Udhėrrėfyesi i Haxhiut
Gjėrat qė duhet t“i veprojė haxhiu gjatė Haxhit "TEMETU"
KUSHTET (RUKNET) E HAXHIT
Ruknet e haxhit janė katėr:
1 - Ihrami (nijeti)i hyrjes nė haxh.
2 - Qėndrimi ne arafat.
3 - Tavafi i
haxhit (ifade).
4 - Saji (ecja nga safaja ne Merveh shtatė here)
*Kush e le njeren nga keto rukne nuk i vlen (i plotėsohet)
haxhi derisa ta kryej ate.
VAXHIBET E HAXHIT
1 - Veshja e Ihramit nga Mikati.
2 - Qėndrimi ne Arafat deri ne mbremje.
3
- Kalimi i nates se dhjete (Bajramit) ne Muzdelife.
4 - Kalimi i nates se njembedhjete,dymbedhjete dhe trembedhjete ne
Mina.
5 - Gjuajtja e guralecave.
6 - Rruarja apo shkurtimi i flokeve.
7 - Tavafi i lamtumires (vedaa)
* Kush e le njeren nga keto vaxhibe ai obligohet te prese
Kurban dhe t“ua shpėrndajė te varferve e te mos haje nga ai Kurban dhe haxhi i tij eshte i plote (vertete).
SUNETET E HAXHIT
1 - Pastrimi (Gusli) para hyrjes nė Ihram.
2 - Te jetė Ihrami i tij i bardhe
(per burra).
3 - Thenia e telbies dhe ngritja e zerit per burra, ndėrsa grate e ulin zėrin nėse jane ne prani te burrave.
4
- Kalimi i nates se nėntė (nata e Arafatit) ne Mina.
5 - Puthja e Gurit tė zi.
6 - Zbulimi i krahut te djathte gjate
Tavafit pėrshėndetės (Umres).
7 - Shpejtimi i hapave(ecjes) gjate tre rrotullimeve te para ne Tavafin pėrshėndetės (umres)
GJĖRAT QE NDALOHEN
GJATE-KRYERJES SE HAXHIT
Gjėrat a ndaluara per gra e burra:
Heqja e flokeve dhe menjanimi i qimeve-nga trupi gjate kohės se Ihramit.
Prerja e thonjėve apo shkulja e tyre.
Pėrdorimi i erėrave te mira (parfum) ne trup, lhram, apo ne ushqim.
Fejesa ose akti i marteses per mashkullin apo femren.
Te afruarit bashkeshortes me epsh.
Mardheniet seksuale, nen te hyne dy raste:
Rasti i pare: Te jete para lejimit te vogel (eshte kur haxhiu i kryen dy nga keto
gjera: hedhja e guralecave diten e dhjete, rruarja apo shkurtimi I flokeve, prerja e kurbanit , tavafi dhe saji), ne
kete rast haxhiut i prishet haxhi .
Rasti i dyte:Te jete pas lejimit te vogel,atehere haxhiut nuk i prishet haxhi, mirpo
nevojitet te kompenzoj.
Gjuetia , marrja pjese apo te ndihmuarit ne te (duke treguar vendin e gjahut).
Veshja e dorezave dhe mbulimi i fytyres me perjashtim te femres kur gjindet ne mesin
e burrave te huaj.
Fjalet e kota (sharja, ofendimi), thirrja
e njeri tjetrit me Ilagape, thellimi ne diskutime dhe debate
GJERAT E NDALUARA
PER BURRA NE VECANTI
1. Mbulimi i kokes me kapele apo dic tjeter, si dhe mbulimi i fytyres.
2. Veshja
e rrobave te qepura si pantollonat, kemishat, corapet, etj...
GJERAT E NDALUARA
PER GRATE NE VECANTI
Veshja e nikabit (peqe me te cilen mbulohet fytyra ka vrime vetem per syte) per
arsye se kjo eshte prej vecorive te grave, kurse nese gjindet ne mesin e burrave te huaj e mbulon ate me dic tjeter .
Se pari veprat para dites se tete.
1. Hyrja ne ihram (nijeti) nga Mikati (vendi ku fillon haxhiu veprat e haxhit),
nesegjindemi ne aeroplan, udheheqesi i udhetimit do te na informoje per kohen e arritjes ne Mikat. E bejme nijetin: "Lebejke
Allahume umreten mutemetian ilel-haxh".
2. Tavafi pershendetes (i umres).
3. Sa'ji (ecja nga Safaja ne Merve).
4. Rruarja
apo shkurtimi i flokeve
5. Heqja e ihrameve dhe qendrimi ne rroba deri ne diten e tete.
Ne diten e tete te dhul-hixhes i veshim ihramet nga vendqendrimi pastaj shkojme
ne Mina dhe falim dreken, ikindin, akshamin, jacine dhe sabahun e dites se nente cdo namaz ne kohen e vete (namazet qe jane
nga kater rekate shkurtohen ne dy).
VEPRAT E DITES SE NENTE (ARAFATIT)
1. Pas Iindjes se diellit drejtohemi per ne Arafat, e falim atje namazin e drekes
dhe ikindise ne kohen e drekes (i bashkojme dy namazet me nje ezan dhe dy ikamete) dhe i shkurtojme (nga dy rekate).
2.
Pasi te perendoj dielli drejtohemi per ne Muzdelife.
3. Menjehere pas arritjes ne Muzdelife falim namazin e akshamit dhe
te jacise (gjithashtu i bashkojme) dhe namazin e jacise e shkurtojme dy rekate.;
4. I mbledhim shtate guralece per
ti gjuajtur diten e se nesermes ne xhemretul-akabe (xhemreja e madhe), lejohet te mblidhen edhe ne Mina (madhesia e guralecave
duhet te jete sa bizelja).
5. Naten e kalojme ne Muzdelife, e falim sabahun aty . Preferohet pas namazit te qendrojme ne
ate vend deri ne agim dhe te bejme Iutje (dua).
Te dobteve dhe te moshuarve u lejohet teshkojne nga Muzdelifeja pas mesnates.
VEPRAT E DITES SE DHJETE
1 - Gjuajtja e shtate guralecave ne xhemren e madhe duke e shqipetuar tekbirin (ALLAHU
EKBER) ne cdo gjuajtje.
2 - Prerja e kurbanit, (lejohet te vonohet deri ne perendim te diellit te dites se trembedhjete
dhe nga ky obligim perjashtohen banoret e Mekkes).
3 - Rruarja e kokes ( kjo eshte me e mira sepse kete e ka preferuar i derguari
i Allahut) ose shkurtimi i flokeve.
4 - Heqja e ihrameve dhe veshja e rrobave.
5 - Tavafi i haxhit (ifade).
6 - Sa'ji (ecja nga Safaja deri ne Merve).
VERE]T]E: Lejohet te behet Tavafi dhe Saj“i diten e neserme ose te bashkohet me
Tavafin e lamtumires (Vedaa).
VEPRAT E DITES SE NJEMBEDH]ETE
1- Fjetja ne Mina naten e njembedhjete (eshte vaxhib).
2- Gjuajtja e guralecave
duke filluar nga xhemrja e vogel, e mesmja dhe e madhja (ne cdo xhemre nga shtate gure, koha e gjuajtjes fillon pas namazit
te drekes, gjate cdo gjuajtje themi tekbirin). Ne xhemren e vogel dhe te mesme i ngritim duarte
dhe bejme lutje (dua) pas gjuajtjes, kurse ne te madhen nuk bejme dua (keshtu transmetohet nga i derguari i Allahut)
VEPRAT E DITES SE DYMBEDHJETE
1- Fjetja ne Mine naten e dymbedhjete (eshte vaxhib).
2- Gjuajtja e gureve (sikurse ne diten e njembedhjete).
VERE]T]E: Nese do haxhiu ta shpejtoje haxhin, obligohet te largohet nga Mina para
perendimit te dites se dymbedhjete, te shkoje ne Mekke dhe te beje tavafin lamtumires (vedaa).
Kurse nese do te vonohet vepron si vijon
VEPRAT E DITES SE TREMBEDHJETE
1- Gjuajtja e guralecave (sic e cekem me lart).
2- Shkohet ne Mekke Per te bere tavafin lamtumires .
Nese haxhiu nuk e kryen tavafin lamtumires atehere obligohet qe te preje kurban
per shkak se ky tavaf eshte vaxhib, (perjashtohet nga ky vaxhib gruaja me menstruacione apo lehone (me nifas).
VERE]T]E: Pas lejimit te vogel
(eshte koha kur haxhiu i kryen dy nga keto vepra: hedhja e guralecave diten e dhjete, rruarja apo shkurtimi i flokeve, prerja
e kurbanit, tavafi dhe sa'ji) i lejohen haxhiut te gjitha gjerat pervec mardhenieve seksuale. Kurse pas lejimit te madh, i
lejohen edhe mardheniet.
RIKU]TIM: Ditet e haxhit
jane dite te lutjes, leximit te Kuranit dhe thirrjes islame prandaj shfrytezoje kohen ne ate qe ka vlere dhe largoju debateve,
diskutimeve dhe fjaleve te kota. Thote Allahu i Plotfuqishem:
" Haxhi eshte ne muajt
e caktuar, e kush e ben (ia fillon te zbatoje) haxhin ne keta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk ben te merr neper kembe dispozitat
e sheriatit, e as nuk duhet shkaktuar polemike (grindje)"
[El Haxh, 197]