėlsinė e imanit dhe tė njohė jetėn e vėrtetė pėr tė cilėn Allahu ka thėnė:“Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t'i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t'u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre.„ (nahėl-97)

Si do tė ishte sikur ishte kjo dashuri pėr hirė tė Allahut? Si do tė ishte sikur tė ishin kėto lotė nga frika ndaj Allahut?

O i ri.. a e ke shijuar ėmbėlsinė e imanit pėr tė cilėn na ka lajmėruar Muhammedi alejhis-selam i cili thotė: “Tre gjėra kush i posedon ai ka shijuar ėmbėlsinė e imanit„ (Muslimi)

A e ke shijuar ėmbėlsinė e imanit pėr tė cilėn na ka lajmėruar Muammedi alejhis-selam i cili thotė: “Ka shijuar ėmbėlsinė e imanit ai qe ėshtė pajtuar qė Allahu tė jetė Zoti i tij, Islami fe e tij dhe Muhammedi alejhis-selam pejgamber i tij„ (Muslimi)

Njė i ri tregon: kam udhėtuar nė shumė vende, kam parė ēdo gjė, kam shijuar ēdo gjė mirėpo pėrsėri ndiej nė zemėr zbrazėtirė dhe ngushtėsi.

Njė tjetėr thotė: shėtitja me veturė sė bashku me shokėt e mij, mė pas cka? Deri kur kėshtu? Njė vjedhės i natės tregon si kishte bėrė gjėra tė ndaluara duke u takuar me vajza tė huaja netė tė shumta dhe duke biseduar me ato ditė tė tjera. Ai thotė: dėgjoja se prostitucioni ėshtė borxh dhe se si t’ua bėsh tė tjerėvė do tė ta bėjnė ty. Vazhdimisht mė kujtoheshin fjalėt: Zinaja (prostitucioni )ėshtė borxh qė nėse e merr prej ndokujt, e kthen me nderin e familjes. Ai vazhdon: fillova tė mendoj rreth martesės, mirėpo isha nė dyshim tė thellė. Kush mė garanton mua pėr nderin e vajzės me tė cilėn do tė martohemthoja mė vete. Kėshtu mbeta nė konfuzion dhe ngurim njė kohė tė gjatė.

Tjetri nė fillim tė problemit tė tij tė cilin e ka shkruar thotė: Kėrkoj pėr hirė tė Allahut tė Madhėruar qė tė publikoni kėtė kėtė problem timin, pastaj tha: jetoj nė pikėllim dhe brenga tė mėdha. Nuk po fsheh se disa herė kam tentuar tė bėj vetvrasje e pėr kėtė dėhmon Allahu mbi shtatė qiej. Njė herė duke marrė njė sasi tė madhe tė barnave mirėpo Allahu ma mbuloi kėtė tė keqe sepse u shėrova nė spital. Pastaj tregoi rrastin e tij prej tė cilės dridhet Arshi i Mėshirėplotit deri sa arriti te fjala e tij: a mė falė Allahu mua? ē‘mė kėshillon? Tė lutem ben dua pėr mua. Nė fund tha: vlerėonie se nė ēfarė dhimbje shpirtėrore jetoj.

Vėllezėr! Mėshironi tė rinjtė. Shoqėri! kujdes, kujdes me tė rinjtė...Prindėr! silluni butė mė tė rinjtė.

Kjo ėshtė gjendja e tė rinjėve, problemet ata i shkatėrrojnė – koha e lirė, shokėt e kėqinj, pierja e duhanit, narkotikėt, prostitucioni, dėgjimi i muzikės, lėnia e namazit apo mos falja e pesė kohėve, udhėtimi nėpėr vende tė ndaluara, programet satelitore, kalimi i netėve pa gjum, revistat amorale, filmat e degjeneruar, imitimi i perendimit, endja nėpėr rrugė, gėnjeshtra, vjedhja, kontaktimi me gjininė e kundėrt paligjshėm, mallkimet, fjalori i fėlliqur, mendjemadhėsia, narcizoizmi, lojrat me letra, pėrngjasimi me gratė, epshi, nxehje e instiktit gjinor dhe probleme tjera tė tyre.

Vėllezer! Pėrse disa prej tė rinjėve veten e bėjnė sikur insektet tė cilat nuk bien askund pėrveē nė flliqėsira. Pse kalojnė prej flliqėsirės nė tjetėr. Njė herė me programe tė ndyta, herėn tjetėr me revista tė ndyta, pastaj kontaktime tė paligjshmė me gjininė e kundėrt, pastaj prostitucion dhe kėshtu fundoset nė imoralitet dhe dėfrime.

Rini! Zemra e mbushur me kėto tė kėqia, duke kaluar prej njėrės nė tjetrėn, ēfar mund tė jetė ajo? ēfar zemre ėshtė ajo qė fundoset nė dėfrime, mendja e mpirė nė epshe e feja e tij viktimė e mėkateve dhe kundėrshtimeve, i mbyllur nė burgun e epshit e nuk del nė fushėn e udhėzimit.. O peng i dunjasė, o rob i epshit deri kur kėshtu? Deri kur? Deri kur tė tė befasojė vdekja e ti tė jesh jovigjilent, apo duke ndėruar programet e degjeneruara, apo duke kontaktuar me vajza tė huaja. A dėshiron tė vdesish duke dėgjuar muzikė? Duke bėrė kurvėri? A nuk e ke dėgjuar rrastin e mjekut i cili matte pulsin e tė sėmurit dhe per njė kohė u largua prej tė sėmurit sepse pulsi i tij u ndal.

Njė djalosh shkroi njė rrast qė mė la mbresa tė forta. Bėhet fjalė pėr fjalė pėr kthimin e shokut tė tij nga udhėtimi jashtė Arabisė Saudike i cili kishte dalė nė shėtitje siē e cilėsoi shkruesi i kėtij rrasti “shėtitje tė keqe”. Thotė: pasi qė kishte hypur nė aeroplan, rrugės pėr nė kthim kishte vdekur para se tė ateroj aeroplani.. Subhanallah (qoftė i madhėruar Allahu) sa shpejtė vijnė ato momente! “Thuaj: “S'ka dyshim se vdekja prej sė cilės po ikni, ka pėr t'ju zėnė.” (Xhum’a-8)

Kudo qė tė jemi, sido qė tė jėmi vdekja ka pėr tė na zėnė pėr Zotin.

Vėllezėr tė dashur raste te kėtilla kam parė me sytė e mij. Ata sikur mendonin se kishin ikur nga vrojtimi i Allahut. Pramendoe veten tėnde se tė ka goditur vdekja dhe ke hyrė nė errėsirėn e varit, a mendon se mund t’i ikish syrit tė Allahut?

Sufjan Etheurij qajti natėn deri nė mėngjes. U pyet: tėrė kėtė nga frika prej mėkateve? Ai tha: mėkatet janė mė tė lėhta se kjo, unė qaj nga frika e pėrfundimit tė keq.

Prej menēurisė sė madhe ėshtė tė frikohet njeriu qė mos ta mashtrojnė mėkatet kur t’i vijė vdekja e ta pengojė nga pėrfundimi i mirė. Pra deri kur kėshtu o vėlla i dashur? Deri kur do tė gjindesh mes kėtyre gjėravė tė ndytura? Ku e ke mendjen? Ku e ke xhelozinė pėr fenė tėnde? Ku e ke vendosshmėrinė? Ku e ke durimin? Ku e ke burėrinė? Ke e ke fenė tėnde?

Namazi ėshtė dritė

Namazi dhe mospėrfillja e tij ishte pyetja e parė e anketės. A je prej atyre qė nė pėrpikmėri e kryen namazin? Pėrgjigja ishtė e hidhur - tridhjetė e nėntė pėrqind u pėrgjigjen: ndonjėherė; katėr pėrqind thanė: jo; pesedhjetė e gjashtė pėrqind thanė: po; (Allahu i mėshiroftė tė rinjtė tanė, vallė ēdo tė kishte thėnė ky dijetare sikur tė shihte realitetin e rinisė nė vendet tona tė cilėt e kanė nėpėrkėmbėr shtyllėn e fesė tonė – namazin, Allahu i udhėzoftė nė udhė tė drejtė. sh.p.) e gjithė kjo duke patur prasysh faktin se pjesmarrėsit e anketės ishin tė rinj qė anonin kah dėfrimi dhe jovigjilenca fetare, mirėpo nuk duhet tė harrojmė se ne jetojmė nė vendin e Teuhidit (besimi i pastėr nė njėshmėrinė e Allahut), jetojmė nė gurrėn e islamit, vendin e sigurisė, imanit, xhamive, tubimeve shkencore fetare dhe mėsimit tė kur’anit. Pėr kėtė arsye them se rezultati tė bėn tė ndihesh keq dhe tė dėshpron sepse bėhet fjalė pėr njė shtyllė prej shtyllave tė fesė.

Gjatė disa bisedave dhe takimeve me ca tė rinj m’u bė e qartė njė mospėrfillje e ēuditshme tek ata ndaj namazit. Disa prej tyre u betuan se nuk kanė hyrė nė xhami. Disa thanė: nuk jam falė pėrveē pėr shkak turpit dhe pėr tė bėrė lajka. Disa falen mirėpo shumė rrallė, disa tė tjerė thanė: nuk mund qė tė lihet pas dore namazi nė asnjė gjėndje pa marrė parasyshė shkallėn e degjenrimit. Unė mundem qė tė sjellė argumente nga kur’ani dhe sunneti dhe fjalėvė tė selefit (tė parėt tanė tė mirė) qė aludojnė nė obligueshmėrinė ė faljes sė namazit me xhemat. Kėto argumente janė tė njohura pėr atė qė i kėrkon ato.

Unė e di se ti i di o vėlla i ri mirėpo i drejtohem logjikės tėnde dhe them: Sė pari: a pajtohesh qė njerėzit ta dinė se ti nuk falė, nėse thua se jo atėherė dije se Allahu e di.

Sė dyti: ti e kėrkon lumturinė dhe qetėsinė shpirtrore dhe nėse ka novoje e blenė atė me gjithė pasurinė qė e posedon – siē thua vet. Po tė shikosh spitalet e sėmudjeve shpirtėrore apo vendet ku bėhet rukje (lexim i Kur’anit pėr tė sėmurė) do tė habitesh nga dėshprimet, mėrziat, pikėllimet dhe brengat e njerėzve qė do t’i vėresh, e Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: “ Namazi ėshtė dritė” (Muslimi) – ėshtė dritė pėr zemrat. Allahu (subhanehu ve teala) thotė: “ E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr.” (Ta ha-124)

E si mund ndryshe t’i kthehet shpina udhėzimit tė Allahut pėrveē se me lėnien e namazit? Namazi ėshtė lidhja yte me Allahun (subhanehu ve teala) Subhanallah (i madhėruar qoftė Allahu)! Shiko pėrgjigjen e kėsaj pyetje nė anketė:

A je i lumtur? Pesėdhjetė e pesė pėrqind pėrgjigjen: ndonjėherė; gjashtė pėrqind pėrgjigjen: po. Kjo pėrqindje nuk dallon shumė nga pėrqindja e sipėrthėnė e atyre qė linin namazin. Pra krahaso! ثshtė nė pyetje nanazi, ēelėsi i lumturisė dhe bari i saj. Ai qė ėshtė i pėrpiktė nė aplikimin e kėtij obligimi ėshtė nė gjendje tė mirė ēfardo qė ndodhė.

Sė trteti: Allahu (subhanehu ve teala) thotė: “Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe falnu me ata qė falen (bini nė rukuė me ata qė bijnė).” (Bekare-43) ky tekst kur’anor qartė tregon nė obligueshmėrinė e faljes sė namazit me xhemat e sikur tė ishte pėr qėllim vetem falja (d.m.th. – falja pa marrė parasysh me xhemat apo vetėm) atėherė do tė mjaftonte tė thuhej “ Falni namazin”. Dije se Allahu nuk ka toleruar lėnien e namazit me xhemat edhe nė rrast lufteje porse urdhėroi qė namazi tė kryhet me xhemat edhe atėherė kur ėshtė mė vėshtirė, Allahu (subhanehu ve teala) thotė: “Kur tė jesh ti (Muhammed) bashkė me ta dhe ju falė namazin, njė grup prej tyre, duke i bartur armėt” (Nisa-102)

Pejgamberi alejhis-selam nuk lėshoi pe as pėr tė verbėrin i cili pėrvėē asaj se kishte humbur shikimin e kishte shtėpinė larg, rruga s’ishte e sigurtė, nuk kishtė ndihmės qė do ta shpienjte nė xhami, me