Home
Kur`ani Fisnik
Emrat e Allahut
Profetet
Hadithe
Abdesti
Namazi
Islami
Temat
Haxhi
Zekati
Pendohu
Ilahi mp3
TAKVIMI 2012
Muaji i Ramazanit
Festa e Bajramit
Download Kur`an
Ndegjo Kur'an
1 Video Kur'an
2 Video Kur`an
Ligjerata mp3
Foto Islame
Rinia Islame
Prayer English
Forum Islamik
Keta i do Allahu xh.sh
Per Motrat Muslimane
Emra Musliman
Emra Musliman 2
Letra e Nenes
Poezi Islame
8 Marsi, Festa
Stop Vitin e Ri
A Ndalohet Duhani
Lexoni 100 Kshillat
<< Kijameti>>
<< Vdekja >>
<< Lexo >>
<< Lexo 2 >>
<< Stafi >>
<< Sporti >>

gfh.jpg

Njė porosi konsumatorėve tė duhanit    
12 03 2008

Ėshtė pyetur Abdurrahman Nasir Seidi se ēfarė ėshtė vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit

Kjo porosi ėshtė nga dijetari i njohur Abdurrahman Nasir Seid (Rahimehullah), i cili ėshtė pyetur pėr vendimin e Sheriatit mbi pirjen e duhanit dhe tregtija me tė, se a ėshtė haram apo mekruh tahrimen. Abdurrahman Nasir Seidi (Rahimehullah) ėshtė pėrgjigjur:

Pirja e duhanit, shitja e saj, transportimi i saj, apo blerja e saj pėr dikė tjetėr ėshtė haram, dhe muslimanit nuk i lejohet qė ta konsumojė atė apo ta blejė atė pėr dikė tjetėr, e ai musliman i cili e ka bėrė njė gjė tė tillė, i duhet qė tė pendohet te All-llahu (Xhele Shanuhu) me njė pendim tė sinqertė, sikurse qė pendohet nga njė mėkat qė e bėn, sepse konsumimi i duhanit ėshtė prej mėkateve tė mėdha, duke pasur parasysh se duhani shakakton dėme fetare, trupore dhe materiale.

All-llahu (Xhele Shanuhu) nė Kur'an thotė:

”Ai u lejon atyre sit e ligjshme At-Tajjibe (gjithēka tė mirė dhe tė ligjshme pėr besimin, punėt, ushqimet dhe sendet) dhe ua ndalon sit e paligjshme Al-Habaith (gjithēka tė keqe dhe tė palejueshme pėr besimin, punėt, ushqimet dhe sendet)”
[El-A'raf, 157]

Poashtu All-llahu (Xhele Shanuhu) thotė:

” Dhe mos e shkatėrroni vetveten (duke mos e shpenzuar pasurinė nė Ēėshtjen e All-llahut)”
[El-Bekare, 195]

“ Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njėri tjetrin). Sigurisht All-llahu ėshtė gjithnjė Mėshirues ndaj jush.”
[En-Nisa, 29]

Me kėto ajete dhe ajete tė shumta sikur kėto, All-llahu (Xhele Shanuhu) na ka ndaluar ē'do tė keqe dhe tė dėmshme dhe ē'do gjė qė bėn dėm dhe keq, ėshtė e ndaluar, kurse e keqja dhe e dėmshmja mund tė dallohen pėrmes gjurmėve tė tyre, dhe ne e dimė fare mirė se duhani ėshtė shkaktar i shumė sėmundjeve dhe ėshtė shkaktar i dėmeve fetare, trupore, siedhe materiale.
Prej dėmeve fetare ėshtė se, duhani ia vėshtirėson muslimanit qė ta adhurojė All-llahun (Xhele Shanuhu) nė mėnyrėn mė tė bukur dhe mė tė mirė, e posaēėrisht ibadetet gjatė muajit tė Ramazanit ku shumė muslimanė nuk e agjėrojnė kėtė muaj duke qenė shkaktar kryesor moslėnia e duhanit.

Dėmet trupore qė shkakton duhani janė tė shumta, do t“i cekim vetėm disa prej tyre: duhani dobėson fuqinė trupore, e dobėson poashtu edhe tė pamurit, ėshtė shkaktar edhe i dobėsimit tė zemrės dhe humbjen e shijes sė ushqimit, saqė njeriu thotė se pa bukė e pa ujė mundem tė ri, ndėrsa pa duhan nuk mundem.
Prej dėmeve tė tjera tė duhanit ėshtė edhe kollitja, saqė vjen edhe deri te ėnjėsimi i kanaleve tė frymėmarrjes duke e vėshtirėsuar frymėmarrjen. Poashtu, ėshtė fakt se, shumė mjekė e kanė vėrtetuar se duhani ėshtė shkaktar i shumė sėmundjeve tė gjoksit.

Duhani, poashtu, ėshtė shaktar i dėmeve materiale duke harxhuar tė holla pėr blerjen e saj, e ky investim ėshtė i ndaluar, sikurse transmetohet se Pejgamberi (SalAll-llahu Alejhi we Selem) “... e ka ndaluar humbjen e pasurisė“ (Merfu), kurse humbja e pasurisė ėshtė mė e arsyeshme sesa hargjimi i tyre pėr blerjen e duhanit, sepse humbja e pasurisė nuk bėn dėm tė madh aq sa bėn dėm hargjimi i pasurisė duke blerė duhan, sepse duhani shkakton dėm material dhe dėm trupor.

Disa dijetarė janė tė mendimit se pirja e duhanit ėshtė mekruh, e jo haram, por kjo ėshtė nė kundėrshtim me argumentet qė i cekėm nga Kur'ani, argumente tė cilat argumentojnė se pirja e duhanit ėshtė haram, dhe shumica e dijetarėve janė tė mendimit se pirja e duhanit ėshtė haram, kurse All-llahu (Xhele Shanuhu) thotė:

“ Pyetni ata qė i dinė librat e Parė, nė qoftė se nuk dini” [En Nahl, 43]
, d.m.th. pyetni ata qė dinė nėse ju nuk dini se ēfarė ėshtė vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit.

Ē'do gjė qė ėshtė nė dėm tė muslimanit, pa marrė parasysh se a ėshtė nė dėm tė fesė apo nė dėm tė trupit tė tij, apo shkakton dėm material, ėshtė e ndaluar-haram.
Kurse, pėr atė i cili ėshtė konsumator i duhanit i obligohet qė tė pendohet tek All-llahu (Xhele Shanuhu) dhe t'i mbėshtetet All-llahut (Xhele Shanuhu) qė t'i ndihmojė nė lėnien e duhanit, kurse All-llahu (Xhele Shanuhu) ėshtė i Plotėfuqishėm qė t'i ndihmojė robit tė Tij.

Poashtu, duhet ta dijė ē'do musliman se, nėse e len njė gjė pėr hir tė All-llahut (Xhele Shanuhu), All-llahu (Xhele Shanuhu) ia zėvendėson me njė mė tė mirė se ajo. Poashtu, duhet ta dimė se, ibadeti i cili ėshtė i rėndė pėr ta kryer atė, ka shpėrblim mė tė madh sesa ibadeti me mė pak vėshtirėsi, poashtu edhe personi i cili e len njė vepėr me shumė vėshtirėsi, pėr lėnien e njė mėkati, ka mė shumė sevabe sesa njė person i cili e len njė vepėr me mė pak vėshtirėsi pėr lėnien e atij mėkati.

Dije vėlla i dashur se, All-llahu (Xhele Shanuhu) nuk e mundon njeriun me atė qė nuk mundet ta pėrballojė, dhe dije se All-llahu (Xhele Shanuhu) kur tė sheh se ti je i sinqertė nė lėnien e duhanit, ta lehtėson lėnien e tij. All-llahu (Xhele Shanuhu) na ndihmoftė e na i lehtėsoftė rrugėt e hajrit.

Ėshtė pyetur Abdul Aziz bin Abdullah Bin Baz se ēfarė ėshtė vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit:

Shumė argumente tregojnė pėr ndalimin e pirjes sė duhanit, duke e ditur se ai shkakton dėme tė mėdha, kurse All-llahu (Xhele Shanuhu) nuk ia ka lejuar robit tė tij asnjė pije apo ushqim, pėrveē nėse ajo ėshtė nė dobinė e robit tė Tij, kurse ato ushqime dhe pije qė janė tė dėmshme pėr robin e All-llahut (Xhele Shanuhu) pėr fenė e tij apo jetėn e tij, All-llahu (Xhele Shanuhu) i ka bėrė haram dhe Ai ėshtė Mėshirues i gjithė Mėshiruesve dhe ėshtė mė i Mėshirshėm sesa vet njeriu pėr vehten e vet, dhe All-llahu (Xhele Shanuhu) ėshtė mė i Ditur nė punėt e Tij dhe thėniet e Tij dhe nuk e bėn asnjė gjė haram nėse ajo ėshtė nė dobinė e robit tė Tij, sepse All-llahu (Xhele Shanuhu) e di mė sė miri se ēka ėshtė e dobishme pėr robin e Tij dhe ēka ėshtė nė dėm tė tij,sikurse thotė All-llahu (Xhele Shanuhu):

”Dhe All-llahu ėshtė kurdoherė i Gjithėdituri, mė i Urti Gjithėgjykues.”
[En-Nisa, 11]

Pėr ndalimin e duhanit egzistojnė shumė ajete Kur'anore, ndėr ta ėshtė edhe ajeti nė tė cilin All-llahu (Xhele Shanuhu) thotė:

” Tė pyesin ty (o Muhammed) se ē'ėshtė e lejuar pėr ta (pėr t'u ushqyer). Thuaj: Tė lejuara pėr ju janė Et-Tajjibat (tė gjitha ushqimet e mira dhe tė pastra, tė lejuara nga All-llahu si mishi i therrur i bagėtive dhe kafshėve tė tjera tė ngrėnshme, prodhimet e qumshtit, dhjami, fruta e perime etj.)”
[En-Nisa, 4]

Dhe ajeti tjetėr, i cili e cilėson Pejgamberin (SalAll-llahu Alejhi we Selem), ku thotė:

”Ai i udhėzon ata pėr besimin e pastėr dhe i ndalon ata nga mosbesimi (politeizmi), ai u lejon atyre sit e ligjshme At-Tajjibe (gjithēka tė mirė dhe tė ligjshme pėr besimin, punėt, ushqimet dhe sendet) dhe ua ndalon sit e paligjshme Al-Habaith (gjithēka tė keqe dhe tė palejueshme pėr besimin, punėt, ushqimet dhe sendet.”
[El-A`raf , 157]

All-llahu (Xhele Shanuhu) na e ka sqaruar nė kėto dy ajetet e latpermendura se, nuk u ėshtė lejuar muslimaneve, vetėmse tė mirat tė cilat i bėjnė dobi muslimanėve, kurse ushqimet dhe pijet tė cilat janė tė dėmshme pėr trupin e njeriut, siē ėshtė droga me llojet e tij dhe tė gjitha ushqimet dhe pijet tė cilat janė tė dėmshme pėr fenė,trupin apo mendjen e muslimanit, janė tė ndaluara. Kurse pėr duhanin, tė gjithe mjekėt janė unanim se, konsumimi i duhanit ėshtė shkak i shumė sėmundjeve vdekjepruese.

Duke i ditur tė gjitha kėto argumente, s“ka dyshim se konsumimi i duhanit ėshtė haram, kurse i menēuri nuk duhet tė bazohet nė atė se, shumica e njerėzve e pinė duhanin edhe unė do ta pi, sepse All-llahu (Xhele Shanuhu) thotė:

” Dhe nė qoftėse ti i bindesh shumicės sė atyre qė janė nė tokė, ata do tė tė dėbojnė tepėr larg udhės sė All-llahut. Ata nuk ndjekin asgjė, por vetėm hamendjet e tyre dhe nuk bėjnė gjė tjetėr pėrveēse gėnjejnė.”
[En-A“am, 116]

“ Apo mendon se shumica e tyre dėgjojnė ose kuptojnė? Ata janė veēse si bagėti; -jo ata janė dhe mė tej nė rrugė tė gabuar, larg udhės (sė Drejtė) (d.m.th, akoma mė keq se bagėtitė)”
[El-Furkan, 44]

Tė gjitha falėnderimet i takojnė vetėm All-llahu (Xhele Shanuhu)

Pėrgjigja e Muhammed Salih Uthejminit mbi duhanin

Pyetje: A lejohet marrja e dyqaneve me qira me qėllim tė shitjes sė duhanit dhe kaseta tė kėngėve tė ndryshme dhe video kaseta tė papėlqyeshme?

Pėgjigje: All-llahu (Xhele Shanuhu) thotė:

“ Dhe ndihmoni njeri-tjetrin nė mirėsi dhe mos e ndihmoni njėri-tjetrin nė gjynahe dhe zemėrim.”
[El-Maideh, 2]

Nga ky ajet mund tė nėnkuptojmė se marrja e kėtyre dyqaneve me qira pėr qėllimet e cekura mė lartė ėshtė haram, sepse kjo ėshtė ndihmesė nė gjynah dhe zemėrim.

Pyetje: Ē“farė ėshtė vendimi i Sheriatit pėr pierjen e duhanit dhe shitjes sė tij?

Pėrgjigje: Pirja e duhanit ėshtė haram, poashtu edhe shitja, blerja apo marrja e dyqaneve me qira pėr shitjen e duhanit ėshtė haram, sepse kjo ėshtė ndihmesė nė gjynah dhe zemėrim, dhe ē`do gjė qė tė shpie nė haram, ėshtė haram.

Pėr ndalimin e duhanit egzistojnė shumė ajete Kur'anore, ndėr ta ėshtė edhe ajeti nė tė cilin All-llahu (Xhele Shanuhu) thotė:

" Dhe mos e mbytni vehten tuaj (as edhe njeri tjetrin).”
[En-Nisa, 29]

Nga ky ajet nėnkuptojmė se konsumimi i duhanit ėshtė haram, sepse duhani ėshtė shkaktar i shumė sėmundjeve vdekjepruese, tė cilėn e kanė konstatuar shumė mjekė, siē ėshtė kanceri nė organet e frymėmarrjes etj.

Poashtu, Pejgamberi (SalAll-llahu Alejhi we Selem) na e ka ndaluar humbjen e pasurisė, e nuk ka dyshim nė atė se, shpenzimi i pasurisė pėr blerjen e duhanit ėshtė humbje e pasurisė, sepse shpenzimi i pasurisė nė atė qė nuk ka dobi, padyshim se ėshtė humbje e pasurisė.

Argumentet pėr ndalimin e pierje sė duhanit janė tė shumta, por pėr ata, tė zotėt e mendjes (pėr ata qė kuptojnė), ėshtė i mjaftueshėm njė argument nga Kur`ani apo Sunneti.

Disa pyetje pėr konsumatorėt e duhanit

1. Vėlla musliman: A bėn BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM kur tė fillon pierjen e duhanit, ashtu sikurse bėn kur hanė apo pinė diēka?

2. A e falėnderon All-llahun (a thua EL HAMDU LILAH) kur ta pėrfundosh pierjen e duhanit?

3. A ka prej ushqimeve apo pijeve tjera, pėrveē duhanit, qė e shkel me kėmbė pasi qė e pėrfundon pierjen e tij?

4. A e kėshillon fėmiun tėnd qė ta konsumojė duhanin, ashtu sikur qė e kėshillon qė tė hajė bukė apo tė pijė ujė, dhe a tė vjenė mirė nėse e sheh fėmiun tėnd duke pi duhan?

5. A ėshte prej Sunnetit tė Pejgamberit (SalAll-llahu Alejhi we Selem) qė tė bėsh iftarė me duhan?

6. A ėshtė konsumimi i duhanit njė vepėr qė, tė tjerėt mund tė marrin shembull tek ai i cili e konsumon atė?

7. A ka ndonjė ushqim apo pije, pėrpos duhanit, nė tė cilėn shkruan se, pėrdorimi i tij?

8. A e ke pėrgatitur vehten pėr t“u pėrgjigjur para All-llahut (Xhele Shanuhu) pėr mosdhėnien e lėmoshės (sadakase) ndaj tė varfėrve, jetimėve apo fqinjėve, tė cilėt i ke tė varfėr apo farefisit tėnd, tė cilėt ecin tė uritur? A mos do tė jetė pėrgjigjja jote se: “Kam dhėnė lėmoshė (sadak) me ato tė holla, tė cilat mė kanė tepruar nga blerja e duhanit?

Vėlla musliman, mos e mashtro vehten tėnde dhe mos u bė mendjemadh nė pranimin e sė vėrtetės. Vėlla musliman, paramendoje vehten tėnde, nėse njė mjek tė thotė qė mos ta konsumosh duhanin sepse do tė tė keqėsohet gjendja jote shėndetėsore, apo se do t“a shkurtojė jetėn tėnde, sigurisht se do ta lėsh konsumimin e tij, kurse vėlla i dashur,

All-llahu (Xhele Shanuhu), Ai i Cili tė ka krijuar dhe ta ka dhėnė shpirtin, tė thotė qė mos ta konsumosh mė duhanin dhe dije se, nėse nuk e ndėrprenė konsumimin, pason ndėshkimi nė Ditėn e Gjykimit.
Vėlla i dashur, pendohu te All-llahu (Xhele Shanuhu), pendohu para se tė arrijė ajo ditė kur nuk tė bėn dobi as malli e as familja, dhe do tė jesh vetėm me veprat e tua tė mira apo tė kėqija. All-llahu na udhėzoftė nė rrugėn e drejtė dhe na e mundėsoftė dhe na e lehtėsoftė lėnien e duhanit.

All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di mė sė miri

pėrktheu nga gjuha arabe,

Eroll Nesimi

Vllezėr dhe Motra tė nderuar-a,kėrkojm falje pėr shfaqjen e reklamave nė web faqe tonė.In-shallah hasim nė mirėkuptimin tuaj, Allahu ju shpėrbleftė