Home
Kur`ani Fisnik
Emrat e Allahut
Profetet
Hadithe
Abdesti
Namazi
Islami
Temat
Haxhi
Zekati
Pendohu
Ilahi mp3
TAKVIMI 2012
Muaji i Ramazanit
Festa e Bajramit
Download Kur`an
Ndegjo Kur'an
1 Video Kur'an
2 Video Kur`an
Ligjerata mp3
Foto Islame
Rinia Islame
Prayer English
Forum Islamik
Keta i do Allahu xh.sh
Per Motrat Muslimane
Emra Musliman
Emra Musliman 2
Letra e Nenes
Poezi Islame
8 Marsi, Festa
Stop Vitin e Ri
A Ndalohet Duhani
Lexoni 100 Kshillat
<< Kijameti>>
<< Vdekja >>
<< Lexo >>
<< Lexo 2 >>
<< Stafi >>
<< Sporti >>

Image   Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka paralajmėruar se ummeti i tij do t’i pasojė Jehudėt, tė Krishterėt dhe Persianėt.
   Transmetohet nga Saidi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Do t’i pasoni traditat e popujve para jush pėllėmbė pas pėllėmbe dhe hap pas hapi edhe nėse ata hyjnė nė birėn e hardhucės do t’i ndiqni. I thamė: O i Dėrguari i Allahut, Jehudėt dhe Krishterėt? Tha: E kush tjetėr?” [transmeton Buhariu, 3269 dhe Muslimi, 2669]

       Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Nuk do tė ndodhė Kijameti pėrderisa umeti (populli) im do t’i pasojė shekujt para tij pėllėmbė pas pėllėmbe dhe hap pas hapi. I ėshtė thėnė: O i Dėrguari i Allahut: Persianėt dhe Romakėt? Tha: E kush tjetėr pėrveē atyre?” [transmeton Buhariu, 6888]
       Kėtė ummet e ka kapluar injoranca dhe risitė (bidatet) nga popujt e mėparshėm si Jehudėt, Krishterėt, Persianėt, Romakėt. I pasuan ata nė besimet e tyre, drejtimet, moralin dhe metodat e tyre.
       Mirėpo, ajo qė na intereson neve tash ėshtė qė t’ia tėrheqim vėrejtjen ndaj festės sė  8 Marsit, e njohur si “Festa e nėnės”. Ua tėrheqim vėrejtėn se kjo nuk duhet pasuar e as qė duhet bashkangjitur me ata qė e festojnė kėtė, e t’i pėrgjasin njeri-tjetrit. Pra, kėto ditė i kanė shpikur Jehudėt pėr “nderim” sipas pretendimit dhe supozimit tė tyre ndaj nėnės, saqė ėshtė bėrė kjo ditė e madhe aq sa njerėzit vizitojnė njėri-tjetrini, i dėrgojnė njėri-tjetrit dhurata e letra modeste. E kur mbaron kjo ditė kthehen ēėshtjet dhe rrespekti ashtu siē ishte mė herėt: padrejtėsia mes tyre, mos vizita mes vete, etj.
       Ēudi ėshtė  me muslimanėt qė tė ndjejnė nevojė pėr njė gjė sikur kjo pėrngjarje dhe festė kur dihet se Allahu e ka obliguar mirėsinė dhe rrespektimin ndaj nėnės dhe e ka ndaluar padrejtėsinė ndaj saj. E pėr kėtė rrespekt drjetuar prindėrve hapi shpėrblime tė mėdha.


       Sa festa ka nė Islam?


       Muslimani do tė ballafaqohet nė kėto ditė mė shumė festa nė mesin e tyre, si psh: Festa e Punėtorėve, Festa e mėsuesit, Festa e Nėnės, etj. Por, tė gjitha kėto janė pasim i Jehudėve, dhe tė Krishterėve. Kėto festa nuk kanė bazė nė fenė e pastėrt islame. Nė Islam dihet se ekzistojnė vetėm dy festa: Festa e Fitėr dhe Kurban Bajramit.
       Transmetohet nga Enes bin Maliku [radijallahu anhu] tė ketė thėnė: Kanė qenė nė kohėn e injorancės (paraislame) dy ditė qė luanim nė to. E kur erdhi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė Medine tha: “Kanė qenė tek ju dy ditė qė luanit nė to e Allahu ua ka zėvendėsuar kėto dy ditė me dy mė tė mira se ato: Ditėn e Fitėr Bajramit dhe Ditėn e Kurban Bajramit.” [transmeton Ebu Davudi 1134 dhe Nesaiu 1556, hadithin e ka bėrė Sahih Shejh Albani]


       Mirėsia ndaj nėnės


       All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: “Adhurone All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, sillnu mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqiut tė afėrt, ndaj fqiut tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve. All-llahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet.“  [En-nisa, 36]
       All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: “Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta respektuese)!” [El-Isra, 23]
       Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se  ka thėnė: Erdhi njė njeri tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: O i Dėrguari i Allahut, kush e meriton mė sė shumti shoqėrimin (shėrbimin)? Tha: Nėna yte. Pastaj kush? Tha: Nėna yte. Pastaj kush? Tha: Nėna yte. Pastaj kush? Tha Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem]: Babai yt. [transmeton Buhariu 5626 dhe Muslimi 2548]
       Thotė El-Hafidh bin Haxher se Ibėn Bettali ka thėnė: Ėshtė e natyrshme qė tė jenė pėr nėnėn tre shėmbuj qė nuk janė pėr babain. Kjo pėr shkak tė vėshtėrisė sė nėnės gjatė shtatzėnisė, lindjes sė fėmiut dhe gjidhėnjes. Nė kėto tri gjėra veēohet nėna dhe ndien vėshtirėsi e pastaj babai e shoqėron atė nė edukim. 
       Argument pėr kėtė ėshtė fjala e All-llahut [subhanehu ve teala] ku thotė:
       “Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrit tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositėm) Tė jeshė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, pse vetėm te Unė ėshtė kthimi juaj.” [Llukman, 14]
       Zoti, prindėrit e parazoi nė edukim. Mirėpo, nėnėn e ka veēuar me tri gjėra. Thotė Kurtubiu: Qėllimi ėshtė qė nėna e meriton prej fėmijės sė saj rrespektin mė tė madh dhe ka pėrparėsi nė rrepekt ndaj babait.
       Thotė Ajjadi: Shumica e dijtarėve janė tė mendimit se nėna e meriton mbikqyrjen mė tė madhe se sa babai. Ėshtė thėnė se mirėsia ndaj atyre dyve ėshtė e njejtė por mendimi i parė ėshtė mė i saktė. [Fethul Barij, 10/ 402]
       Sheriati Islam ka urdhėruar pėr rrespektimin dhe vizitėn e nėnės edhe nėse ėshtė e krishtere.
       Transmetohet nga Esma bija e Ebu Bekrit [radijallahu anha] se ka thėnė: Nė kohėn e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem], nėna ime mė mori e ajo ishte e krishtere. E pyeta Pejgamberin [salallahu aleji ve sel-lem] pėr kėtė duke i thėnė: O i Dėrguari i Allahut, nėna ime mė ka marrė dhe ajo nuk ėshtė nė pajtim me mua, a e vizitoj atė? Tha Pejgamberi [salallahu aleji ve sel-lem]: “Po, vizitoje nėnėn tėnde!” [transmeton Buhariu, 2477]


Pozita e nėnės nė vendet  laike-joislame


       Tė vėshtrosh gjendjen e familjes nė pėrgjithėsi e nė veēanti tė nėnės nė shoqėrin joislame dėgjon dhe lexon gjėra tė ēuditshme.
       Tregojnė disa vizitues qė ishin nė ato vende se mund tė gjeshė nė tregje apo rrugė duke ecur nėnėn me tė birin, a po me tė bijėn e saj apo babain me birin apo bijėn e tij. E asnjėherė tė gjeshė familje tė kompletuar, e cila del nėpėr tregje apo nė ē’farėdo shėtitėje qoftė.
       Trgohet gjithashtu se nėse nėna apo babai e arrin moshėn e pleqėrisė i vendosin ata nė shtėpinė e pleqėve dhe pensionistėve.
       Disa muslimanė i kanė vizituar kėto shtėpi dhe vende dhe i kanė pyetur disa prej tyre pėr sigurinė e tyre. Tė gjithė janė pėrgjigjur dhe kanė thėnė: “Kjo pėr ne ėshtė vdekje!”
       Pra, kjo nuk ėshtė pėr diēka tjetėr pėrveē se ata janė pesimizuar dhe mėrzitur nga kjo jetė e zymtė nė kohėn kur kanė nevojė mė sė shumti pėr mbikqyerje dhe ndihmė.


Mendimet e dijetarėve rreth Festės sė 8 Marsit


       Si rrezultat i pasimit tė pabesimtarėve nė adhurimet e tyre ėshtė edhe rivali-shirku, s.psh.; Ndėrtimi mbi varreza etj.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “I ka mallkuar All-llahu [subhanehu ve te’ala] Jehudėt dhe tė Krishterėt pėr arsye se i kanė shndėrruar varret e Pejgamberėve tė tyre nė xhami.” 
       Gjithashtu, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na ka lajmėruar se nėse vdiste ndojnė person i mirė tek ta, ndėrtonin mbi varrin e tij xhami dhe vendosnin mbi te fotografi.
       Ekzistojnė argumente tė qarta se kjo vepėr ėshtė nga shirku i madh, sepse ėshtė teprim nė varreza. Ėshtė e njohur tek tė gjithė se shkaku i ndalimit tė saj ėshtė pėr t’u anuar nga pasimi i Jehudėve dhe tė Krishterėve. 
       Gjithashtu pasimi i tyre nė festat qė nė to ka shirk dhe bidate, si: festa e ditėlindjes sė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], festat e ditėlindjeve tė kryetarėve dhe mbretėrve tė tyre. E ndodhė qė kėto rivale tė emėrtohen me ditė apo javė si: “Dita e atėdhetarisė”, “Dita e Nėnės”, “Dita e mėsuesit”, etj. 
       Tė gjitha kėto festa, edhe nėse janė prezente tek muslimanėt, janė tė trashėguara nga pabesimtarėt. Nuk ka nė Islam tjetėr festė pėrpos Festės sė Fitėr Bajramit dhe Kurban Bajramit. 
       Pra, pėrveē kėtyre dyjave tė gjitha festat tjera janė bidate dhe pėrngjasim me pabesimtarėt. Prandaj, obligohen muslimanėt qė tė kenė kujdesė nė kėtė e tė mos mashtrohen me ata njerėz, tė cilėt i pėrkasin Islamit por e injorojnė realitetin e tij dhe binė nė kėto vepra nga injoranca dhe padituria. Apo ndoshta nuk e injorojnė realitetin e Islamit por i veprojnė kėto gjėra qėllimisht. Pra, nė kėtė rast mėkati ėshtė mė i madh. 
       "Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut, kuptohet, ai qė shpreson nė shpėrblimin e All-llahut dhe nė botėn tjetėr, ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh All-llahun." [El-Ahzabė, 21]


       Salih bin Fevzan El-Fevzan
       Pėrktheu:
       Lulzim Murseli
       26 muharrem 1426 – 7 mars 2005

Vllezėr dhe Motra tė nderuar-a,kėrkojm falje pėr shfaqjen e reklamave nė web faqe tonė.In-shallah hasim nė mirėkuptimin tuaj, Allahu ju shpėrbleftė